Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-03-06, 04:03   #7
Agim!
 
Anėtarėsuar: 15-12-05
Postime: 12
Agim! i vlerėsuar jo keq
Gabim

Rrėximi i kabinetit Jeunė-tyrk.
Pushtimi i Prishtinės na lėshonte nė dorė krejt vilajetin e Kosovės. Nė Stamboll filloi me mbretnue nji frigė aq e madhe sa shkaktoi dorhjekjen e Said Pashes, ministri i parė i kabinetit Jeunė-turk. Nė vend tė tij formoi kabinetin e Turkis Qamil Pasha, i njoftėm si ma i madhi anmik i Xhemietit.
Qamil Pasha na lajmoi telegrafisht se kishte vendosė me ēue nė Prishtinė nji mission zyrtar nen kryesi t'Ibrahim Pashes, ish qeveritar e kommandant i Tarabullusit, me Ali Danish Prishtinen, ministri i Punevet tė Mbrendėshme e me Sylejman Pashė Kolonjėn, senator.
Ky mission kishte per detyrė me u marrė vesh me shqiptarėt e me i dhanė fund kryengritjes. Qellimi i im u permblidhte nė kėto pika kryesore:
a) Tė njifen zyrtarisht kufijt e Shqypnis.
b) Autoritetet civile e ushtarake tė ken komsin Shqyptare.
c) Ushtrija shqyptare tė sherbejė nė Shqypni e tė jet komanda prej oficiervet shqyptarė.
ē) Veprimet zyrtare nė Shqypni tė bahen nė gjuhė shqype.
Ibrahim Pasha kėto pika i gjykoi si shumė tė randa e si hapi i parė qi qitet per me u da nga Perandoria othomane. Pra, kerkoi prej meje qi t'i lehtėsojshe kėto pika e mė tha qi nuk kishte me i pasė hije Shqypnis me kerkue kėsi pikash, pse populli asht muhamedan.
- Pashė i a prita; feja nuk ka shka tė bajė me komsi, Zotnija e Juej jeni nga Manastiri, pra shqyptar si unė. Kėto pika lypet t'i gjeni teper tė lehta per me lanė kėshtu nji emėn tė mirė nė histori tė Shqypnis.
Pritėshe prej Zotnis sė Juej qi tė mė kėshilloni me kerkue dishka ma me randėsi. Pse jeni ma shumė tė vaditun se unė pėr kėsi punėsh. Sido qi tė jet, vijova, nuk pranoj kurrfarė pergjegjsije nė kjoftė se kėto pika nuk pelqehen e na mund tė hecim kėshtu deri mė Stamboll e aty mund tė mirremi vesh me Turkin. Besojmė se kėjo punė nuk asht aq e vėshtirė per ne.
Ibrahim Pasha kerkoi prap me fjalė t'ambla me mė kallxue se sjellja e ime ishte kundra myslimannismit e nuk u dam mirė me te.
Nė tjetrėn anė Ibrahim Pasha filloi me i lėmue kryetarėt tjerė qi shkuen m'e vizitue edhe nisi me u perpjekun me tė gjith fuqin e vet per me shti dasin nė mes t'onė. Sidomos filloi me perfitue nė ma tė mirėn mėnyrė prej pa dijes sė Riza Beg Gjakoves e tė fanatizmit fetar tė tij. Riza Beg Gjakova e mandej edhe Isa Boletini filluem me thanė: "Na nuk duem autonomi edhe nuk mund tė dahemi prej osmanlive". N'anė tjeter filluen me u perpjekė me konsulin serb nė Prishtinė. Konsuli do t'i u ket thanė se do tu epte armė, mbasi ma vonė, moren prej Serbis shumė pushkė. Gjendja ishte tue shkue per ditė e ma keq. Para se me lanė Prishtinėn u mundojshe me sigurue shkaqet per tė xjerrunit e privilegjeve; pse ishte e mundun me sigurue qellimin ma lehtėsisht nė Pnshtinė. Por nė njenėn anė Ibrahim Pasha e nė tjetrėn konsuli i Serbis kishin mėrrijtė me futė farėn e dasis nė mes t'onė me propoganda qi bajshin nėn dorė.
Kur shkuem prej Prishtine nė Ferizoviq ishte nevoja me shkrue privilegjet qi do t'i kerkojshin prej qeveris edhe me i a kumtue asaj nė nji mėnyrė kategorike. Ma nė fund, me vėshtirsina e mbas shumė fjalimeve i u ba kerkesa Ibrahim Pashės qi pėrmbante 14 pika; e cila kje pranue prej Qeveris sė Qamil Pashės. Nė ketė rasė, me tė vertetė, asht per t'u permendė mundi e zelli i Bajram Beg Curit, (Kur ishim nė Ferizoviq krejt parsija e Shqypnis jugore, per secillėn punė, mė kishte ba perfaqsues tė vetin edhe mė kishte dhanė nji autorizim tė plotė. Nė librin qi kam me shkrue ma gjansisht per kryengritjen e vjetit 1912, kam me pershkrue ndodhinat e rrjedhuna nė Shqypnin e Jugut e tė Mesmen).
Pikat janė kėto :
1 ) Me perdorue nė Shqypni nėpunės tė praktikuem qi dijnė gjuhėn e zakonet e vendit;
2) Me ba sherbimin ushtarak vetem nė Shqypni e Makedoni, per jashta kohės sė luftės;
3) Me ba e me vu nė zbatim ligjė tue u bazue ne ligjen e maleve (xhibal) pėr disa krahina nė tė cilat asht forcue me fakte se nuk mund tė xierret kurrnji fryt prej organizmit tė drejtsis.
4) Me i dhanė shqyptarve armėt e nevojshme e moderne, mėnyra e tė damit tė cilavet do t'i perkitte Qeveris. (Do t'u bajshin nder vende tė randėsishem deposita armėsh, tė cilat, nė rasė tė nevojes, do tė mund t'i merrshin shqyptarėt).
5) Me themelue e me hapė shkolla reale nė tė gjitha Prefekturat e qandrave tė Kosoves, tė Monastirit, tė Shkodrės e tė Janinės qi numrojnė ka nji popullsi ma se 300.000 frymesh; me hapė edhe shkolla bujqsije si tė Salonikut, mbassi vendi me krejt kuptimin asht nji vend bujqsije; si edhe me shti nė program tė mėsimeve gjuhen e vendit.
6) Me hapė shkolla theologjike moderne ndėr vende ku asht nevoja;
7) Me kenė i lirėshėm nė Shqypni tė hapunit e tė themeluemit e shkollave private;
8) Me u mėsue gjuha e vendit nė shkollat fillestare, qytetse e nė gjymnaze;
9) Me i dhanė randsi tė posaēme tregtis, bujqsis e punve botore si edhe me plotsue e me perhapė udhėt e hekurit;
10) Me vu nė veprim organizimin e krahinave: 1)
11) Me u kujdesue me ruejtė ma fort se perpara zakonet e tradicjonet komtare;
12) Me ēpallė amnistin (faljen e pergjithshme), pa vėshtrue klasė e racė, per tė gjith othomanėt qi kanė marrė pjesė ne kryengritje, per komandantat, oficerat, nepunesit e ushtaret qi kanė lanė ushtrit e vendet e veta si edhe per tė liruemit e t'ikunit prej burgut ne kohen e kryengritjes;
13) Me u dhanė ēdamim, mbas ēmimit tė vertetė, prej Qeveris Turke pėr tė gjitha ato shpija qi u prishen ma para e nuk u kje dhane tė zotve ēdamimi si edhe pėr ato qi u prishen e u rrenuen kėsaj here;
14) Me i marrė nė gjyq tė naltė pjestarėt e kabinetvet tė Haki e tė Sait Pashes;
_____
1) Kėto janė propozime per me diftue kufijt e Shqypnis heshtimisht (tacitement). Me folė kjarisht per caktimin e kufijve tė Shqypnis u donte tė vrahemi me Riza Begun.
Kėto kėrkesa kjenė ba me qellim per me perhapė ma shpejt e ma themelisht organizimin e propagandės. Sidomos dobija e organizimit tė krahinave, n 'administratė, nuk mund tė mohohet.

Kush mundet me mohue pra, se kėto privilegje nuk kanė kenė hape tė mėdha kahė indipendenca e jonė.
Poh, vetem, lufta ballkanike u ba shkak qi kėjo nder e famė t'i mbetet Vlones e jo Kosoves e ne vend tė nji Shqypnis se madhe tė bahet nji Shqypni e vogėl.
U nisėm prej Ferizoviqit per Shkup. Nuk kishim ma shumė fuqi se 20% t'asaj fuqije qi kishim nė Prishtinė. Shkaku i svoglimit tė fuqis ishte ky: Riza Gjakova e Isa Boletini mendojshin me pėshtue Sulltan Hamidin, qi ishte i burgosun nė Salonik e prandej me kenė qi u shikonte me nji fuqi tė madhe, tue mos muejtė me dallue antarėt e Riza Begut e t'Isa Boletinit, kishim frigė e drojshim se ndjeksat e tyne do t'u bashkojshin me kėta dy pėr pėshtimin e Sulltan Hamidit e kėshtu e pam me nevojė pėr me shperda fuqin kunder ē'do rase qi mund tė ndodhte. T'ardhmen nė Shkup, ēashtja e Sulltan Hamidit ndėr qėllime tė Riza Begut e Isa Boletinit u pa shumė kjartas; e per ket arsye u prishėm keqas me kėta dy.
Ishe i bindun se ishte nevoja me shpėrda nji orė e ma parė fuqin, qi kishim nė Shkup, abolla qi mos t'i mbette vend ndodhinave tė pakandshme. Per ket shkak fillova me ba tė perpjekuna ma tė shpeshta me Ibrahim Pashen. Edhe ky ishte frigue tepėr keqas prej ēashtjes sė Sulltan Hamidit. Ibrahim Pasha, tue mendue se shqyptarėt kishin nji fuqi tė pakėt, kishte qitė ceken me xanė Riza Begun e Isa Boletinin bashkė me ushtarėt e Turqis edhe kėte m'a pat thanė edhe mue Ibrahim Pasha kujtonte se unė do t'a pranojshe ket propozim, mbassi e dinte se unė nuk ishe i marrun vesht e nji mendimi me Riza Begun e Isa Boletinin.
Unė i pata kundershtue kėtij propozimi rreptsisht edhe i pata thanė qi ma parė t'a vete nė veprim ket punė kunder meje se kunder tė permendunve e kėshtu ma ne fund, merrijta m'e shporrė prej kėtij mendimi Ibrahim Pashen. Qellimi i em pėr tė mprojtun tė Riza Begut e t'Isa Boletinit ishte per mos me damtue prestigjin e shqyptarvet. Me tė vertetė kėta tė dy, n'at kohė, nuk mendojshin ndonji send tjetėr veē me pėshtue Sulltan Hamidin prej burgimit. Jo qi nuk mund t'u flitte me ta per punė t'independences; por nuk mund t'u permendte gja as per autonomi pse keto ishin fjalė qyftri (mkati) per Riza Begun e Isa Boletinin.
Unė qindrojshe nė mendimin qi edhe me kenė nevoja me i ndeshkue dy tė permendunit, t'u ndeshkojshin me anė te shqyptarve e jo tė tjeter kujt. Me gjith kėte kėjo kryengritje na ka mėsue shum tė vėrteta t'idhta e na ka dhanė eksperiencė tė madhe.
Paten ardhė nė Shkup si perfaqsuesa te Shqypnis se mesme ZZ.Abdi Beg Toptani, Mustafa Krueja e Kapidani i Mirdites, Marka Gjoni. Kur e pan shkallen e fanatizmit, tė Riza Begut t'Isa Boletinit e tė shokve tė tij, tė thuesh se u dishpruen. U vėrtetuen edhe ata se atė herė nuk ishte e mundun t'u ngrehte flamuri i independences. Unė u pata thanė kėtyne zotnive tė ndershem, se mbas tre a kater mujve do tė bajshim prap nji kryengritje edhe se atė herė do t'a ēpallshim independencen t'onė. Veē kėsaj u pata shtue se nder kėta tre a kater muej do t'a perhapshim organizimin t'onė ma gjansisht edhe do t'i bajshim tė pa kenun, n'emen t'intereses sė Shqypnis, disa vetė tė cilėt muejshin me kenė nji pengim per t'arrijtun qėllimin e shejtė.
Per ket ēashtje patem ra nė godi me ZZ. e naltpermendun. Me tė vėrtetė, patem fillue me u organizue ma themelisht se perpara, por ēka tė bajshim mbassi mbas pak kohe krisi lufta ballkanike, e cila i qiti poshtė tė gjitha planet t'ona.
Agim! Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė