Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-04-06, 21:05   #1
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Frika Ndaj All-llahut

Pse i Frikohem All-llahut:

Pejgamberi (a.s.) thotė: “All-llahu i Lartėsuar ka krijuar njė melek qė njė krah e ka nė lindje kurse tjetrin nė perėndim, koka e tij ėshtė nėn Arsh, e kėmbėt e tij janė nėn tokėn e shtatė. Ai ka aq pupla sa ka krijesa tė All-llahut tė Madhėruar. Nėse njė burrė apo njė grua bie salavatė mbi mua, atėherė All-llahu i Lartėsuar e urdhėron melekun qė tė zhytet nė njė det prej drites (nurit) qė gjendet nėn Arsh. Meleku zhytet nė tė, pastaj del dhe i shkund krahėt e tij, e prej ēdo puple qė ka, rrjedhin pika. Kėshtuqė All-llahu i Lartėsuar krijon prej ēdo pike ujė nga njė melek, tė cilėt kėrkojnė falje pėr tė deri nė Ditėn e Kijametit!”

Njė i urtė kishte thėnė: “Shpėtimi i trupit ėshtė nė pakėsimin e ushqimit, ndėrsa shpėtimi i shpirtit ėshtė nė pakėsimin e gjynaheve, kurse shpėtimi i fesė ėshtė nė dėrgimin e salavateve ndaj mė tė mirit tė tė gjitha krijesave Muhammedit (a.s.)!”

All-llahu i Lartėsuar nė Kur’anin Famėmadh urdhėron e thotė: “O ju qė besuat, kini parasysh frikėn ndaj All-llahut, dhe le tė shikojė njeriu se ēka ka pėrgatitur pėr nesėr…” d.m.th. ēka ka punuar pėr Ditėn e Gjykimit. Pra kuptimi i ajetit ėshtė: bėni sa mė shumė punė tė mira qė ta gjeni shpėrblimin nė Ditėn e Kijametit. Pastaj vazhdon ajeti: “…dhe keni frikė All-llahun, e s’ka dyshim se All-llahu ėshtė qė e di nė detaje atė qė punoni”, qoftė mirė apo keq, saqė edhe melaiket, qielli, toka, nata dhe dita do tė dėshmojnė Ditėn e Gjykimit pėr atė ēfarė ka vepruar njeriu, qoftė mirė ose keq, dėgjim apo mosdėgjim, madje edhe gjymtyrėt e tij do tė dėshmojnė kundėr tij. Toka do tė dėshmojė pėr besimtarin dhe tė devotshmin e do tė thotė: “Ai ėshtė falur, ka agjėruar mbi mua, ka bėrė haxhin e ka luftuar nė rrugėn e All-llahut. Andaj besimtari dhe i devotshmi gėzohen tepėr kur e dėgjojnė tokėn duke dėshmuar nė favor tė tyre. Po ashtu, toka do tė dėshmojė edhe kundėr pabesimtarit dhe gjynahqarit e thotė: “ I ka bėrė shok All-llahut mbi shpinėn time, ka pirė alkool dhe ka ngrėnė haram” – e mjerė pėr tė ditėn kur do tė jap llogari para Krijuesit tė tij – All-llahut (xh.sh.)

Besimtar i vėrtetė ėshtė ai qė i frikėsohet All-llahut tė Lartėsuar me tė gjitha gjymtyrėt e tij, ashtu siē thotė juristi i njohur islam Ebul-Lejthi (r.a.) : “Frika ndaj All-llahut shfaqet nė shtatė gjėra:

1) Gjuha. E ndalon (e ruan) atė nga gėnjeshtra, pėrgojimi, thashethėmet, shpifja dhe nga fjalėt e kota. Kurse e bėn atė tė preokupuar me pėrmendje tė All-llahut (dhikrull-llah), lexim tė Kur’anit dhe me mėsimin e dituri.

2) Zemra. Besimtari e nxjerr nga zemra e vet armiqėsinė, urrejtjen dhe zilinė qė ka ndaj vėllezėrve tė tij, sepse zilia i zhduk veprat e mira ashtu siē thotė Pejgamberi (a.s.): “ Zilia i han punėt e mira ashtu siē i hanė zjarri drutė”. Dhe dije se zilia ėshtė njė prej sėmundjeve tė mėdha tė zemres, e sėmundjet e zemres nuk kurohen vetėm se me dituri dhe me punė.

3) Shikimi. Nuk shikon nė gjėra tė ndaluara si nė ushqim, pije, veshje etj., e as nuk e shikon dynjanė me syrin e epshit, por shikimi tij duhet tė jetė vetėm pėr tė marrė mėsim. Besimtari nuk shikon nė atė ēka nuk i lejohet, ngase i Dėrguari i All-llahut (a.s.) ka thėnė: “Kush i mbush sytė e tij me gjėra tė ndaluara (haram), All-llahu i Lartėsuar nė Ditėn e Gjykimit do t’ia mbush sytė e tij me zjarr (tė Xhehennemit)!”

4) Barku. Nuk fut nė barkun e tij diē qė ka ndaluar All-llahu, meqė ajo ėshtė njė mėkat (gjynah) i madh. Pejgamberi (a.s.) thotė: “Nėse nė barkun e njeriut bie njė kafshatė prej haramit, atėherė atė njeri e mallkon ēdo melek nė tokė dhe nė qiell pėrderisa ajo qėndron nė barkun e tij, dhe nėse vdes nė kėtė gjėndje, vendi i tij ėshtė Xhehennemi!”

5) Dora. Besimtari nuk e zgjat dorėn e tij drejt gjėrave tė ndaluara (haram), por vetėm aty ku fitohet kėnaqėsia e All-llahut tė Madhėruar.

Transmetohet nga Ka’b el – Ahbari tė kishte thėnė: “All-llahu i Madhėruar ka krijuar njė vend prej gurėve tė gjelbėrt shumė tė ēmuar. Nė tė ka 70 mijė shtėpi, e nė secilėn shtėpi ka nga 70 mijė dhoma. Nė kėtė vend tė bukur nuk do tė hyj askush pėrveē atij tė cilit iu ėshtė paraqitur harami e ai nga frika ndaj All-llahut tė Madhėruar e ka lėnė dhe e ka braktisur atė!”

6) Kėmba. Nuk shkon nė ato vende ku i bėhet mėkat All-llahut, por shkon nė ato vende ku All-llahu ėshtė i kėnaqur si shoqėrimi me dijetarė dhe njerėz tė mirė.

7) Bindja ndaj Zotit Fuqiplotė. Besimtari duhet t’i bindet Atij me njė bindje tė sinqertė dhe ēdo vepėr tė mirė, ta bėj vetėm pėr hir tė All-llahut duke iu ruajtur njėkohėsisht syfaqėsisė (rijasė) dhe hipokrizisė (nifakut). Pra, nėse njė besimtar i vepron kėto shtatė cilėsi, atėherė ai pa dyshim ėshtė prej atyre qė ka thėnė All-llahu nė Kur’an: …kurse bota e ardhshme te Zoti ėshtė pėr besimtarėt e ruajtur!” (Ez – Zuhruf-35); nė ajetin tjetėr thotė: “E ata, tė cilėt iu ruajtėn (mosbesimit dhe punėve tė kėqija) janė nė xhennete e mes burimeve!” (El – Hixhr- 45).

Gjithashtu nė njė vend tjetėr thotė : “Ata tė devotshmit janė nė kopshte e nė begati!” (Et-Tur-17). “Vėrtetė, ata qė i patėn frikė Zotit, janė nė vende tė qeta!” (Ed – Duhan-51).

Besimtari (mu’mini) duhet tė jetojė nė mes frikės e shpresės, gjithherė duke shpresuar nė mėshirėn e pakufishme tė All-llahut Fuqiplotė e asesi tė dėshpėrohet e tė bėhet pesimist. All-llahu i Madhėruar thotė: “…mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut… - por ta adhuron All-llahun, tė shmanget nga veprat e liga dhe tė pendohet pėr to tek All-llahu i Cili ėshtė Mėkatfalės dhe Mėshirues i Madh.

TREGIM. “Pėrderisa Davudi (a.s.) ishte ulur nė faltoren e tij duke e lexuar Zeburin, papritmas e sheh njė krimb tė kuq duke ecur nėpėr tokė. A thua ēfarė ka dashur All-llahu me krijimin e kėtij krimbi? – tha nė vetvete. Nė atė moment, All-llahu i jep leje krimbit qė tė flas dhe i thotė: O i dėrguar i All-llahut, sa i pėrket ditės, mua mė ka inspiruar Zoti im qė tė them pėr ēdo ditė kėto fjalė: SUBHANALL-LLAH, ELHAMDULIL-LAH, LAILAHE IL-LALL-LLAH dhe ALL-LLAHU EKBER nga 1000 herė, ndėrsa gjatė natės mė ka inspiruar Zoti im qė tė them pėr ēdo natė: ALL-LLAHUMME SAL-LI ALA MUHAMMEDIN EN-NEBIJJIL UMMIJJ VE ALA ALIHI VE SAHBIHI VE SEL-LIM nga 1000 herė, por edhe ēfarėdo qė ti lexon (nga Zeburi) unė kam dobi. Kur dėgjoi Davudi (a.s.) fjalėt e krimbit, kėrkoi falje dhe mbėshtetje tek Zoti xh.sh. pėr pėrbuzjen qė tregoi ndaj atij krimbi tė vogėl!”

Ibrahimi (a.s) kur kujtonte ndonjė mėkat, i binte tė fikėt dhe rrahja e zemrės sė tij u dėgjonte shumė larg. Atėherė All-llahu i Madhėruar e dėrgonte tek ai Xhibrilin (a.s.) dhe i thonte: O Ibrahim, i Plotėfuqishmi po tė bėn selam dhe po thotė: A e ke parė mikun qė i frikėsohet mikut tė tij? Kurse Ibrahimi (a.s.) ia kthente: O Xhibril, kur mė kujtohet mėkati (gjynahi) im dhe mendoja nė ndėshkimin e Tij, e harroja miqėsinė time.

Kėto pra janė gjėndjet e Pejgamberėve, evlijave, njerėzve tė mirė dhe asketėve (zahidėve), andaj mendo thellė!

Ebu el – Lejthi (r.a.) thotė: “All-llahu i Madhėruar ka disa melaike nė qiellin e shtatė, qė qėndrojnė me fytyrė nė sexhde prej momentit kur Ai i ka krijuar e deri nė Ditėn e Kijametit. Gjymtyrėt e tyre dridhen nga frika e Tij. Kur tė vie Dita Kijametit, ngrejnė kokat e tyre duke thėnė: I pastėr nga tė metat je o All-llah, nuk tė kemi adhuruar ashtu siē e meriton Ti!” Nė lidhje me kėtė ėshtė fjala e All-llahut nė Kur’an: “I frikėsohen Zotit tė tyre qė ėshtė mbi ta dhe i pėrmbahen me pėrpikėri asaj me ēka urdhėrohen!” (En – Nahl-50), do tė thotė nuk janė asesi tė padėgjueshėm ndaj urdhėrave tė All-llahut.

Pejgamberi (a.s.) thotė: “Nėse trupi i robit rrėnqethet nga frika e All-llahut tė Madhėruar, bien (fshihen) mėkatet e tij siē bien gjethet prej pemės (sė thatė)!”

Tregohet se njė burri i kishte hyrė nė zemėr dashuria ndaj njė gruaje. Njė ditė gruaja kishte vendosur qė tė udhėtonte me njė karavan tregėtarėsh dhe kur dėgjoi burri se ajo po niset pėr rrugė, u bė gati dhe iu bashkangjit karavanit. Njė natė gjatė udhėtimit, gruaja u nda nga karavani pėr tė kryer njė nevojė qė kishte e ai e ndoqi pas. Kur u vetmuan nė shkretėtirė dhe pėrderisa njerėzit ishin duke fjetur, burri shfrytėzoi rastin dhe ia tregoi qėllimin qė kishte ( qėllimi i tij ishte qė tė bėj imoralitet me tė).

Ajo i tha: “Sė pari, shko e vėzhgo se a janė tė gjithė njerėzit duke fjetur!” Njeriu u gėzua pa masė duke menduar se ajo po i pėrgjigjet kėrkesės sė tij (pėr kontakt intim). Ai doli, u soll rreth e rreth karavanit dhe vėrtetė tė gjithė kishin ra nė njė gjumė tė thellė. U kthye te ajo dhe i tregoi se askush nuk ishte i zgjuar nė atė moment. Por ajo me njė besim tė fuqishėm i tha: “Mirė, por ēfarė mendon pėr All-llahun e Lartėsuar a thua ėshtė duke fjetur nė kėto ēaste?” Njeriu i habitur tha: “All-llahu nuk flen, Atė nuk e kaplon kotja e as gjumi”. “Me tė vėtretė Ai i Cili nuk ka fjetur kurrė dhe nuk flenė asnjėherė na sheh neve edhe nėse njerėzit nuk na shohin, pėr kėtė shkak mė e merituar ėshtė t’ia kemi frikėn All-llahut e jo njerėzve – ia ktheu gruaja. Atėherė kur dėgjoi fjalėt e kėsaj gruaje tė ndershme dhe besimtare, u tėrhoq prej saj nga frika ndaj Krijuesit duke u penduar me njė pendim tė sinqertė pėr atė ēfarė synonte dhe u kthye menjėherė nė vendin e tij. Kur vdiq, e pa dikush nė ėndėrr dhe e pyeti. Ēfarė bėri Zoti me ty? Mė ka falur pėr shkak tė frikės qė pata ndaj Tij, e po ashtu pėr shkak tė mėnjanimit tė atij mėkati – Iu pėrgjigj ai!”

Vazhdon...


__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante