Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-03-06, 10:52   #18
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Fitorja dhe faji i “tėrthortė”
Agim Baēi

Politika ėshtė si paraja falso, ka vlerė deri nė momentin qė zbulohet. Kjo “aksiomė” e ish-presidenti boshnjak, Izetbegoviq, duket e ashpėr nė fakt pėr kėdo qė kėrkon tė merret me komentimin e njė lėvizjeje politike, sidomos kur bėhet fjalė pėr diplomaci.
Si qytetar, mundemi tė mbajmė njė qėndrim mbi atė ē’ka ndodhi pas njė deklarate tė kryediplomatit Mustafaj, mbi fatin e kufijve, nėse Kosova ndahet, sipas njė projekti tė propozuar dhe tė mbrojtur nga serbėt. Nė pamje tė parė tė duket se, Ministri i Jashtėm pėr pak sa nuk ka nxjerrė nė treg idenė e brishtėsisė sė njė vendi tė vogėl, i cili nėse ka trazira nė vendin fqinj, nuk mundet asesi qė tė garantojė pėrmes fuqive tė veta njė tė ardhme tė sigurtė nė rajon.
Nė kėtė rast fqinjėt janė shqiptarė, qofshin kėto nė vendin pėr tė cilin bėhet fjalė pėr ndarjen, ashtu edhe pėr njė pjesė tė mirė tė banorėve tė njė vendi tė brishtė, siē ėshtė Maqedonia. Atėherė, a “ishte nė rregull” kryediplomati kur deklaroi kėtė brishtėsi? A ėshtė kjo “brishtėsi” e njėjtė edhe pėr tė gjithė ata tė cilėve u intereson stabiliteti?
Deklaratat e ashpra tė Bashkimit Evropian pėrmes zėdhėnėses sė Barrosos, zėdhėnėses sė Solanės dhe tė Komisioneres Evropiane, Doris Pak, nė pamje tė parė qortojnė ashpėr “pamaturinė e diplomacisė shqiptare”. Por pėr ēfarė dėnimi bėhet fjalė? Pikėrisht kėtu kritikohet kryediplomati i Tiranės, duke i kujtuar edhe njė herė qė tė jetė i qartė nė atė ēka ėshtė e mirėvendosur nga ndėrkombėtarėt: se nuk ka ndryshim kufijsh. Mirėpo, kėto deklarata, edhe pse mė rėndesė negative ndaj Mustafajt, mė sė shumti duket se i shkojnė pėrshtat qėndrimeve shqiptare se sa atyre qė kanė kundėrshtuar. Nėse BE ėshtė e vendosur tė mos ndryshojnė kufijtė, ( kjo ėshtė tashmė e kthjellėt), kjo do tė thotė se e ardhmja e Kosovės ėshtė nė rrugė tė mbarė dhe nė pėrputhje me njė deklaratė tė qėndrueshme tė palės shqiptare se nuk kėrkon ndryshim kufijsh. Nėse kėtė herė Shqipėria ka arritur te i njėjti qėndrim “pėrmes rrugės sė kundėrt”, do tė thotė se, kėtė herė ėshtė bėrė thjesht politikė. Nėse aktorėt shqiptarė nuk janė mėsuar me formulėn “t’i biesh nga krahu i kundėrt pėr tė ardhur aty ku ke dashur”, atėherė kjo ėshtė thjesht njė keqkuptim me gjuhėn e politikės.
Nė kėtė rast, ne thjesht duhet tė kishim ngrehur veshėt pėr tė kuptuar se pėr ēfarė kėmbėngulte BE apo selitė e tjera diplomatike. Nėse kjo deklaratė ka thartuar vetėm Beogradin, kjo mė sė shumti mund tė jetė njė djegie e kartės nė dorė, e cila pas pėrsėritjes sė BE se “s’ka ndryshim kufijsh”, duhet tė vėrė nė pozitė mė tė ngushtė serbėt, qė janė propozuesit dhe kėmbėngulėsit e kėsaj rrugėzgjidhjeje.
Nė tė vetmin rast qė mund tė ēuditemi ėshtė vetmia e deklaratės sė Mustafajt, i cili, mund tė mos ishte publike pėr ne, por duhet tė ishte “publike” pėr njė pjesė tė aktorėve politikė qė mbrojnė tė njėjtėn logjikė. Nė kėtė rast Mustafaj ėshtė i dėnuar tė vuajė mungesėn e njė repertori diplomatik, i cili nė jo pak raste e ka ēuar drejt “dėnimit me shpjegim para tė gjithėve”, qė ėshtė edhe vdekja e diplomacisė.
Hollėsitė nuk i pėrkasin tė gjithėve, por atyre qė janė pranė “letrave tė sė ardhmes”. Por e nesėrmja e shqiptarėve, kudo qė janė duhet tė na interesojė tė gjithėve. I takon Mustafajt, qė tė gjejė rrugėt pėr tė qenė i tė gjithėve pa i dhėnė llogari gjithėsecilit.



Gazeta TEMA
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė