Abdulkadir Gejlani!
I nderuari Sejjid Abdulkadir Gejlani eshte nje nga dijetaret dhe nga evlijate me te medhenj te Islamit. Edhe nga ana e nenes edhe nga ana e babait eshte nga fisi i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Ka qene muxhtehid i Fikhut dhe hadithit.
Kur ishte i vogel i mori leje nenes te shkonte te studijonte dhe u nis me nje karvan per ne Bagdad.
Gjate rruges i prene udhen kusaret dhe filluan t'i vidhnin.
Nje nga ata shkoi tek Abdulkadir Gejlani dhe e pyeti nese kishte gje me vlere me vete.
- Po kam, 40 florinj te cilet jane te qepur nen kolltuk.
Kusari u largua. Pas tij shkoi edhe nje i dyte, i cili i beri te njejten pyetje dhe morri po ate pergjigje qe kishte marre shoku i tij.
Te cuditur nga kjo pergjigje, i cuan fjale komandantit te tyre. Ky e therriti dhe e pyeti vet dhe e morri po te njejten pergjigje. Pasi i nxorri florinjte nga aty ku ishin, e pyeti djalin:
- Perse tregove vendin e florinjeve?
Ai u pergjigj:
- Sepse i kam dhene fjalen nenes time qe nuk do te them kurre asnje genjeshter. Nuk e thyej dot fjalen e dhene.
Komandanti i kusareve, filloi te qante dhe tha: "Kam kaq vjet qe nuk po e mbaj fjalen qe i kam dhene All-llahut" dhe beri teube. Edhe shoket e tij, kusaret e tjere, te cilet ishin rreth 60 vete, ndoqen rrugen e komandantit te tyre dhe bene edhe ata teube. I kthyen pas te gjitha mallrat e plackitura.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|