Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-03-06, 10:24   #17
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver
E Diele, 19 Mars 2006
Koha jonė

DERI KUR POLITIKA DHE DIPLOMACIA SHQIPTARE DO TE VEPROJE KUNDER INTERESAVE TE KOSOVES? .

Viti 2006 duket se do jete nje vit historik per Ballkanin: shpresohet qe endrra e popullit te Kosoves te behet realitet; populli ne Mal te Zi do te shprehe vullnetin e tij ne referendum dhe ish diktatori Milloshevic po varroset keto dite.
Pavaresisht se fati i Kosoves nuk eshte aspak ne duart e qeverise shqiptare, perseri qeveria dhe politikanet e Shqiperise mund te kene nje ndikim shume te madh negativ: me fjalet dhe qendrimet e tyre mund te demtojne shume ceshtjen e Kosoves dhe klimen paqesore ne Ballkan. Koha ka provuar se veprime te tilla kane ndodhur edhe me pare dhe po ndodhin edhe sot.

Dihet publikisht se ne vitet 1994 1996 kur Fuqite e Medha perendimore i kishin vene embargo regjimit te Milloshevicit, qeveria shqiptare bente apo lejonte kontrabanden e karburantit per ne Serbi. Kunder gazetareve kurajoze qe merrnin guximin ta denonconin kontrabanden e karburantit dhe te armeve, shteti dhe mafia e lidhur me te hakmerreshin me te gjitha menyrat, edhe deri me burgim te tyre.

Dhe ishte koha kur dhuna milosheviciane kercenonte Kosoven dhe popujt e tjere te ish Jugosllavise! Duket si e pabesueshme qe pikerisht Shqiperia po ndihmonte armikun e paqes dhe te Kosoves, Sllobodan Milloshevicin. Por e verteta nuk mund te fshihet, edhe kur ajo eshte e hidhur.
Vitin e kaluar dhe kete vit ne Vashington D.C. jane bere dhe vazhdojne te behen shume takime e konferenca lidhur me Ballkanin. Kam pasur mundesine te marr pjese ne disa prej tyre dhe nje nder ceshtjet e diskutuara apo pyetjet e shtruara ka qene dhe mbetet: nese Kosoves i jepet pavaresia, a rrezikon kjo ndryshimin e kufijve ne Ballkan?
A mundet qe Shqiperia te kerkoje bashkimin me Kosoven? A rrezikohet stabiliteti ne Ballkan etj. Dihet se ata qe e kundershtojne dhenien e pavaresise Kosoves si argument te tyrin perdorin vec te tjerash edhe friken e ndryshimit te kufijve.


Ne politiken e jashtme dhe diplomaci ajo cfare mendon e deshiron si qytetar dhe shtetas, ne shume raste eshte krejt tjeter nga ajo qe duhet te thuash si politikan e diplomat ku shpreh qendrimin zyrtar te shtetit qe perfaqeson. Mosndryshimi i kufijve eshte nje kusht qe Fuqite e Medha kane vene per zgjidhjen e krizes ballkanike. Kjo eshte pranuar edhe nga qeveria e Shqiperise.
Nuk mund te gjendet emri i sakte per deklaratat e fundit te kryediplomatit te Shqiperise lidhur me dyshimet e tij per sigurine e mosndryshimit te kufijve nese Kosova behet e pavarur! Intepretoje si te duash kete deklarate dhe do te arrish ne te njejtin perfundim: ajo nuk e ndihmon as Kosoven, as paqen ne Ballkan. Me te drejte keto deklarata sollen reagimin e menjehershem te diplomacise nderkombetare. Nga ana tjeter, kundershtaret e pavaresise se Kosoves tani kane nje arme me shume per ta perdorur kunder Kosoves! Kjo eshte dhurata qe u beri kryediplomati i Shqiperise ne nje moment aq delikat.

Le te spresojme qe qeveria dhe Parlamenti i Shqiperise do te veprojne me shpejtesine e duhur per te korigjuar shijen e hidhur te deklarates se ministrit te tyre te Jashtem.
Populli dhe politikanet e Kosoves e kuptojne shume mire se pavaresia arrihet tashme vetem permes mencurise dhe pjekurise politike; perkushtimit ndaj te ardhmes se tyre europiane e demokracise perendimore; garantimit te lirive dhe te drejtave te te gjithe etniciteteve e minoriteteve te Kosoves.
Edhe pse kryediplomati dhe qeveria e Shqiperise nuk kane asgje ne dore per fatet e Kosoves, eshte ne interes te paqes dhe stabilitetit ne rajon qe ata te mos bejne me te tilla deklarata te pamatura.
Dhe nese nuk rrine dot pa bere marrezira, atehere me mire te heshtin. Benzines qe Shqiperia i dha Milloshevicit disa vite me pare nuk ka me nevoje t’i vihet flaka me deklarata te tilla minuese. Zoti e ruajte Shqiperine nga qeveritare dhe politikane te papergjegjshem!
Ky shkrim i mesiperm, nuk eshte gje tjeter vecse vazhde e sulmeve personale dhe te pabaze ndaj Z.Mustafaj.
Te ishte bere nga ndonje gazete tjeter, ndoshta dhe pranohej, por e bere nga Nasha Borba e Shqiperise, ajo ka shume pak vlere.
Ata qe e kane lexuar kete gazete, qe nga themelimi, e dijne mire se cfare qendrimi ka mbajtur ajo ndaj Kosoves.
Ata qe nuk e dijne, le ti referohen arkivave te shtypit shqiptar!
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė