Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-04-06, 14:22   #6
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pėrveē kėsaj, njoftimi i Haxhi Kallfės, i marrė shkėputur nga pjesa tjetėr e tekstit, flet mė shumė nė tė mirė tė ubikimit tė vendbanimit midis katundeve Besi e Lluzhan. Fundja, nė tė mirė tė identifikimit tė propozuar nga ky vetė, S. Rizaj e sjell njė shėnim nga burime angleze, sipas tė cilit „Kosova, qytet nė Rumeli, gjendej 7 mila ... nė verilindje tė Prishtinės ... ”,[60] gjė qė, pėrsėri, do tė shkonte nė tė mirė tė ubikimit tė qytetit tė supozuar, tė paqenė nė rrethina tė Podievės.

Ekzistimin e njė mikroregjioni, qyteti (?) apo tė njė vendbanimi mė tė vogėl tė quajtur Kosova qė nuk do tė ketė qenė larg nga Prishtina, do ta dėshmonte ndoshta edhe ruajtja deri nė ditė tonat e mbiemrit Kosova, kryesisht ndėr banorė tė Prishtinės - qė ėshtė mbase njė atribut ēfare e mbajnė rėndom ardhėsit. Kėshtu, si edhe mbiemri Pustina qė e ruan mė vete njė variant tė shek. 17 tė emrit tė qytetit Prishtina, ose mbiemri Glloboderi qė e ruan emrin mė tė vjetėr (tė dėshmuar nė gjysmėn I tė shek. 15) tė Obiliqit tė sotėm e tė tjera raste, mbiemrin Kosova e kanė mbase ata qė nė Prishtinė do kenė zėnė vend si ardhės nga ndonjė mikroregjion apo katund tė quajtur Kosova.

Ēėshtja e ubikimit tė kėtij qyteti, sa u pa nga mendimet e shfaqura nga tė tjerė, mbetet pezull. Pėr mendimin tim bile mund edhe tė mos ketė pasur ndonjėherė njė qytet konkret Kosova. Mė parė kemi tė bėjmė me bartjen e emrit tė mikroregjionit Kosova mbi vendbaime tė tjera si : Janjeva, Bellosica, Podieva, se sa me njė vendbanim konkret e aqė mė pak ndonjė qytet tė quajtur Kosova. Unė mendoj se besimi pėr ekzistimin e njė qyteti Kosova ėshtė mė shumė besim e mbėshtetje verbėrisht mbi tė thėna tė tė huajėve tė cilat jo domosdo, sidomos kur kemi tė bėjmė me udhėpėrshkrime, edhe duhet tė jenė absolutisht tė besueshme. Nuk e di si do tė mund tė sqarohej zhdukja e njė qyteti nė shek. 17 pa pas lėnė gjurmė nė kujtesėn kolektive tė shqiptarėve dhe pa u pas shėnuar asnjėherė nė ndonjė dokument relevant.

Pa pretendime se do ta zgjidh njėherė e mirė ēėshtjen e ubikimit tė qytetit tė pandehur Kosova, do tė pėrpiqem tė inkuadrohem nė kėtė problem, pėr tė hedhur pak dritė mbi kėtė ēėshtje, qoftė edhe vetėm pėr ta nxitur rishtrimin e ēshtjes nėse kishte njė qytet tė quajtur Kosova.

Nė kėtė mes do thėnė sė pari se ėshtė e pakontestueshme se njė vend, njė katund qė mbante emėr homonim me emrin e Kosovės ndodhej nė rrethina tė Vushtrrisė. Jo larg kėtij qyteti antik (Vicianum), mesjetar e tė sotėm shtrihet Fusha e Kosovės, pėrkatėsisht Gazimestani, vendi i Betejės sė vitit 1389. Mė 1455 pėr nė kėtė hapėsirė dėshmohet edhe katundi Kosovci (sh. mė lart), emri i tė cilit mund t’i ketė shėnuar banorėt qė jetojnė nė apo qė kanė ardhur nga njė vend i quajtur Kosova. Nė pozicion tė tillė e lokalizon vendbanimin Kosova autori i njė harte gjermane tė shek. 18.

Sipas njė harte tjetėr, vendbanimi Kosova (i shėnuar kėtu si Kosovo) ndodhej pikėrisht nė mes tė rrugės Prishtinė - Podievė, aty dikund midis katundeve tė sotme Besi e Lluzhan. Ėshtė dėshmuar nga historianė tė lashtėsisė e nga arkeologė se nė kėtė hapėsirė, po shėnojmė vetėm sa pėr ilustrim, ndodheshin kėshtjella e pėrmendur nė shek. VI tė erės sonė nga Prokopi. (De aedificis IV, 4) e quajtur Besiana dhe statio antike Vendenis / Vindenis - qė kanė tė bėjnė me katundet e sotme Besi dhe Gllamnik/Gllamnikė tė rrethinave tė Podievės. Sikur tė kishte pasur njė qytet apo kėshtjellė tjetėr nė trekėndėshin Prishtinė - Podievė - Vushtrri kujtimi pėr tė do tė ruhej sė pakut nė mikrotoponime si Gjyteti ose Gradina.

Nė kėtė hapėsirė nuk ndodhi as fenomeni i konstauar nga K. Jireček-u sips tė cilit „Duke qenė tė ardhur, sllavėt nuk deshtėn t’i vazhdojnė, nė disa raste, emrat e vjetėr por i riemėrtuan emrat e qyteteve antike. Kėshtu ndodhi psh. edhe me emrin e qytetit parasallav Byllis nė lindjen tė Vlorės, tė cilin sllavėt pushtues e quajtėn thjesht Gradьcь, gėrmadhat e tė cilit ndodhen afėr katundit tė sotėm Gradec tė Vlorės”.[61]

E vetmja dėshmi e tėrthortė pėr ekzistimin e ndonjė kėshtjelle nė regjionin e Llapit, mė afėr Bellosicės ėshtė emri Pollatė i katundit qė nuk ėshtė larg nga Bellosica. Dihet porse qė polatь e kishte nė serbishten mesjetare kuptimin „pallat”, pėrkatėsisht „rezidencė” e Bellosica edhe dėshmohet tė ketė qenė sė pakut njė herė rezidencė e sundimtarit serb Milutin (sh. mė lart). Kėtu bėn tė shtohet edhe dėshmimi i njė vendi, qė i bartur nė njė rekonstruksion tė njė harte tė vitit 1546 tė M. Gastaldi-t, tė quajtur Cascoua e Casove (!!!), ndėrsa nė njė rekonstruksionin e v. 1560 mbase tė po kėsaj harte tė Gastaldi -t qenka shėnuar si Scascoua. [62]

Njė gjė qė menjėherė bie nė sy nga kėto dy harta ėshtė rrethana qė vendi i quajtur Cascoua, Casove Scascoua ėshtė lokalizuar nga kartografi midis vendeve M(onte) Argenato (sic!) e Vendenis, pėrkatėsisht midis malit (tė quajtur nga udhėpėrshkrues e kartografė tė mesjetės sė vonė „Montana dell’ argento”[63]), pėrkatėsisht kolonisė raguzase - sase tė Bellosicės dhe katundit tė sotėm Gllamnik pėr nė territor tė tė cilit paravendohet tė ketė qenė statio romake Venedenis /Vindenis. Pozita nė tė cilėn Gastaldi e vendos vendin e mėsipėrm, i pėrgjigjet plotėsisht rrafshinės brenda trekėndėshit Podievė - Prishtinė - Vushtrri.

Kėtu kemi tė bėjmė, sipas mendimit tim, me zgjerimin nė shek. 17 tė emrit tė katundit Kosovci (tė dėshmuar mė 1455) i cili nė mos e pastė shėnuar pikėrisht Fushėn ku u zhvillua Beteja midis koalicionit tė principatave tė krishtera (kryesisht katolike) tė Europės Juglindore dhe ushtrisė osmane, do tė ketė qenė krejt afėr kėsaj Fushe dhe qė do tė ketė shėnuar njė rryp toke rrafshinore midis Prishtinės, Podievės dhe Graēanicės e Vushtrisė e deri nė Zveēan.

Burimet qė e dėshmojnė kėtė tė vėrtetė janė tė shumta e kryesisht kartografike tė shekujve 17-18. Kėtė rryp toke e gjejmė tė pėrmendur nė trajtat: Pianura di Cosouo ot Campus Merula „Fusha e Kosovės ose Fusha e mėllenjave” (mė 1689); Cossauo (mė 1750), Campus Merlinus „Fusha e mėllenjave“ (mė 1775); Cassovo oder Amsel Feld „Kosova ose Fusha e mėllenjave” (mė 1793 dhe mė 1788); Kosovo Polie „Fusha e Kosovės“ (shek. 18); Kossypjopédion „Fusha e mėllenjave” (1840) khs. greq. κόσσυφος κότσυφaς „mėllenjė e zezė” etj.

E kėtillė del gjendja edhe nėpėr shkrime serbe tė shek. XVIII (pėrkatėsisht tė vitit 1737) tė cilat kanė tė bėjnė ekskluzivisht me Betejėn nė Fushėn Kosovės. Sipas kėtyre shkrimeve, nė mikroregjionin Kosova binin, midis tė tjerash, edhe qyteti Zveēan „qyteti Zveēan nė Fushė tė Kosovės”, Graēanica „Nė Graēanicė nė Kosovė”, Prishtina „Nė Prishtinė nė Kosovė”; Lypiani „Nė Lypian nė Kosovė e nė Sitnicė” dhe lumi Sitnica „Sitnica nė Kosovė”.[64]

Nė kėtė frymė duhet parė edhe rrethana qė as nė relacione kishėtare tė Vatikanit, qė janė tė shek. 16 - 18 nuk flitet pėr ndonjė qytet Kosova, por pėr njė fushė qė e mban atributin e Kosovės. Kėshtu, nė njė dorėshkrim tė viteve 1599/60 tė njė udhėpėrshkruesi anonim ėshtė shėnuar se „Mė 3 korrik u nisėm dhe arritėm nė njė vend qė quhej Vila Nigra (SG: Carraleva e sotme apo katundi Negrovc i Drenicės ?) … Lugina ėshtė e rrethuar nga tė gjitha anėt me kodra. … Kėtu ujėrat rrjedhin nė veri, megjithėse gjer atėherė kanė rrjedhur nė jugperėndim …

Pastaj u nisėm rrugės juglindore dhe kaluam fushėn e mrekullusme qė quhej Kosovė, e gjatė mbi 30 milja, kurse e gjerė mė se 12 milja. Fusha ėshtė e punuar dhe e pasur me ujėra, qė rrjedhin nė mėnyrė tė kėndshme prej maleve … ”,[65] ndėrsa nė njė relacion tė Marin Bicit -arqipeshkvit tė Tivarit, tė vitit 1610 del tė shkruhet se nė tė udhėtuar nga Prizreni „tue na udhėheqė shėndosh jashta atyne pyjeve nė Fushėn e Kosovės. Kjo asht nji fushė e bukur me ma shumė se 80 mil gjatėsi e 20 gjanėsi, e famėshme pėr luftimet e zhvillueme me turqit prej Janko vojvodės* dhe pėr rasėn e vendimit qė mori Milosh Kobiliqi ...”.[66]

Nga sa u tha mė lart lejohet t`i dilet zot mendimit se emri Kosovė - qė nė krye tė herės do ta ketė emėrtuar vetėm njė mikroregjion midis qyteteve tė sotme tė Prishtinės, Vushtrrisė e tė Podievės - ka dalė nga emri i ndonjė vendbanimi tė quajtur Kosovci pėrkatėsisht Kosova. Ky vendbanim, siē na e tregon emri i dėshmuar i katundit Kosovci mė 1455, qė nuk duhet tė jetė domosdo dėshmia mė e vjetėr, ishte nė kahinėn e Llapit, ndoshta jo larg nga fusha qė i takonte atij katundi e nė tė cilėn ishte zhvilluar Beteja midis forcave tė koalicionit tė tė krishterėve ballkanas e europerėndimorė dhe tė ushtrisė osmane, e njohur nė histori me emrin Beteja e Kosovės.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė