Hashim Thaēi, kryesues i delegacionit tė Kosovės pėr bisedimet e Vjenės
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Thaēi, fillimisht delegacioni i Kosovės pėr bisedat lidhur me decentralizimin ka pėsuar ndryshime, kryesori prej tė cilėve ėshtė emėrimi juaj nė krye tė delegacionit. Ēka ka ndikuar pėr kėto ndryshime?
HASHIM THAĒI
Unė mendoj se kjo ėshtė pėrgjegjėsi tė cilėn ka vendosur pėr ta kryer si delegacion i Kosovės, njė pėrgjegjėsi qė tregon se procesi ėshtė duke u futur nė njė dinamikė tė re, me pėrgjegjėsi tė reja, me pėrkushtim mė tė lartė nė raportin e Prishtinės me komunitetin ndėrkombėtar. Kėshtu qė unė vlerėsoj se Prishtina ėshtė mjaft mirė e organizuar dhe unike nė qėndrimet e veta pėr reformimin e pushtetit lokal kėsaj radhe dhe, nė kuadėr tė kėsaj, hapjes sė perspektivės pėr nxjerrjen e vendimit tė drejtė nga komuniteti ndėrkombėtar pėr shtetin e pavarur dhe sovran.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė cilėsinė e udhėheqėsit tė delegacionit, si i vlerėsoni pėrgatitjet qė janė bėrė?
HASHIM THAĒI
Unė sapo pėrfundova njė takim me grupin politik strategjik dhe me ekspertė vendorė e ndėrkombėtarė, ku morėn pjesė edhe disa anėtarė tė delegacionit tė Kosovės. U dėgjuan vėrejtjet dhe sugjerimet e fundit, tė cilat do tė respektohen dhe vendimi pėrfundimtar sa u pėrket qėndrimeve pėrfundimtare do tė nxirret nesėr nė takimin e delegacionit tė Kosovės. Por mund tė them pėrsėri se jemi tė pėrgjegjshėm, tė organizuar mirė si spektėr politik dhe profesional i Kosovės e mbi tė gjithė ka njė harmonizim tė qėndrueshėm tė qėndrimeve tė delegacionit tė Kosovės qė do tė prezantohen nė takimin me ndėrkombėtarėt nė Vjenė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Thaēi, ēėshtjet qė do tė diskutohen nė takimin e tė premtes vlerėsohen paksa mė tė ndjeshme sesa ato tė takimit tė parė. Cilat janė gjasat pėr njė pajtueshmėri qėndrimesh tė tė dyja palėve?
HASHIM THAĒI
Qėndrimi i Prishtinės ėshtė i qartė. Ne kemi punuar dhe vazhdojmė tė kėmbėngulim qė nė Kosovė tė ndodhė reformimi i pushtetit lokal sipas standardeve ndėrkombėtare, njė reformim i pushtetit lokal qė do tė nėnkuptonte integrimin e minoritarėve dhe jo modelin e ndarjes, njė reformim qė si model do tė nxirreshin elementet e Marrėveshjes sė Ohrit, qė do tė thotė njė reformim integrues, ku do tė respektohet parimi qytetar dhe etnik, njė reformim qė do tė nėnkuptonte edhe ruajtjen e integritetit territorial tė Kosovės, ndarjet jo tė brendshme territoriale, apo pretendime pėr autonomi territoriale, por thjesht njė integrim sipas standardeve mė bashkėkohore perėndimore.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė letrėn e zotit Rohan thuhet se do tė diskutohet edhe pėr lidhjet ndėrmjet komunave nė Kosovė dhe pėr mekanizmat e lidhjeve komunale ose qendrore me jashtė Kosovės. Cili ėshtė qėndrimi i palės kosovare pėr kėto lidhje?
HASHIM THAĒI
Kėto janė opinione tė ngritura, mirėpo nė Kosovė do tė ketė dy palė pushtete pushteti qendror dhe ai lokal dhe kurrsesi njė pushtet tė tretė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
A e rrezikojnė lidhjet e tilla tėrėsinė territoriale tė Kosovės?
HASHIM THAĒI
Lidhjet e tilla nuk do tė ndodhin. Nė Kosovė nuk do tė ketė pushtet tė tretė, por pushtet qendror dhe pushtet lokal.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Thaēi cili ėshtė qėndrimi juaj pėr ēėshtjen e Mitrovicės, pasi ka zėra qė thonė se ajo duhet tė diskutohet nė kuadėr tė bisedave pėr decentralizimin?
HASHIM THAĒI
Mitrovica ėshtė pjesė e Kosovės. Me zgjidhjen e statusit tė Kosovės do tė zgjidhet edhe ēėshtja e Mitrovicės, ku do tė kemi njė prani tė theksuar ndėrkombėtare. Ne duhet tė punojmė tė gjithė qė tė kemi njė administratė unike qė do tė dalė nga zgjedhjet e lira, njė administratė qė do ta ushtrojė autoritetin e vet nė tėrė territorin e Mitrovicės dhe Prishtina assesi nuk duhet tė lejojė qė puna e Mitrovicės tė bėhet pjesė e negociatave me askėnd. Mitrovica ėshtė pjesė e Kosovės dhe do tė ruhet autoriteti dhe integriteti territorial i Kosovės.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Dhe pėr fund zoti Thaēi a besoni se ky do tė mund tė jetė raundi i fundit i bisedimeve pėr decentralizimin dhe tė shkohet nė ēėshtje tė tjera, apo si e vlerėsoni nė pėrgjithėsi ritmin e bisedave pėr statusin?
HASHIM THAĒI
Unė vlerėsoj se ky takim nuk do tė jetė as i fundit, por mund tė jetė vazhdimėsi e gjėrave tė mėhershme, por me njė dinamizim mė thelbėsor. Sido qė tė jetė, unė jam optimist se Prishtina do tė dalė mirė, do tė ruajė bashkėpunimin me ndėrkombėtarėt, do tė jetė konstruktive, korrekte dhe kreative me qėndrimet e veta.
|