Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-03-06, 01:21   #739
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

FEJA DHE KOMBI


Shkruar nga Muhamed Dėrmaku
e premte , 24 mars 2006

Falėnderojmė Allahun dhe prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. E lusim Atė qė Pejgamberin ta lavdėrojė dhe ta sigurojė.
Ēėshtja e pėrkufizimit tė fesė dhe kombit si nocione shoqėrore, nė kohėn tonė ėshtė njė temė tejet me rėndėsi, pėr arsye se shumė prej njerėzve kanė rezerva tė paarsyeshme ndaj pėrkufizimit tė njėrit nocion apo tė dyve, dhe jo rrallėherė edhe i ngatėrrojnė tė kuptuarit e fesė dhe kombit deri nė atė shkallė sa fillojnė tė mendojnė se feja dhe kombi pėrballen dhe kundėrshtohen njėri me tjetrin. Nganjėherė dikush anon nga njėra pėrballė tjetrės duke krijuar kėshtu njė betejė mes dy gjėrave qė ato nė realitet nuk atakohen fare.
Feja dhe kombi janė dy ēėshtje tė njė drejtimi qė nuk konfrontohen ndėrmjet veti assesi dhe nuk i hy njėra nė pėrmbajtjen e tjetrės nė asnjė mėnyrė.
Fe ėshtė programi i Allahut i zbritur pėr njerėzit, qė u mėson atyre bazat e besimit si dhe mėnyrėn e jetėsimit tė atij besimi duke rregulluar raportet e njeriut me Krijuesin e tij, me vetėn dhe familjen e tij si dhe me shoqėrinė nė pėrgjithėsi.
Komb ėshtė njė bashkėsi e qėndrueshme njerėzish, e formuar historikisht nė bazė tė bashkėsisė sė gjuhės, tė territorit, tė jetės ekonomike dhe tė formimit psikik, qė shfaqet nė bashkėsinė e kulturės. Kjo qė sot mund tė jetė si sinonim i fjalės "etni".
Edhe pse nocioni komb bėhet i njohur shumė vonė nė histori, domethėnia e tij ekziston pas pasardhėsve tė Nuhut, alejhis selam. Ndėrkohė qė feja ėshtė e njohur dhe daton me njeriun e parė, babėn e njerėzimit, Ademin, alejhis selam.
Thash se kėto dy nocione nuk pėrballėn njėri me tjetrin. Edhe gjatė historisė njė gjė e tillė nuk ka ndodh. Asnjėherė nuk ka ndodh qė me emrin e ndonjė feje tė ketė qenė pėr qėllim ndonjė bashkėsi popullore e caktuar qė flet njė gjuhė tė caktuar, nė njė territor tė caktuar etj., por gjithmonė me fe ėshtė synuar besim i caktuar, me rituale tė caktuara tė adhurimit, me simbole tė caktuara etj. E kundėrta ka ndodhur. Me emrin e fesė sė caktuar ka raste qė njerėzit kanė emėruar edhe kombin e tyre, nga dashuria qė kanė pasur pėr fenė e tyre. Siē ėshtė rasti me ēifutėt qė e quajnė kombin e tyre me nocionin e fesė jehude, apo rasti i boshnjakėve qė quheshin muslimanė. Nė kėto dy raste kemi njė emėr qė mund t'i ketė tė dy kuptimet; atė fetar dhe tjetrin kombėtar. Pra banori i Bosnjės mund tė ishte musliman dhe musliman. Po tė kishte besim tjetėr p.sh. do tė ishte qytetari i Bosnjės ortodoks me fe, musliman me komb. Pra, shihet qartė se nocioni i kombit prapė nuk ėshtė ngatėrruar me atė tė fesė.
Megjithatė feja dhe kombi janė ēėshtje tė ndara njėra me tjetrėn dhe nuk kanė kundėrshti nė mes veti. Po ashtu njėri nocion nuk mund ta zėvendėsojė tjetrin, pasi qė pėrmbajtja dhe kuptimet janė tė ndara.
Nė botė kombe ka mė shumė se fe. Shumė kombe (etni) mund tė kenė dhe praktikisht kanė njė fe. Po ashtu brenda njė kombi mund tė ketė pjesėtarė tė feve tė ndryshme.
Mund tė bėhet njė pyetje tani. Si u bė qė Krijuesi i njerėzisė tė jetė Njė i Vetėm dhe pastaj tė linden popuj (kombe) e fe tė ndryshme? Kėsaj pyetje do t'i pėrgjigjemi nė pjesė tė veēanta sa i pėrket feve dhe kombeve.
Sė pari:
Krijimi i shumė kombeve, racave, gjuhėve etj. kjo gjė nuk ėshtė bėrė me rastėsi. Gjithēka nga krijesat e Zotit ėshtė e krijuar nė familje e lloje tė ndryshme. Dhe kjo ėshtė prej begative qė Allahu i krijoi pėr njerėzimin. Nė Kur’an thotė: "A nuk e sheh se Allahu lėshon nga qielli ujė, e Ne nxjerrim me tė fruta, ngjyra (lloji) e tė cilėve ėshtė e ndryshme." [Fatir, 27]
A nuk e sheh mollėn p.sh. sa lloje janė tė kėtij fryti, tė cilat kanė ngjyra, madje edhe shije tė ndryshme jonatane, delishese, tė gjelbėr, tė egėr etj.. Pastaj rrushi i bardhė e i zi, si dhe llojet e tyre. Pra, nga ēdo lloj i pemėve dhe i perimeve kemi lloje dhe ngjyra tė ndryshme, me shije tė ndryshme, speca tė gjatė, dollma, pastaj djegės, jodjegės etj.
Allahu nė vazhdim tė fjalės sė Tij tė sipėrpėrmendur thotė: "Edhe nga njerėzit, nga gjallesat, nga kafshėt po ashtu ka tė ngjyrave tė ndryshme." [Fatir, 28]
E gjithė kjo llojllojshmėri nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se njė mjeshtri e pėrsosur e Allahut, Krijuesit tė gjithėsisė. Dallimi i njerėzve nė pamje, ngjyrė etj. nuk ėshtė rezultat i angazhimit tė prindėrve, ose vullnet i tyre. Si erdhi deri te ndryshimi i gjuhėve kur e gjithė njerėzia ėshtė prej njė babe dhe prej njė nėne? Athua vallė, kanė komunikuar me fėmijėt e tyre nė mė shumė se njė gjuhė! Pa dyshim se kėtu ka argumente tė qarta pėr njerėzit qė tė kuptojnė madhėrinė e Allahut, siē thotė: "Nga argumentet e Tij ėshtė krijimi i qiejve dhe i tokės, ndryshimi i gjuhėve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Pa dyshim nė kėtė ka argumente pėr shkencėtarė." [Rrumė, 22]
Tani, llojllojshmėria e kulturave bujqėsore ėshtė e qartė se ėshtė dhunti e madhe e Zotit pėr tė poseduar njerėzit shije tė ndryshme. Shtrohet e pyetja, pse tė ketė llojllojshmėri nė njerėz? A nuk ishte mė mirė qė njerėzit tė jenė njė lloj me njė ngjyrė, mė njė gjuhė ose thėnė mė shkurt qė e gjithė njerėzia tė jetė njė komb? Kėsaj pyetje i pėrgjigjet Allahu nė Kur’an kur thotė: "O njerėz, padyshim Ne ju kemi krijuar prej njė mashkulli dhe njė femre dhe ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni." [Huxhuratė, 13]
Pra, nga gjithė kjo u pa se Allahu ka dėshiruar qė njerėzit tė jenė kombe tė ndryshme me gjuhė dhe ngjyra tė ndryshme duke mos favorizuar ndonjė komb mbi njė tjetėr. Nė kėtė mėnyrė tė gjithė njerėzit janė tė barabartė te Allahu.
Athua si qėndron puna me fetė, besimet? Pėrderisa Allahu i ka krijuar njerėzit nė kombe tė ndryshme a do tė thotė kjo se Ai ka zbritur po ashtu programe tė ndryshme tė besimit dhe adhurimit?
Njė gjė duhet ta kemi parasysh se ndryshimi i gjuhėve dhe i ngjyrave tė njerėzve nuk erdhi nga njerėzit dhe vullneti i tyre, por kjo ndodhi nga dėshira e Allahut, Krijuesit tė gjithėsisė.
Andaj ēfarėdo vendimi lidhur me fetė, prapė duhet tė jetė nga Allahu.
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė