Vlerat e botes sa nje got uje!
Halifeja Harun Rashid shkonte te vizitonte shpesh evlijane e madh Shakik Belhi dhe kerkonte prej tij dua e keshilla. Nje prej vizitave, i nderuari Shakik Belhi i tha:
- Mendo sikur ke mbetur ne mes te shkretetires dhe po vdes nga etja. Nje gote uje mund te te shpetoje nga vdekja. N.q.s. prane teje vjen nje njeri qe shet uje, sa e blen nje gote uje?
- I jap cfare te me kerkoje, nuk e mendoj fare vleren e parase ne kete moment.
- Edhe nese ky person ne kembim te nje gote uje kerkon prej teje gjysmen e te gjithe pasurise tende, je i gatshem t'ia japesh?
- Patjeter qe ia jap.
- Mendo sikur e pive ujin qe bleve me gjysmen e pasurise tende. Pas pak ndjeve nevojen qe t'a nxjerresh jashte kete uje, por nuk arrin te urinosh dot. Arrin deri ne ate pike sa je duke plasur. Njerezit nen urdherat e tua nuk i gjejne dot ilac semundjes tende. Pikerisht ne kete moment vjen nje person e te thote: "une mund te te shpetoj ty nga kjo gjendje por ne kembim desha gjysmen e pasurise tende!", cfare ben ti?
- Per te shpetuar nga ky mundim ia jap te gjithe pasurine qe kam, mjafton te me ktheje shendetin. Cfare vlere ka pasuria po te ndodhem ne ate gjendje?
- Pra, asnjehere mos i beso kurre pasurise e cila nuk ka as vleren e nje gote uji te cilen e pive dhe me pas e nxorre jashte me ane te urines! Mos iu lavdero asnjeriu me te!
"Takvim"
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|