Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-03-06, 23:01   #9
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Pranimi i Islamit, kenaqesi e pa fund.

AMERIKANI MEKSIKAN ZBULOI TĖ VĖRTETĖN E ISLAMIT

Quhem Ali. Jam 29 vjecar dhe kam lindur nė Meksikė.
Shpresoj se inshall-llah rrėfimi im do t’u ndihmojė njerėzve qė ta kuptojnė Islamin dhe pėrse mė ka tėrhequr Islami.
Shumė njerėz kanė shfaqje tė gabuar pėr Islamin dhe pėr muslimanėt. Pak gjėra qė i dinė, janė nga filmat dhe nga televizioni, ku pėrgjithėsisht ai ėshtė prezentuar gabimisht.

Jeta ime mė parė ishte e tmerrshme, nuk kisha kurrėfarė orientimi nga do tė shkoja. Kur dėshtova nė klasėn e nėntė, atėherė fillova tė bredh rrugėve. Me shokėt e mi fillova tė shkoj nėpėr ahengje, tė pi alkool, tė marr edhe tė shes drogė. Shumica e shokėve tė mi ishin anėtarė tė ndonjė bande (unė asnjėherė nuk i kam takuar nonjė bande tė tillė). Ashtu sic kalonte koha,ashtu edhe unė fillovaqė sa mė shumė tė mar drogė mė tė fortė. Edhe unė kisha ėndėrrat e mia, por realiteti ishte krejt ndryshe.
Sa mė shumė qė bija nė depresion, aq mė shumė bėhesha mė i varrur nga droga.
Njė ditė njė shok mė tha se e din njė vend ku mund tė blejė marihuanė tė mirė. Kisha dėshirė ta shijoj dhe ta provoj.
Hymė nė apartamentin ku ishin edhe disa njerėz tjerė. Kur shijuam drogėn dhe e blemė, atėherė u nisėm pėr tė dalė. Njėri prej atyre djemve qė ishin aty brenda e thirri shokun tim qė tė shkojė me tė nė banesėn e tij pėr t’ia dhėnė njė libėr. Shkuam me atė djaloshin te banesa e tij dhe ai shokut tim ia dha librin dhe i tha qė ta lexojė, sepse ai libėr mund t’i ndihmojė qė t’i zgjidh problemet e jetės.
Rrugės pėr nė shtėpi nga shoku im kėrkova qė tė ma tregojė librin. Ishte ky Kur’ani.

Asnjėherė mė parė nuk kisha dėgjuar pėr Kur’anin. SHkurtimisht fillova tė lexoj ca fragmente nga Kur’ani. Duke lexuar m’u bė e qartė se gjithcka qė po lexoj, ėshtė e vėrtėtė. Kjo ishte sikur dikush kur ta jep njė shuplakė nė fytyrė, si thirrje pėr t’u zgjuar.
Kur’ani ėshtė aq i qartė dhe i thjeshtė pėr t’u kuptuar. Me tė vėrtetė isha i impresionuar dhe dėshiroja qė sa mė shumė tė kuptoj pėr Islamin dhe pėr muslimanėt. Gjė e cuditshme ėshtė se unė nuk kėrkoja kurrėfarė feje. I pėrqeshja njerėzit tė cilėt skonin nė kishė dhe ngandonjėherė deklaroja se Zoti nuk ekziston, edhe pse thellė nė vete e ndjeja se Ai ekziston.

Disa ditė mė vonė shkova nė bibliotekė dhe e huazova Kur’anin. Fillova ta lexoj. mėsova pėr tė Dėrguarin e Zotit, Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse e kuptova edhe tė vėrtetėn pėr Isain [alejhis-selam], tė birin e Merjemes.
Kur’ani thekson faktin se Zoti ėshtė Njė dhe nuk ka shok e as bir. Kjo vecanėrisht pėr mua ishte interesante, sepse asnjėherė nuk e kuptoja nocionin “trini”.
Kur’ani e pėrshkruan lindjen e Isait [alejhis-selam] dhe pejgamberinė e tij. Kurse sureja Merjem ( e cila e mban emrin e nėnės sė tij) pėrshkruan jetėn e tij.

Qysh si fėmijė rregullisht shkoja nė kishė.
Nėna ime, mua dhe motrėn time pėr cdo javė na merrte nė kishė.
Nė tė vėrtetė, uneasnjėherė nuk kam qenė religjioz dhe kur i mbusha 14 vjet ndėrpreva shkuarjen nė kishė.
Asnjėherė nuk e kisha tė qartė pėrse nėna ime ishte protestante, kurse pjesa tjetėr e familjes ishin katolikė.
Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė Pejgamberi i fundit i Zotit i dėrguar pėr tėrė njerėzimin.
Kur’ani flet pėr tė gjithė pejgamberėt e Zotit, Ademin, Nuhin, Musain, Davudin, Isain-bekimi i Zotit qoftė mbi ta- dhe pėr tė gjithė ata flet, ashtu qė cdo njeri ka mundėsi qė ta kuptojė Kur’anin.

Fillova tė studijoj edhe historinė e Islamit. Duke studijuar historinė islame, kuptova se Spanja kishte qenė shtet musliman mbi 800 vjet dhe se muslimanėt ishin dėbuar nga Spanja prej mbretit spanjoll Ferdinand dhe mbretėreshės Isabela.
Ata qė kishin ikur nė Meksikė kishin qenė tė detyruar nga tė krishterėt spanjollė qė ta pranojnė krishterimin.
Histosria dhe rrėnjėt e mia ishin islame qė tani dalėngadalė mė bėheshin tė qarta.
Pas disa muajve hulumtimi dhe studimi, mė nuk mundesha ta mohoj tė vėrtetėn.
Megjithatė, edhe krahas kėsaj, gjithėcka lash anash dhe vazhdova tė jetoj jetėn e deritanishme.
E dija se nėse e pranoj Islamin do tė duhet tė lė gjithcka qė kam bėrė deri tani, dhe kjo ishte ajo pėr cka me shumė frikohesha.

Njė ditė duke lexuar Kur’anin, rrashė nė gjunjė, fillova tė bėrtas dhe t’i falenderohem All-llahut qė ma tregoi rrugėn e vėrtetė.
E kuptova se afėr shtėpisė sime gjendet njė xhami dhe njė tė premte vendosa tė shkoj atje dhe tė shoh se si falen muslimanėt.
Pashė se si muslimanėt gjatė hyrjes nė xhami i zbathin kėpucėt dhe ulen nė dysheme, gjė qė mė fascinoi pa masė.
Mjė njeri nga mesi i tyre u ngrit dhe filloi ta thirrė ezanin. Ky zė aq shumė mė fascinoi, saqė sytė m’u mbushėn me lot, sepse tingėllonte aq bukur.
E kuptova se Islami nuk ėshtė vetėm fe, por edhe udhėrrėfyes nė jetė.
Pasi qė disa tė premte shkoja nė xhami, vendosa qė ta shqiptoj shehadetin. Iu afrova hatibit dhe i thashė se dua tė bėhem musliman. Tė premten e ardhshme, nė prani tė tė gjithėve shqiptova shehadetin, sė pari nė arabisht e pastaj edhe nė anglisht.
Kur pėrfundova, njė vėlla thirri “tekbir” dhe tė gjithė zėshėm disa herė thane “All-llahu ekber”. Pastaj tė gjithė vėllezėrit erdhėn dhe filluan tė mė pėrqafojnė dhe tė mė urojnė.
Asnjėherė nuk do ta haroj atė ditė, ishte njė pėrjetim i kėndshėm.

Sot ndjej rehati nė shpirt dhe ndjej pastėrtinė e besimit tim.
Pranimi i Islamit, jetėn time e ndryshoi pėr tė mirė, prandaj pėr tė duhet t’i falenderohem All-llahut tė Madhėrishėm, i Cili ma tregoi rrugėn e vėrtetė.
Pata nderin tė shkoj nė haxhxh, nė qytetin e shenjtė tė Mekės. Kryerja e haxhxhit pėr mua ishte njė pėrjetim i madh. Tre milion njerėz tė ngjyrave dhe racave tė ndryshme, nga tė gjitha anėt e botės, erdhėn t’i luten All-llahut. Me tė vėrtetė gjė mahnitėse.
Nė vitin 2002, duke iu falenderuar All-llahut, u martova me njė besimtare nga Maroku.
Mendoj se Islami ėshtė pėrgjigje pėr tė gjitha problemet e tė rinjėve dhe tė shoqėrisė nė tėrėsi.

Shpresoj se rrėfimi im, inshall-llah, do tė tėrheqė shumė latino-amerikanė dhe tė tjerė nga mbarė bota qė ta shohin dritėn e Islamit.


Marrė nga revista informative, kulturore, shkencore "VEPRA"
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė