Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-03-06, 21:52   #28
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kalt
Politikani per kete eshte dhe duhet te jete i guximshem, sepse nuk flet me gjuhen e emocionet e turmes apo jo?

Ne fund te fundit ai me fjalet e tij i ka paraprire skenareve qe u luajten ne Bosnje.
Shqiperia nuk ka interes kombetar, qe Kosova te kthehet ne nje placke tregu, me te cilin do te realizoheshin ambicjet serbe a te dikujt tjeter.
Keshtu filloi ne Bosnje e dihet se si perfundoi.
Kosova duhet te jete unike dhe e pandashme, ne kufinjte qe ajo i ka dhe te cilat jane te patjetersueshem.
Thenjet e z.Mustafaj shkojne pikerisht ne kete drejtim dhe duhen pershendetur, sepse u thane ne kohen e duhur!
Po me duke gjermanet thone-Alles klar ...
MEGJITHATE:

Akund dhe nga asnje faktor me peshe VENDOSJEJE per ardhmerine e Kosoves, nuk eshte thene se "Kosova do te ndahet".
Mustafaj e din kete dhe e ka shume te QARTE; shiko deklaraten e tij te mehershme (e cituar nga CIK, edhe ketu ne forum) per Kosoven, dhene ne Rome ne muajin Dhjetor te vitit te kaluar:

"Besnik Mustafaj ka pėrsėritur qėndrimin e tij pėr njė pavarėsi tė kushtėzuar pėr Kosovėn. Sipas tij "qeveria shqiptare dekurajon pa mėdyshje ēdo lloj korenti nė Shqipėri apo nė Kosovė, qė do tė ėndėrronte bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė apo edhe bashkim tė Kosovės me territoret e banuara nga shqiptarė nė Maqedoni apo nė Mal tė Zi", tha zoti Mustafaj nė kėtė konferencė nė tė cilėn morėn pjesė personalitete tė politikės italiane ndėrmjet tė cilėve dhe europarlamentarė."

Si duhet interpretuar ndryshe faktin se deklarata e tij tashme e ndryshuar per gjoja interesin e Shqiperise ne ceshtjen teritoriale te Kosoves (sepse ta kemi me se te qarte-pamarreparasysh se cka do te ndodh me statusin e Kosoves, Qeveria e Shqiperise sikur ne te kaluaren, nuk parashikon asfare kursi veprimesh ne Kosove) vie TRE dite me vone, pas deklarimit te pare te nje Qeveritari zyrtar perendimor, "se per Kosoven nuk ka kthim ne statusin e para vitit 1999, dhe se do te ecet para drejt Pavaresise"???

Ke e "frikeson" Mustafaj me kete deklarate? Serbine???
Poqese interesi i Serbise eshte TE NDAJE nje pjese te Kosoves, mendon se ata, apo edhe Bashkesia Nderkombtare merzitet nese pjesa tjeter e Kosoves bashkohet apo nuk bashkohet me Shqiperine??? Po te ndodhte kjo-atehere "game over"!!! Nuk ka nevoje per garanca bashkimi e mosbashkimi!!! Tere KONCEPTI nderkombetar per mos-bashkim, qendron ne principin e ruajtjes se teresise territoriale te Kosoves ne kufijt egzistues.

Keshtuqe telat e kujt i prek ai me kete deklarate???
VETEM te Bashkesise Nderkombtare, tek te cilet i "ngrit antenat" se faktor per probleme potenciale gjate procesit te pavaresise se Kosoves NUK do te jene VETEM shkijet, por edhe shqiptaret. Dhe ne planin afatgjate perqendron vemendjen e faktorit nderkombetar ne krijimin e mekanizmave qe vertete do te ruajne kufijnte ne menyre artificiale!!!

E sa i perket konceptit te turmes..hemmm... Turma eshte busulla e kohes; kur pjeken kushtet turma udheheq revolucione, turma then muret e Berlinit, dhe turma me forcen e vet bashkon, pa pasur nevoje per gjepurat dhe marrezite e Mustafoviqit, apo si dikur te llojit Honecker, apo monarkisteve LoisXVI e Marie Antoinette...(ka plot te tille qe nencmojne turmen..dhe e gjejne veten ne gijotine pastaj)!!!
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė