Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-03-06, 23:04   #4
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ne temat shoqerore, secili/a do te te duhej te shprehnin mendimin e tyre ne lidhje me temen, e jo ka thene feja ashtu, ska thene feja keshtu... dhe kisha propozuar qe ne te ardhmen ne tema jashte dikutimeve fetare, te limitohen postimet e kopjuara fetare. Kujt i duhet te dije per fene, mundet te shkoje ne ders ne xhami, apo gjetiu!!!

Sa i perket temes, ne aspektin socio-historik, konsiderohet se ceshtja e limitimit te partnereve seksual te femres eshte e nderlidhur me krijimin e sistemit feudal, dhe linjes patriarkale te pasardhesve, per trashegimine e prones/pasurive te familjes nga nje gjenerate ne tjetren, poaq sa nga ndikimi moralizues i religjioneve Judaike; Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit.
Qe nje familje te kete te sigurte bartjen e pasurise familjare/token, ne pasardhesit e vet (ne mungese te testeve mjekesore te atesise), femres iu kane limituar partneret seksual. Njekohesisht, format e kontracepcionit poashtu kane qene pothuaj inekzistente...(thuhet se kane shkruar dicka ne flete te lakres ...po qe shpesh ka perfunduar me lindjen e mbi 10-15 femijeve... )

Moralizimet e ndryshme ne lidhje me kete ceshtje te shoqerive te ndryshme, te ndikuara nga faktore te ndryshem, vijne nga niveli i ulet i kultures dhe arsimimit.
Arsimimi dhe niveli i larte intelektual me kohen, ka thyer keto botekuptime te krijuara/grumbulluara ne mjedise te ndryshme, pervec atyre mjediseve ku ende ekziston shkalle e larte e fanatizmave dhe arsimimit te dobet!!!
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė