Prindėrit e vajzės nuk pėrfillin lutjen e fundit para flijimit
--------------------------------------------------------------------------------
Gerti Xhaja
TIRANE
I kėrkoj tė falur prindėrve dhe gjithė njerėzve tė mi, por unė nuk mundem tė jetoj mė kėshtu. Ju lutem kur tė mė varrosni mė vendosni pranė Altinit". Ishte ky amaneti i fundit i Anxhelina Ēerpjes, Xhulietės shqiptare tė kohėrave moderne, por qė nuk u realizua nga prindėrit e saj. Me njė kokėfortėsi tė pashpjegueshme prindėrit e saj e kanė varrosur nė krahun tjetėr tė varrezės. Dėshira e vajzės pėr t'u prehur pranė tė dashurit tė vetėvrarė 5 ditė mė parė, tashmė tė varrosur nėn njė kumbull tė lulėzuar qė simbolizon jetėn, nuk ėshtė realizuar edhe pas vdekjes sė saj. Ishte po ai varr, mbi kurorat e tė cilit u gjet nė gjendje koma, 22-vjeēarja e dashuruar. Veē varreve tė ndara kanė mbetur edhe dy familjet e tyre nė shtėpitė pak metra larg njėra-tjetrės. Nė tė dyja banesat nė Laknas, janė shumtė ata qė qajnė ndėrsa kryhen ritet mortore sipas traditės. Ėshtė njė mėnyrė "tė qari" veē e veē, sikur tė mos kishte asnjė lidhje mes tė dashurve tė humbur pėrgjithmonė.
Ditari
Ndaj kujt donte tė protestonte Anxhelina me vdekjen e saj, ndaj fatit tė keq qė i mori tė dashurin, apo ndaj prindėrve qė me mentalitetin e tyre mesjetar "vranė" ėndrrėn e dy tė rinjve? Kjo ėshtė njė tjetėr pikėpyetje qė 22-vjeēarja la me vdekjen e saj. Pėrgjigjen tashmė e ka nė dorė vetėm policia, megjithėse nė tė tilla raste nuk dihet tė ketė precedentė ndėshkimesh. Policia zotėron ditarin e vajzės, karafili i freskėt brenda tė cilit simbolizon bukurinė e historisė sė dashurisė, qė pėrfundoi dhimbshėm. Ai ėshtė gjetur i lagur nga lotėt dhe i shtrėguar fort nė gjoks, sikur vajza tė donte ta mbronte nga shiu i rrėmbyeshėm qė vazhdonte tė lagte trupin e saj pėrmbi varr. Nė tė pėrshkruhen qė tė gjitha ēastet e kaluara sė bashku dhe problemet e shumta, qė tashmė kanė prekur mbarė opionin. Ishte vetėm njė dashuri platonike, e nisur dy vjet mė parė. Pikėrisht atėherė kur Anxhelina kuptoi tė fshehtėn e shkėlqimit tė syve tė fqinjit tė saj, Altinit. Nė ditarin e nisur nė mesin e vitit 2003, pėrshkruan mė sė miri arsyet e venitjes sė kėtij shkėlqimi. Prej kėnaqėsisė sė pamasė, qė rridhte nga njė vėshtrim i shkėmbyer mes tyre, njė tė puthure nė faqe a njė prekje, dhe sė fundi te frika se mos kėto veprime ktheheshin nė motiv pėr grindje mes familjeve tė tyre. Boja e freskėt e stilolapsit tė gjetur brenda ditarit dallonte edhe fjalėt e fundit tė shkruara nga Anxhelina. Ato i drejtoheshin tė dashurit tė saj, pėr ta kritikuar pėr aktin e tij, justifikonte vetėhelmimin e saj pėr tė pėrfunduar me njė lutje tė fundit pėr familjen: Tė varrosej pranė tė dashurit, pa tė cilin nuk mundej tė jetonte.
|