Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-03-06, 00:57   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

3
Pėrpara se t’i kthehemi tezave pėr identitetin e pėrgjysmuar shqiptar, le tė hamendėsojmė njė ēast se ndoshta mbrojtėsit e tyre kanė tė drejtė. Me fjalė tė tjera tė shtrojmė pyetjen se mos vallė gjithė kėto vite, madje disa shekuj me radhė nuk e paskėshim ditur ē’kemi qenė? Ose e kemi ditur gabim? Mos na kanė gėnjyer poetėt, nga De Rada te Naim Frashėri, qė tė kujtojmė se jemi ata qė s’jemi? Dhe prapė mund tė vazhdonim. Mos vallė mė 1990, kemi lėshuar britmėn e gabuar “E duam Shqipėrinė si Evropa?” Mos vallė ajo duhej tė ishte: “E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia”, ose “Hiē mė pak se Azia?” Shkurt mos jemi ata qė s’jemi?

E gjithė kjo nuk ėshtė aspak pėr tė qeshur. Pėrēartje tė tilla, nė prag tė afrimit tė portave tė Evropės, pėrpara se tė ishin komike, janė thellėsisht tragjike.

Si tė tilla, ato kėrkojnė njė pėrgjigje tė qartė, serioze dhe pse jo, tė prerė. Nė raste tė tilla parimi kryesor ėshtė se njė popull ėshtė ai qė ėshtė dhe s’ka nevojė as pėr pudėr zbukurimi e as pėr blozė pėrēmuese.

Letrat e Shqipėrisė janė tė qarta.

Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, tė shtirė apo tė fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij ėshtė gjithashtu i qartė, pavarėsisht se dikush nuk dėshiron ta shohė, e dikujt nuk i intereson ta shohė.

Gjeografia, gjėja mė kokėfortė nė botė, dėshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre qė me ēdo kusht duan ta zbehin disi edhe kėtė fakt kokėfortė, arrin disa herė tė krijojė pėrshtypjen se Shqipėria ėshtė nė skaj tė Evropės dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia.

Ndėrkaq, kur hedh sytė nė hartė vėren se gjer nė atė kufi shtrihen sė paku tri shtete tė tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Pėr tė mos pėrmendur atė qė quhet “Turqia evropiane”.

Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithė kontinentit evropian, ėshtė e bardhė. Ashtu si gjuha, ajo quhet, nė rastin mė tė favorshėm, pasardhėse e ilirėve, nė mė tė pafavorshmet, e trako-ilirėve. Historia e Shqipėrisė, ashtu si e gjithė gadishullit, gjer nė pushtimin otoman, ėshtė pjesė e kronikės mesdhetare evropiane. Sė paku tri qytete kryesore tė saj, me jetė tė pandėrprerė, Durrėsi, Shkodra dhe Berati, kanė afėrsisht njė moshė me Romėn.

Lidhjet ekonomike e ushtarake, ligjet rregulluese (statutet) e qyteteve, tė rrugėve e porteve detarė janė tė njė natyre me ato tė kontinentit. Gjurmėt arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e amfiteatro gjenden gjithashtu kudo. Historia e mesjetės shqiptare sipas veprės monumentale tė Milan Shuflait, jepet nė njė tablo tė plotė me principatat, kryezotėt, aleancat, krushqitė e natyrisht grindjet e pashembullta, tradita e tė cilave ka mbėrritur e pazbehur aspak gjer nė ditėt tona.

Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, heroi kombėtar shqiptar, pėrmendja e tė cilit ishte e ndaluar nė Shqipėri pėr pesė shekuj, pėr shkak tė sundimit otoman, u bė sė pari njė mit evropian, (mbi njė mijė vepra historike e artistike, tė shkruara pėr tė), pėrpara se Evropa t’ia rikthente Shqipėrisė nė shekullin XX.

Letėrsia e hershme shqipe, letėrsi dygjuhėshe, shqip e latinisht, si nė shumicėn e vendeve evropiane, u zhvillua nė tė njėjtin nivel pėr gati tre shekuj. Emra tė mėdhenj tė saj si Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani i botonin veprat e tyre dygjuhėshe nė kryeqendrat kulturore evropiane, pėr t’i sjellė fshehtazi nė Shqipėri, ku shkrimi dhe shtypshkrimi shqip ishin tė ndaluara.

Nė kushtet dramatike tė ndalimit, mė 1908, njė komision i kryesuar nga Gjergj Fishta dhe Mithat Frashėri, me shpalljen e alfabetit latin si alfabet zyrtar tė shqiptarėve, dhanė njė kumt tė qartė tė evropianizmit shqiptar. Kjo ndodhte nė prag tė agut, pas njė nate tė gjatė pesėshekullore, kur mendjet ishin ende tė turbullta, dhe alfabeti latin nė Ballkan ishte tepėr i rrallė.

Me kėtė mall tragjik pėr Evropėn e humbur, Shqipėria mbėrriti nė vitin 1912, vit i lirisė sė saj. Mė 28 nėntor u shpall pavarėsia, dhe nga zgafellat e kombit u nxor flamuri i moēėm mbretėror me shkabė dykrenore, njė nga emblemat e mėdha, e cila, prej botės romako-bizantine i kishte kaluar Evropės e kishte zėnė vend nė qendėr tė heraldikės sė saj. Kontinenti nėnė, nė njė vrull fisnikėrie ua njohu atė shenjė shqiptarėve. Por gjestet e Evropės do tė ishin mė pas tepėr tė kursyera pėr ta.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė