GJEMB NĖ TRĖNDAFIL
Tė afrohesha praėn
E dashura Mike
E ndjeja aromėn e lėkurės sate
Sikur njė trėndafil kur hapet
E derdhet gjithė erė
Dhe i hutuar prore
Lumturisht i dehur
Harronja pėr njė ēast
Se pranė aromės
Ėshtė gjembi qė therr.
Dhe Ti mė rrinje pranė
E dashura Mike
Pranvera ndjehej kudo
Kur mė ledhatonje flokėt
Unė kėputja petale
Pėr ta zgjidhur enigmėn
Mė do, smė do,
Smė do, mė do
Mandej duke u qeshur
Mė quanje ēilimi
E thoshe
Ku e dinė lulet tė dua o stė dua
E mė hedhje kokės
Njė grusht mė trifil
Unė kėputja petale
Ti mė kėputje mua
Tė pandehja Mike
Ti gjemb nė trėndafil
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|