HASAN PRISHTINA
NJI SHKURTIM KUJTIMESH
MBI KRYENGRITJEN SHQYPTARE TE VJETIT 1912
Shkodėr
SHTYPSHKRONJA FRANCISKANE
1921
(Ribotim i parė)
SHTEPIA BOTUESE "EURORILINDJA" 1995
Redaktor: Ramadan Musliu
Pėrgatiti
pėr botim: Adem Istrefi
Parathānė
Tue lanė botimin e nji libri mā tė plotė per atė herė kur kam me pasė nė dorė dokumentat q'i perkasin kryengritjes shqyptare tė vjetit 1912, tė cilat mė gjinden nė Stambollė e Kosovė; tesh pėr tesh, po e shoh tė nevojshme vetėm me qitė ket broshurė me qėllim pėr me ndritsue pjesėsisht mendimin e pėrgjithėshėm e me forcue pa vjeftsin e disa ēpifjeve pa-logjikė qi pėrfliten pėr punė tė kesaj kryengritje.
Fitimin qi ka me u nxjerrė prej kėsaj broshure, kam m'e kushtue pėr sigurim t'arėsimit tė fėmivet jetima tė Kosovės, Dibrės e tė Ēamėris qi gjinden nė Shqypni.
Hassan Prishtina.
_____
Shėnim: - Tue kėnė se gjyshi i em, Haxhi Ali Berisha, para 150 vjetve ka ardhė nė Vulēitirn nga katundi Polancė (Drenicė), prandej mbi-emni em duhet me kenė "Polanca ". Por mbas qi u zgjodha deputet i Prishtinės e mbrapa, ndeper shkrime, fletore e tjera mė quejshin Hassan Prishtina, pėr ket shkak po me vazhdon gjithnji ky mbi-emen.
Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare tė vjetit 1912
I.
Shkaqet e kryengritjes:
Shkaqet e kryengritjes janė tė shuma e shum nduersh. Por po i shkurtojmė ndėr kėto qi janė mā kryekreje:
1) Shovinismi i komitetit "Jeune-Turc".
2) Pa pajtimi i traditionevet e zakonevet tė Shqypnis, sidomos tė Gegnis, me konditionet e liris tyrke.
3) Intrigat panislamike t'administrationit.
4) Tė pėrzimunit t'ushtris nė politikė.
5) Mizorit tyrke tė vjetit 1910.
6) Shvillimi i ndėrgjegjes komtare nė Shqypni.
7) Systemi mizuer e i pa ligjėshėm qi ndoqi qeverija e tyrqvet tė rij ndėpėr zgjedhje tė vjetit 1912.
II.
Para lėvizjes s'armatisun.
Nji ditė historike nė Parlament Othoman.
Nji mizori pa farė frźni mbretnonte nė Shqypni fill prej asaj dite qi operationi i Turgut Pashės (1910) mori fund me fitim tė plotė tė Turkis.
Nuk kish ma nė Shqypni as klube, as komitete e shkolla. Bashkimxhit (emėn qi u epshin tyrqit nacjonalistve shqyptarė), ishin shperda e krejt organizimi komtar nuk shėnonte veē se nji shkatrrim; kėsaj gjendjeje tė dishprueme i dhanė deri diku nji shkas positiv lėvizja malcore e vjetit 1911, veprimi i komitetit bullgar ndėr viset e Makedonis, ngatrresat qi paten le e u shvilluen nė mes t'elementave othomanė mbas themelimit tė partis "Marrveshtje e Liri" e lufta Italo-Turke qi plasi pėr ēashtjen e Tarabullusit.
Kah fundi i vjetit 1911, tue u frymėzue nga idhnimet e mizoris turke, partija kundreshtare bani nji pyetje mbi gjendjen e Shqipnis e e ngushtoi Hakki Pashėn me dhanė hesape mbi ket pikė pėrpara Parlamentit.
Shumica e deputetėnvet tė Shqypnis mė paten ngarkue me i ba ball shpjegimevet tė Vizirit tyrk, tue i u mbėshtetė dokumentavet qi kishim mbledhun pėrmbi kėto mizorina.
Biseda u hap e qysh nė fillesė shkoi tue u ashprue. Ēashtja kishte nji landė tė pa kufizueme. Na ishim tė fortė nė lamė tė logjikės e me prova tė gjalla nė dorė. Mora pra edhe unė fjalėn. Kritikova ashprisht politikėn tė turpshme qi po ndiqej nė Shqypni. I derdha arėsyenat qi mė shtyjshin nė ket kritikė kaq tė rreptė e ma nė fund tue permbledhė krejt energin t'eme i a lidha kryet me ket frasė:
"Nė kjoftė se Qeverija nuk ndrron politikė e administrim nė Shqypni, nė kjoftė se shqiptarėt nuk i gėzojnė tė drejtat e tyne politike, asht pėr t'u vu oroe qi kanė me shpėrthye nji varg ndodhinash tė pėrgjakėshme e t'idhta".
Nji deputet arab ma priti:
"Ē'kuptoni me fjalėn ndodhina tė pėrgjakėshme e t'idhta?"
I pėrgjegja:
"Po due me thanė qi nė kjoftė se "Tyrqit e Rij" vijojnė nė zbatim tė kėtij systemi mizuer nė lamė tė politikės sė pėrmbrendėshme, kam me kenė njeni, e ndoshta i pari i atyne, qi kam pėr t'a ngrehė flamurin e kryengritjes".
Ky deklarim pėrpara ma se dy qind deputetėnve, kabinetit tyrk e mija ndigjuesve u bani efektin e njij bombe.
Hakki Pasha u ēue nė kambė e tha:
"Hasan begu t'a kishte pėrdorue kėt fjalė pėr dobi tė vendit pat me krye nji shėrbim tė madh. Por, Hasan begu me kėto fjalė ka pėr qėllim me i a shti zjarmin krejt Perandoris".
I a prita:
"Pashė, Pashė, nuk po flas veē se nji tė vėrtetė. Nė kjoftė se nji ditė themelohet nė ket vend nji liri e vėrtetė, vendi i yt e i shokvet t'uej nuk ka pėr tė kenė kėtu; por nė Gjygj tė Naltė (divan alii)". Kur duelem nga Parlamenti, deputetent e Shqypnis e shqyptarėt e Stambollit rrėfyen nji gėzim tė pa kufizuem e mė pėrshendetėn me nji sympathi krejt tė posatshme.
Ismail Kemal begu mė pėrgėzoj nxehtėsisht e mė proponoi me u gjetė nė darkė nė shpi t'eme pėr me pasė shteg me bisedue pak ma gjatė mbi situation tė ri.
Kėshtu mbaroi kėjo ditė historike qi nuk pat lanė shteg pajtimi nė mes tė Shypnis e tė Komitetit "Jeune-turc".
|