Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
6
Rretheve shoviniste nė Jugosllavi dukej se iu erdhi dita. Armiqėsimi i Shqipėrisė komuniste me Evropėn ishte argumenti mė i mirė pėr ta, pėr ti paraqitur edhe shqiptarėt e Jugosllavisė si kundėrevropianė.
Thelbi i strategjisė jugosllave mbetej i pandryshuar:
tė tkurrej, tė shkonte drejt tretjes shtati i kėtij populli, qė edhe pa kėtė, ishte mpakur pa pushim. Ai nuk po e kapėrcente dot shifrėn fatale, njė milion, nė kohėn qė popujt e tjerė ishin katėrfishuar e disa herė tetėfishuar.
Pra, thelbi mbetej statusi i gjymtuar i Shqipėrisė.
Njėfarė gjenocidi i ftohtė, i vazhdueshėm. Pyetja, a ka shqiptarė normalė, thėnė ndryshe shqiptarė qė ishin vėrtet shqiptarė, kishte pėrgjigje mohuese. Nga jugu, nga rrethet shoviniste greke vinte ideja e mbrapshtė se ortodoksėt nė Ballkan, pėrveē sllavėve, ishin tė gjithė grekė, pra rrjedhimisht nuk kishte, madje nuk mund tė kishte shqiptarė ortodoksė. Ata qė hiqeshin tė tillė, nuk ishin veē grekė, qė rastėsisht kishin mbetur brenda kufijve tė Shqipėrisė dhe qė flisnin gjuhėn shqipe, natyrisht pėrkohėsisht!
Tė dehur nga kjo ide, jugosllavėt po josheshin nga njė neps edhe mė i madh: ti shkėputnin kombit tė vjetėr, njė copė mė tė madhe: myslimanėt. Ndryshe nga mėnyra greke, qė kujtonin se marrėzinė e tyre mund ta arrinin me ca shpallje e ca mallkime shkronjash, si dikur, sllavėt e kuptonin se procesi do tė ishte i gjatė dhe i mundimshėm.
Meqenėse sdukej asnjė shpresė se shqiptarėt do ta zėvendėsonin identitetin e tyre me atė sllav, e vetmja mėnyrė mbetej ajo e tėrthorta, pėrdorimi i njė identiteti tė tretė.
Pas heqjes sė ortodoksėve dhe myslimanėve, trupit skeletik tė kombit, nuk do ti mbetej veēse pakica katolike, e vetmja pėr tė cilėn ndonjė fqinj tjetėr, ta zėmė Italia, nuk po tregonte ndonjė padurim gllabėrimi. Por pakicės, sado rrėnjėse tė ishte do ti gjendej zgjidhja. E bashkė me tė do tė pėrfundonte kėshtu problemi shqiptar.
Pėr tė njėmendėsuar ėndrrėn e tyre makabre, jugosllavėt kishin nevojė pėr pėrvojėn otomane. Kėshtu qysh nė vitet 50, ata filluan programin e shpėrnguljes me dhunė tė shqiptarėve drejt Turqisė. E bėnė kėtė si njė test nė sytė e Evropės dhe tė kampit socialist, pa u shqetėsuar prej askujt, madje as prej atij qė hiqej si miku i shqiptarėve e qė nė tė vėrtetė ishte armiku i tyre mė i madh, Stalinit.
Zėvendėsimi i gjuhės shqipe prej turqishtes po nxitej edhe mė fort, e bashkė me tė, pakėsimi i shkollave pėr shqiptarėt. Politika e vjetėr osmane: mjaft i keni xhamitė, sju duhen shkollat, po pėrparonte si nė ethe. Krahas gjuhės, i gjithė ngjyrimi kombėtar po zbehej me shpejtėsi. Muzika po orientalizohej mė fort se mė parė, veshjet e famshme tradicionale, ato qė edhe gjatė periudhės sė gjatė otomane ishin ruajtur, po zėvendėsoheshin, jo prej veshjeve tė kohės si kudo, por me petka arabe qė nuk ishin njohur kurrė nė kėtė vend.
Jugosllavia, kjo primadonė e botės sė tretė, po i ofronte kėsaj bote popullsinė mė tė padėshiruar tė saj, shqiptarėt. Ajo pėrpiqej qė kėta tė ngjanin sa mė pak evropianė e aq mė shumė afrikano-veriorė e aziatikė. Kėshtu, kur tė vinte ēasti fatal, qė ajo e pėrgatiti me aq kujdes, ti thoshte Evropės, se ajo nuk po zhbėnte njė popull normal tė kėtij kontinenti, por njė nėnpopull.
E gjithė kjo ethe shkombėtarizimi shoqėrohej nga propaganda pėr rrezikun e krijimit tė njė pyke tė myslimanizmit nė brinjėt e Evropės. Parashikoheshin skenarė ogurzinj me trekėndėsha islamikė, me qendra terroriste, fundamentaliste, me xhihad version ballkanik etj., etj.
E gjithė kjo nė pritje tė ēastit fatal, kur rebelimi shqiptar do tė shpėrthente. Ai rebelim do tė paraqitej si luftė pėr islamin, e jo si luftė pėr liri. Si luftė kundėr krishterimit serb e jo kundėr krimit serb.
Shkurt, si luftė kundėr qytetėrimit evropian, nė emėr tė njė tjetėr qytetėrimi.
Nuk ishte e lehtė pėr shqiptarėt e Kosovės tu shmangeshin kėtyre kurtheve. Por ata ia dolėn dhe kjo ishte njė meritė e tyre e jashtėzakonshme. Ata i treguan gjithė botės se luftonin nė radhė tė parė pėr liri. Dhe prapė pėr liri. Ata i treguan Evropės se skishin asgjė kundėr krishterimit serb, e aq mė pak atij evropian, ngaqė krishterimi ishte gjithashtu besim i tyre, vėllam i vjetėr i myslimanizmit, madje krishterimi shqiptar ishte mė i moēėm se ai sllav.
Nė ēaste tė vėshtira, popujve u ndriēohet mendja nė mėnyrė tė ethshme. Njė shekull mė parė, nė ag tė shkėputjes nga osmanėt, Rilindja Shqiptare e flakėroi mendimin shqiptar, duke hedhur idenė e harmonisė fetare nė interes tė lirisė e tė kombit. Njė shekull mė pas, kundėr propagandės serbe qė kėmbėngulte ti jepte shqiptarėt si turq apo aziatikė tė ardhur vonė nė Ballkan, dhjetėra-mijėra tė rinj myslimanė shqiptarė mė 1981-shin e 1991-shin, kėrkuan rrėnjėt e krishterimit tė hershėm shqiptar, aspak pėr arsye fetare, por thjesht pėr tė treguar se populli i tyre kishte qenė ngulitur nė Kosovė shumė shekuj pėrpara sllavėve.
Gjėmimi i bombave sipėr Jugosllavisė ishte njėkohėsisht njė lajm i madh. Njė lajm nga ata qė i vinin Shqipėrisė njė herė nė njė mijė vite, e Evropės vetė, njė herė nė shekull. Ishte lufta e parė e Aleancės Atlantike, e njėkohėsisht e para luftė pėr shkaqe morale, nė kontinent. Dhe sishte vetėm kaq.
Ishte hera e parė qė koalicioni i madh euroatlantik, qė identifikohej sė shumti si krahu i armatosur i qytetėrimit tė krishterė perėndimor, kishte hyrė nė luftė pėr mbrojtjen e njė populli me shumicė myslimane, kundėr njė tjetri qė kėrkonte tė pėrligjte krimin pas kryqit. Evropa dhe SHBA-ja nuk i kėrkuan popullit shqiptar as ndėrrim feje dhe asgjė tjetėr tė kėsaj natyre. E mbrojtėn ashtu siē ishte, shqiptar nė radhė tė parė, trefetarėsh pastaj. Me kėtė luftė, qė ndiqej ditė pas dite e orė pas ore nga mbarė planeti tokėsor, Evropa atlantike po emanciponte, veē tė tjerash, vetveten.
Tė gjendur befas nė qendėr tė historisė evropiane, a mund tė thuhet se shqiptarėt i kapėn pėrmasat e asaj qė po ndodhte?
Vėshtirė tė thuash jo, por po aq vėshtirė tė thuash po.
|