Histori rreth sinqeritetit...
Ebu Hamid Gazaliu,permend tek libri i tij ''Ihja Ulume Din'' se nje adhurues (abid) mori vesh se disa njerez adhuronin nje peme ne vend te Allahut dhe doli ta proste,ndersa Iblisi i tha:Nese ti do presesh ate peme,ata do te adhurojnenje tjeter ,prandaj kthehu dhe adhuro Zotin Tend,por ky i thote qe patjeter do ta pres dhe perleshet me shejtanin dhe adhuruesi e mposhti ,ndersa shejtani menjehere i thote elefanti je njeri i varfer ,ktheu ne adhurimin tend dhe une cdo dite do te sjell 2 monedha floriri poshte jastekut tend dhe nese don Allahu qe ajo te pritet do te dergoje nje pejgamber ta kryeje kete pune dhe ti nuk ke ndonje gjynah se ti nuk po e adhuron ate.Ai pranoi.
Diten e pare i gjeti 2 monedhat ,ndersa diten e dyte nuk i gjeti dhe doli i zemeruar qe ta priste pemen por shejtani e ndaloi dhe u perleshen me njeri-tjetrin por shejtani e mposhti dhe ky i cuditur e pyet shejtanin se si munda te mposht heren e pare dhe me mposhte kete here?
Shejtani i thote se zemerimi yt i pare ishte per hir te Allahut ,ndersa heren e dyte ishte per shkak te 2 monedhave qe nuk i gjete me.
Ahmed ibn Hanbeli degjon se ne Damask ndodhej nje dijetar qe dinte nje hadith te pejgamberit (alejhi selam) dhe u nis nga Bagdati per Damask.Kur arriti pyeti per sjelljen dhe virtytet e ketij dijetari.Ky kishte marre gusel,kishte hedhur parfum dhe kishte veshur rroba te mira.Kur u afrua afer shtepise se tij,pa se dijetari donte lidhte kalin i cili refuzonte qe te shkonte te ai,mblodhi cepin e rrobes se tij qe kali te mendonte se aty ndodhej tagji dhe kali e ndoqi nga pas.Imam Ahmedi u afrua dhe kur pa qe aty nuk kishte asgje u kthye dhe nuk pranoi ta merrte hadithin se ai qe genjeu kafshen mund te genjeje edhe njeriun.
Marre nga libri "Melhemet e zemres"
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|