Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-04-06, 14:16   #4
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pėrveē kėsaj, nga vetė burimet shkrimore serbe mėsohet se administrata e Republikės sė Vendikut edhe para shek. 12 e pėrdorte nocionin Ilirik. Kjo shihet qartė nga konteksti: „Nga regjionet serbe, nė tregje tė huaja lėnda e drurit eksportohej kryesisht pėrmes Drinit nga Shqipėria e Veriut, pėrmes Bunės nga Zeta dhe pėrmes Neretvės nga Zahumi. Marini pohon me ngulm se venedikasit nga Dalmacia dhe nga „Iliriku eksportonin dru pėr ndėrtimin e shtėpive. Kemi njė dėshmi tė vitit 1373 pėrkitazi me eksportimin e drurit nga Shqipėria.

Karl Topia i nadaloi barkat e Andrija dhe Graton Dandul-it, sepse kėta nuk e kishin paguar doganėn pėr drutė e ngarkuara nė ato barka”.[31] Pėr ata qė mund tė thonė se pėrmendja e emrit Dardania mund tė jetė rezultat i modės mesjetare pėr t’i pėrdorur emrat antikė, po shtoj vetėm se nė shkrimet kishėtare serbe nuk ndeshet asnjėherė emri Mizia, me tė cilin, nė kuadėr tė „modės mesjetare” tė periudhės sė Humanizmit e tė Renesansės europerėndimore, dijetarė e shkrues mesjetarė tė Perėndimit e quanin herė pas here krijesėn shtetėrore tė Serbisė.

Ndryshe qėndron puna me tė huajėt. Kėshtu, nė njė letėr tė perandorit Friedrich I Barbarossa drejtuar mbretit tė Egjyptit, Saladinit, nė kohėn e kryqėzatės sė dytė thuhet nė vitin 1187 se „Ti do ta pėrjetosh mllefin e Teutonėve, tė cilėt edhe nė kohė tė paqes i rrėmbejnė armėt. Ti do t’i njohėsh banorėt e Rheinland-it dhe rininė e Istrisė, qė cilėve s’u ėshtė parė shpina nė asnjė betejė; bavarėt shatmėdhenj si pirguj, Schwab-ėt krenarė e dinakė, Frankėt e kujdesshėm, Sasėt qė luajnė me shpatat e tyre, Tyringenėt, Westfal-ėt ... malėsorėt e shkathtė tė Alpeve ... Bohemiasit, qė dinė tė vdesin pėrflakshėm, Polakėt qė janė mė tė egjėr se shtazėt e pyllit, Austriakėt, Istrėt, Ilirėt, Toskanėt, Venecianėt, Pizasit...”[32] kur pėr ilirė mbaheshin, pas gjithė gjasėsh, dalmatėt.

Pėr rezultat tė modės mund tė merret edhe emri parasllav Moesia pėr shtetin e Rashkės. Njė shembull konkret pėr kėtė e gjejmė psh. nė njė shkresė qė ka tė bėjė me qytetin mesjetar tė Novobedės i cili, deri nė fillim tė shekullit 16, ishte njė koloni e rėndėsishme e sasėve. Nė kėtė shkresė ėshtė shėnuar: „Novomontana civitias, Germanorum coloniie principio namque Saxones in Mysiae partibus metalla et argendi materiam reeperere ...”,[33] pėrkatėsisht „Qyteti Novomontana, fillimisht njė koloni e germanėve, sepse sasėt gjetėn nė pjesė tė Mizisė metal e argjend”.

Kėtė fenomen e ndeshim psh edhe tek njė kont me mbiemrin Branković, i cili duke u paraqitur pėr kinse pasardhės i dinastisė sė Branković -ėve tė mirėfilltė tė shek. 14 - 15 u shkruante letra kryesisht diplomatėve rusė se ēfarė hapėsire do tė duhej tė zinte shteti i ardhshėm i Serbisė. Nė njė kėsi letre tė vitit 1690 ky shkruante se brenda atij shteti duhej tė hynin edhe Jusitiniania pėrkatėsisht hapėsira e Kosovės dhe e Maqedonisė, Iliria (Kroacia) dhe vetė nėnshkrante „Georgie despot Prvo Justinianskog otačastvii, i vasoi Sloveno - Srbskio Ilirii i Misiam i proč”.[34]

Ka edhe raste kur njė krahinė a krahinėz kinse na e paska marrė emrin (edhe) nga ndonjė qytet. Kėshtu, ka njė supozim se krahina qė mė vonė u quajt Metohia e paska marrė emrin nga njė qytet qė qenka quajtur Metoja ose Metuja qė po u pėrmendka gjatė shek. XIX, si njė mbishtresė toponimike mbi emrin Hosnon tė dėshmuar ndėr shkrime bizantine, ndėrsa nė ato sllave si Hvosno e i ripėrtrirė pas Luftėrave Ballkanike; Krahina Dukagjin u quajt kėshtu mbase nga njė qytet tė cilin Frang Bardhi e pėrmendte mė 1636 si Gjytetja e Re ose Dukagjina,[35] tė cilin kujtoj se duhet kėrkuar nė anė tė Gjakovės; krahina Altin ili u quajt sipas emrit parasllav tė Bjeshkėve tė Junikut; krahina Opoja qenka quajtur kėshtu[36] sipas njė qyteti tė padėshmuar *Opola (emri i tė cilit po rrjedhka nga njė polis e greqishtes sic!) e tė cilin Jastrebov e lokalizonte nė territor tė katundit tė sotėm Kuklibeg tė kėsaj ane; emri Izmornik i krahinės sė Moravės sė Poshtme ėshtė zgjerim i funksionit tė emrit nė pėrmasė regjioni nga emri i qytetit apo qendrės regjionale kishėtare tė periudhės bizantine Preamoron, tė pėrmendur me 1019 nė njė krisobulė tė carit bizantin Vasilit II[37] e ndonjė tjetėr.

Pra, pėr tė dalur njė emėr regjioni Kosova, do tė duhej qė serbėt ta kishin gjetur ndonjė qytet, castrum kėshtjellė, municipium apo statio tė periudhės romake, romane apo bizantine qė do ta mbante njė emėr i cili, kur tė pėrkthehej nė serbisht (siē e kanė zakon sidomos sllavėt e Jugut), tė dlite njė emėr regjioni Kosovo, ose do tė duhej qė pushtuesit serbė ta kishin ngritur vetė njė qytet dhe ta kishin pagėzuar Kosovo.

Nė rastin tonė (shih mė poshtė) nuk ndodhi as njėra e as tjetra. Bile, ngritja nga serbėt e ndonjė qyteti nė Kosovėn e pushtuar as qė mund tė merret me mend aqė mė parė pse nė shkrime tė karakterit gjenealogjik, biografik mėsohet se Stefan Nemanja ka rrėnuar qytete tė „grekėve”. Nemanja e paska marrė pushtetin „nė shtetin serb”*, kėshtu thuhet nė shkrime tė kėsaj natyre, vitin e 24 tė sundimit tė Mihail Komnenit; se i vėllai i tij Miroslavi kishte qenė knez nė shtetin e Zahumit** dhe se Dalmacinė e mbanin „Grekėt”. Pikėrisht nė kėtė kohė 12 bujarė tė mėdhenj (serbė) e paskan nisur pėrndjekjen e bullgarėve e tė grekėve dhe i rrėnuan qytetet e tyre”.[38]

Shėnimi tjetėr, i cili rrjedh nga shek. 15, dėshmon se njė pjesė e Rrafshit tė Kosovės ishte nė mesjetė e mbuluar me pyje, sepse pėr tė shkuar nga Prishtina pėr nė Vushtrri tregtarėt (mbase jo vetėm raguzas) duhej tė kalonin nėpėr pyje ose shkorrete, pėrkatėsisht nėpėr boschi di Cossova.[39] Duket se vetė gjenitivi (di Cossova) i emrit Kosova nė kėtė njoftim lė tė kuptohet se kėtu vėrtetė kemi tė bėjmė me emėr tė njė regjioni ose tė njė pjese tė tij tė quajtur Kosova dhe jo me ndonjė qytet.

Nga kėto dy burime rezulton se as nė luginėn e Llapit e as nė hapėsirėn nga Prishtina deri nė Vushtrri nuk kishte ndonjė qytet Kosova. Sigurisht qė, po tė kishte ndonjė qytet tė quajtur kėshtu, kėtė do tė duhej ta dinte kosovari Segano aq mė parė kur ky e pėrmend njė luginėz tė quajtur Kosovica afėr Podievės, jo porse njė qytet qė do tė quhej Kosova.

Pėrveē kėsaj, sikur midis Prishtinės, Vushtrrisė e (edhe) Podievės tė kishte pasur ndonjė qytet Kosova sigurisht qė tregtarėt raguzas nuk do tė kishin pasur nevojė qė, pėr tė shkuar nga Prishtina nė Vushtrri, tė kalonin nėpėr pyje e shkorrete, pėrkatėsisht vėshtirė se do tė mbetej pa u pas pėrmendur edhe nė dokumente tė Repubikės sė Raguzės apo edhe tė asaj tė Venedikut. Pėrveē kėsaj, sikur tė kishte pasur ndonjė qytet tė quajtur Kosova, sigurisht qė sundimtarėt serbė do ta bėnin pėr seli tė tyren, qoftė edhe tė pėrkohėshme, siē e bėnė herė pas here psh. edhe Prishtinėn, Bellosicėn dhe Krushevcin, i cili sot bie nė tė ashtuquajturėn Serbi e Jugut.

Kjo don tė thotė, nė vija mė tė largėta, se ndonjė qytet Kosova nuk ekzistonte sė pakut as nė kohėn e pushtimit serb tė hapėsirės sė Kosovės sė sotme nė shek. 12. Nga ana tjetėr nėpėr shkrime tė shek. 15 - 17 nuk ka ndonjė shėnim se u ndėrtua ndonjė qytet, fortifikatė apo kėshtjellė e quajtur Kosova. Mbetet e vėshtirė tė besohet ekzistenca e njė qyteti Kosova i papėrmendur kurrnjėherė mė parė deri nė shek. 17 dhe, njėkohėsisht, i zhdukur po gjatė atij shekulli.

Megjithatė, ka bukur shumė shkrime qė e kanė pėr objekt trajtimi vendndodhjen e njė qyteti, pėr mendimin tim tė supozuar, tė quajtur Kosova, sepse pėr ekzistimin e njė qyteti tė quajtur Kosova paska tė dhėna qė nga shek. 17 e njėkohėsisht edhe mendime tė ndryshme mbi vendndodhjen e tij.

Me ēėshtjen e ubikimit e tė identifikimit tė njė qyteti tė zhdukur Kosova, i cili nė veprėn e Haxhi Kallfės - gjeografit turk tė gjysmės se dytė tė shek. XVII -cilėsohej pėr kadillėk, u muarrėn disa dijetarė tė historisė. Kėshtu, Stojan Novaković (pėr mendimin tim me tė drejtė) e mohonte plotėsisht ekzistimin e kėtij qyteti, qoftė si vendbanim qoftė edhe si kadillėk Kosova dhe e identifikonte kėtė me Janjevėn e sotme duke e pasur pėr mbėshtėtje rrethanėn se gjeografi turk thoshte se popullata e kėtij qytetthi ishte kryesisht minatore. Sė kėndejmi, Novaković kujtonte se qyteti i imagjinuar Kosova s'ėshtė tjetėr veēse Janjeva vetė. Mirėpo, Skender Rizaj, i mbėrthyer nga ideja e ekzistimit domosdo tė njė qyteti tė quajtur Kosova, pėr njėrin ndėr argumente nė tė mirė tė tezės sė tij mbėshtetet tek „fakti” se H. Kallfa nuk po i pėrmendka rastėsisht njėrin pas tjetrit tė dy qytetet: Janjevėn e Kosovėn. [40]

Edhe Johann Georg von Hahn ishte marrė me ēėshtjen e ubikimit tė kėtij qyteti. Pėr lokalizimin e kėtij qyteti Hahn mbėshtetej nė njė gojėdhanė qė e kishte shėnuar edhe gjeografi turk, sipas sė cilės gurėt qė janė afėr kishės, sė cilėsuar e Vjetėr, nė Janjevė qenkan sjellur nga gėrmadhat e njė qyteti qė ndodhej nja njė orė udhė kėmbė nė jug tė Janjevės - vend qė po e quajkan Basilovica dhe u gjendka buzė lumit Koznica*. Sė kėndejmi Johann Georg von Hahn propozonte qė qyteti Kosova duhet kėrkuar nė kėto anė, respektivisht njė orė udhė larg nė jug tė Janjevės. Nė tė mirė tė ubikimit kėtu tė lokalitetit tė zhdukur Kosova, Hahn e merrte edhe pėrshkrimin tjetėr tė Haxhi Kallfės, sipas tė cilit „kur vihet nga Kaēaniku, ky qytet pa mure gjendet nė tė sosur tė luginės” - pėrshkrim ky qė po u pėrputhka me atė tė rrafshinės sė rrumbullakėt tė rrethuar nė tė dy anėt me kodrina.[41]
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė