Qfar eshte me mire: te jetosh apo te vdesesh?
Ndodh qe ndonjehere jeta te behet e rende, tubohen shume probleme si personale, familjare, si kriza ekonomike, shendetesore, probleme te tilla vijne nje pas nje ashtu qe mendojme se tejkaljne fuqine tone te durimit dhe perballimit me ta. Natyrisht se ka edhe njerez te tille te cilet nuk dorezohen. Durimin qe tregojne para problemeve, ata i kalit dhe i ben me te fuqishem.
Por ka edhe te atille qe mund te durojne dhe shpejt dorezohen. Nuk e ngushellon veten, nuk e kupton se cdo gje eshte e kalueshme, cdo problem e mban ne vete, humb shpresat, shkon aq larg saqe nga All-llahu Fuqiplote kerkon te ia merr shpirtin. Pra, mendon se eshte me mire te vdese sesa te jetoje me problmet qe e preokupojne.
Njehere kur edhe une kur mbi koken time kisha shume probleme, pata lexuar nje hadith i cili me la pershtypje shume te madhe. Ejani qe te lexojme se bashku kete hadith i cili jep moral dhe vullnet per jete pa marre parasysh problemet me te cilat ballafaqohemi dhe qe na e bejne jeten te hidhur.Te shohim se cfare mesazhi na jep neve njerezve ne pergjithesi sidomos atyre te cileve u eshte merzitur jeta e kesaj bote dhe mendojne se vdekja eshte me e mire sesa jeta e tille.
Ngjarjen e tregon sahabiu i famshem Talha ibn Ubeydullah:
Dy persoa nga fisi Beli kishin vizituar Muhammedin a.s. Pasi pranuan islamin ishin kthyer te fisi i tyre. Une i njihja mire keta dy persona. Pas nje kohe njeri prej tyre ra deshmor ne rruge te All-llahut Fuqiplote, ndersa tjetri pas nje viti vdiq ne shtepine e tij. Pasi qe me te dy isha i preokupuar shume nje nate qe te dy i pashe ne enderr. Pashe se isha para dyerve te Xhennetit. Me mua ishin edhe ata dy.Duke qendruar ashtu para dyerve te Xhennetit doli nje njeri dhe e morri brenda ate qe kishte vdekur me pas. PAs pak kohe i njejti person doli perseri dhe e morri edhe te dytin, ndersa mua me tha te kthehem per arsye se ende nuk me kishte ardhur koha. U largova nga dera e Xhennetit. ne mengjes kete enderr ua tregova shokeve te mi, atyre u thashe se une mendoja qe i pari duheshte te ftohet, ai qe kishte vdekur si deshmor e pastaj ai tjetri, i cili vdiq ne shtepine e vet, edhe ate pas nje viti. Keto fjale shkuan deri te Muhammedi alejhis-selam. Pas ca diteve kete enderr vendosa t'ia tregoj edhe vet une atij te cilit ia percolla edhe habine time. I thashe se ne Xhennet i pari duheshte te ftohet ai i cili kishte rene deshmor. Edhe pse ftimi me vonese nuk do te degradonte asgje nga sevapet e tija, ai perseri do te kishte shperblim me te mire sesa ai qe vdiq ne shtepine e vet. Mua me kishte habitur fakti se pse ai te ftohet i fundit dhe doja qe te mesoj shkakun e kesaj situate.
Muhammedi a.s. kete gje ma sqaroi keshtu:
"A thua valle, ai qe vdiq me pas nuk beri me teper ibadet dhe pune te mira, a nuk agjeroi me teper, a nuk ka sherbyer me shume sesa ai tjetri i cili vdiq me heret?"
"Po, ka fituar me shume sevape" i thashe.
"Ja" me tha Muahmmedi a.s. "Ky eshte shkaku qe ai te thirret me heret qe te hyje ne Xhennet. Ai jetoi nje vit me teper sesa shoku i tij qe kishte fat te fitoje pak me teper sevape. Mos e nencmoni ibadetin e nje viti, mes tyre kishte nje dallim ne sevape aq sa eshte larg qielli nga toka!"
Ndersa ne nga ky tregim duhet te nxjerrim kete mesim. Duhet qe ta preferojme jeten ndaj vdekjes, qofte edhe nese jetojme te rrethuar me probleme te shumta.
Marre nga gazeta "Zaman"
Autor i tekstit: Ahmed Shahin
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|