Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-04-06, 15:33   #36
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Kreu i Kuvendit tė Kosovės nė Tiranė. Topalli: Kosova e pavarur, nuk ka ndryshim kufijsh
Kolė Berisha: Nuk ka siguri pėr mosndryshimin e kufijve

Shekulli

TIRANE - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Kolė Berisha, tha dje nė Tiranė se, nėse kufijtė ndryshojnė nė pjesė tė tjera, duke kuptuar rajonin, nuk do tė ketė siguri se nuk do tė ndryshojnė edhe kėtu. Berisha u pėrgjigj pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, mbi deklaratėn e ministrit tė Jashtėm, Besnik Mustafaj pėr mosgaranci pėr kufijtė po tė ndahej Kosova. "Po, shikoni! Dua tė them se ėshtė kuptuar shumė drejt deklarata e zotit Mustafaj nė Kosovė, ėshtė interpretuar shumė bukur. Nėse kufijtė ndryshojnė nė pjesė tjetėr, nuk mund tė sigurojmė se nuk ndryshojnė edhe kėtu. Nuk kemi pretendime territoriale pėr momentin". Nė kėtė moment, kryetarja e parlamentit, Topalli, ndėrhyri disa herė duke thėnė se deklarata e Mustafajt ishte keqkuptuar dhe se Kosova do tė jetė e pavarur. “Lidhja jonė ėshtė e veēantė, tha Topalli, ndaj bashkėpunimi mes tė gjitha institucioneve tona, veēanėrisht mes dy Kuvendeve do tė thellohet mė tej. Ne vlerėsojmė seriozitetin e pėrfaqėsuesve tuaj nė negociatat pėr statusin pėrfundimtar qė padyshim do tė jetė pavarėsia pėrmes garantimit tė tė drejtave tė pakicave dhe mosndryshimit tė kufijve”, -shtoi ajo. “Ėshtė e rėndėsishme, tha Kolė Berisha pas takimit me Topallin, qė nė negociatat pėr statusin e Kosovės shkojmė si Kosovė dhe jo si parti politike. Kemi garantuar dhe vazhdojmė tė garantojmė tė drejtat e pakicave dhe kėtė e kemi shprehur nė tė gjitha dokumentet dhe deklaratat tona. Gjithashtu do tė donim, dhe mbetemi tė angazhuar, qė edhe pėrfaqėsuesit serbė tė vijnė nė Kuvend. Jemi tė vendosur nė angazhimet tona tė cilat do tė realizohen me njė Kosovė tė pavarur”, -tha Kolė Berisha. Nė takimin me partitė e opozitės, PS-nė, PSD-nė, LSI-nė dhe PAD-nė, ėshtė dhėnė pėrsėri mbėshtetja pėr Kosovėn e pavarur. Por opozita ka gjykuar si tė pavend ndarjen e takimeve nė kėtė cilėsi opozitė dhe pozitė me delegacionin nga Kosova. Nė takimet e delegacionit nga parlamenti i Kosovės ėshtė folur edhe me Topallin edhe me opozitėn edhe me kryeministrin Berisha pėr bashkėpunimin ndėrmjet tė dy vendeve. Delegacionet diskutuan pėr tė gjitha fushat, veēmas pėr rrugėn Durrės-Prishtinė qė mundėson lidhjen e Kosovės me detin dhe zhvillimin e verilindjes sė Shqipėrisė. Sakaq, kryeministri Sali Berisha ka ritheksuar pa mė tė voglin dyshim „mbėshtetjen e qeverisė shqiptare pėr njė Kosovė tė pavarur, demokratike, tė zhvilluar, respektuese tė tė drejtave dhe lirive tė serbėve dhe pakicave tė tjera, si dhe njė vend tė qytetarėve tė barabartė pėrpara ligjit duke theksuar gjithashtu se pavarėsia e Kosovės do tė jetė njė kontribut i rėndėsishėm pėr paqen dhe stabilitetin e rajonit“. Kryetari i Kuvendi tė Kosovės, Kolė Berisha, nė takim me kryeministrin ka vlerėsuar gjithashtu rėndėsinė qė ka Kosova e pavarur, ndėrsa ka shtuar se „prania ushtarake nė Kosovė do tė jetė e nevojshme edhe pas pėrfundimit tė procesit tė statusit si njė garanci jo vetėm pėr Kosovėn, por edhe pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon, ndėrsa prania civile ėshtė gjithashtu e nevojshme, por me njė status tė ndryshėm nga ai i tanishmi“.

09/04/2006
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė