Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-03-06, 19:48   #8
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kjo qe po ndodhe ne Kosove ,edhe pse ne nje kohe te pa kohe , duhet te kuptohet si nje hap qe mund dhe duhet te ndodhe ne te gjitha shoqerite demokratike.
Ketu do te flitet shume dhe gjate dhe as atehere nuk do te dihen te gjitha kombinimet e mundeshme qe kan mund te ndikojn ne kete ndodhje.
Ajo qe eshte shume e rendesishme eshte se ne Kosove nuk ka me autoritete te pa prekshme.Nuk ka mbulesa qe nuk mbulojn te verteten dhe punen,te gjithe jan te levizeshem deri ne ate mase sa qe brenda dites mund te shkojn nga posti ,cilidoqofte ai.
Do te ishte shume e mireseardhur nese kjo levizje ka per qellim te miren per kete popull e per Kosoven e te mos jete kalkulim interesash ne mes klanesh me interesa te ngushta politike ,provinciale e pse jo edhe mafioze.
Sa me shume politike qe behet ne "kater sy " aq me keq eshte per shtetin ,sa me shume transparence ne politike e jo vetem ne politike aq me mire per shoqerine.
Po shkruhet e po flitet per shume cka qe eshte bere larg opinionit, per afrime e largime ne mes emrave qe levizin sot ne Politiken Kosovare ,disa gjera ka pas mundesi ,vrojtuesi i vemendshem , t'i vrej edhe gjate muajve te fundit por me siguri ajo qe e ka kushtezu kete levizje eshte dicka me e rendesishme dhe me domethenese e qe opinioni do ta mesoj nje dite por mbas nje kohe qe edhe mund te zgjat.
E mira do te ishte qe kjo te jete levizje vetem ne politike e jo edhe ne segmentet tjera.E nisur, e dirigjuar dhe e mbaruar nga politika dhe jo nga segmente tjera.
Por egziston friga se ketu mund te kete dore edhe krimi ekonomik e politik dhe nese kjo eshte vetem pak e vertete, ndrrime mund te behen por ecje perpara eshte shume veshtire.
Ne Kosove e edhe ne te gjitha shtetet e reja ne Ballkan nje gabim qe do t'i kushtoj shtrejt eshte se nuk i eshte kushtuar kujdese se ne cilat duar po behet grumbullimi i kapitalit dhe nese ky kapital sot eshte i kontrolluar nga qarqe mafioze atehere ndryshimet ne skenen politike qojn pak peshe se cili do qe te vije ,ne vend qe te kontrolloj diken ai do te jet i mvarun dhe i dirigjuar nga dikush qe luan me te e edhe me fatin e Kosoves dhe keti populli te shume vuajtur.
Ne kete drejtim ,me se miri,flet vonesa ne emrimin dhe fillimin e punes se dy ministrive kyqe qe do te kishin per detyre luften kunder ketyre dy te kqijave qe Kosoves po i rrine var rreth qafe dhe po e krrusin perdite e me shume,krimit ekonomik dhe atij politik.Ky, krimi, eshte ngulfatesi i te gjitha ecjeve pozitive qe i duhen Kosoves dhe ky,krimi , mund te luftohet vetem permes formes institucionale e asesesi me levizje politike apo me mire thene, me loje shahu politik.
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė