Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-03-06, 22:57   #6
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Nga qeverisja ne zdrukthari!

Aliu ibn el-Me'mun el-Abbasi - i biri i kalifit - banonte ne nje pallat te larte. ne te kishte gjithcka qe deshironte. Nje dite duke shikuar nga dritarja e pallatit pa nje punetor qe punonte tere diten dhe ne mbarim te dites merrte abdes dhe falte dy reqat namaz. Kete e bente cdo dite, keshtu qe Aliu nje dite i doli para dhe e pyeti per gjendjen e tij. Punetori i tha:

- Une kam gruan, dy motra dhe nenen time qe kujdesem per ta. Tere diten punoj dhe agjeroj qe ne mbremje darken ta ha bashke me familjen time.

Aliu e pyeti: A te mungon ndonje gje? Tha: Jo, jetoj i lumtur dhe shume i kenaqur, falenderoj All-llahun, Zotin e boterave, per te mirat qe me dha.

Ne kete rast Aliu vendosi ta lere pallatin e kalifit, ku jetonte me te gjitha te mirat dhe doli te jetoje jashte, vetem e vetem qe te arrinte lumturine, qe s'e gjeti ne pallat.
Pas disa vitesh e gjeten te vdekur ne nje shtepi afer Horosanit, ku kishte punuar si zdrukthtar, por gjithnje i lumtur me punen e tij.

"Kurse ata qe e gjeten rrugen e drejte, Ai atyre ua shton edhe me udhezimin ne rrugen e drejte dhe u ofron mundesi te jene edhe me te matur"

(Kur'an 47:17)

Kjo ngjarje na kujton tregimin e "shokeve te shpelles", te cilet ishin ne pallatin mbreteror dhe aty gjeten vetem ngushtesi e shqetesim, sepse ne pallat sundonte mosbesimi. Keshtu vendosen te dalin dhe te jetojne ne shpelle. Kur'ani i pershkruan ne kete menyre:

"Derisa te jeni te izoluar prej tyre dhe prej asaj qe adhurojne ata, pos All-llahut, atehere strehohuni ne shpelle, e Zoti juaj iu dhuron nga meshira e Tij e gjere dhe iu lehteson ne ceshtjen tuaj, ate qe eshte ne dobine tuaj"

(Kur'an 18:16)

Pra, vendi i ngushte me dashuri dhe Iman, zgjerohet dhe bashkon shume njerez.

Marre nga libri "Mos u trishto" i autorit : Aid El-Karni
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė