Imam Khomeini rreth Bashkimit Islam!
"Sot, fjala paqe ėshtė e atillė qė tė gjitha vendet janė nėn ndikimin politik tė superfuqive; ato ushtrojnė kontroll kudo dhe thurin kurthe pėr tė mposhtur kėdo. Mė e rėndėsishmja nga kėto ėshtė mbjellja e pėrēarjes mes vėllezėrve.*
Muslimanėt duhet tė zgjohen, ata duhet tė jenė vigjilentė qė nėse ndodh ndonjė debat mes vėllezėrvee sunni e atyre shii, ai ėshtė i dėmshėm pėr tė gjithė ne, ėshtė i dėmshėm pėr tė gjithė muslimanėt. Ata qė duan tė mbjellin pėrēarje nuk janė as sunni e as shii, ata janė agjentė tė superfuqive dhe punojnė pėr to.
Ata qė pėrpiqen tė shkaktojnė mosmarrėveshje ndėrmjet vėllezėrve tanė sunni dhe shii janė njerėz qė komplotojnė pėr armiqtė e Islamit dhe duan qė armiqtė e Islamit tė ngadhėnjejnė mbi muslimanėt. Ata mbėshtesin Amerikėn dhe disa prej tyre Bashkimin Sovjetik.*
Shpresoj se duke e marrė parasysh kėtė urdhėresė islame - qė tė tėrė muslimanėt janė vėllezėr - tė gjitha vendet islame do tė ngadhėnjejnė kundėr superfuqive dhe do tia dalin qė tė pėrmbushin tė gjitha normat islame.*
Muslimanėt janė vėllezėr dhe nuk do tė lejojnė tė veēohen prej pseudo-propagandės sė sponsorizuar nga elementė tė korruptuar. Burimi i kėsaj ēėshtjeje - qė shiitėt duhet tė jenė nė njėrėn anė dhe sunnitė nė tjetrėn - ėshtė nga njėra anė padituri dhe nga ana tjetėr propagandė nė dorėn e tė huajve.*
Nėse vėllazėria islame fiton pėrparėsi mes vendeve muslimane, aq e madhe do tė bėhet forca e Islamit saqė asnjė nga fuqitė globale nuk do tė jetė nė gjendje tia dali ndaj tij.*
Vėllezėrit shii dhe sunni duhet tė shmangin ēdo lloj debati. Sot debati mes nesh do tė jetė nė pėrfitim vetėm tė atyre qė nuk ndjekin as shiizmin as sunnizmin. Ata nuk duan qė tė ekzistojė as ky e as ai, dhe e dinė mėnyrėn se si tė mbjellin pėrēarje mes jush dhe nesh. Duhet tė kemi kujdes se jemi tė gjithė muslimanė dhe se tė gjithė besojmė nė Kuran; ne tė gjithė besojmė nė Teuhid dhe duhet tė punojmė ti shėrbejmė Kuranit dhe Teuhidit."
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|