B. Sh

TIRANĖ -
Djali i fundit i familjes Haklaj qė ka mbetur gjallė ėshtė Hamdi Haklaj, 68 vjeē. Hamdiu ėshtė mė i madhi i pesė djemve tė Haklajve,
katėr prej tė cilėve Shkėlqimi, Halili, Fatmiri dhe Ylli janė vrarė nė atentate me mina tė telekomanduara, me armė snajper apo nė prita tė sofistikuara. Ai njihet si koka e familjes Haklaj, fytyra e tij nuk eshtė parė nė Bajram Curri qysh prej shumė vitesh. Prej kohėsh
ai ėshtė kthyer nė njė mit nė veri tė vendit, pasi njihet pėr masat e forta tė sigurisė qė merr, duke i shpėtuar tė gjitha pritave dhe atentateve qė janė organizuar ndaj tij. Hamdiu ka mbaruar shkollėn e lartė pėr veterinari nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės nė vitet 1971-1975. Para viteve '90 ai ka kryer detyra tė rėndėsishme duke qėndruar pėr disa vite rresht dhe nė detyrėn e kryetarit tė kooperativės.
Ai ėshtė i pari i familjes Haklaj qė ėshtė akuzuar pėr vrasje dhe shpallur nė kėrkim qysh nė muajt e parė qė PD-ja mori pushtetin pėr herė tė parė. U arrestua pėr disa muaj, dhe mė pas u lirua pėr njė akuzė e cila nuk iu provua. Mė pas, Hamdiu u akuzua pėr vrasjen e dy vėllezėrve nga fshati Tropojė e Vjetėr nė Malin e Shkėlzenit, pas njė zėnke tė kėtyre tė fundit me vėllain e tij, Shkėlqimin. Ai qėndroi pėr 5 vjet rresht si kaēak nė bjeshkė ose si emigrant nė Belgjikė dhe nė Gjermani. Policia e asaj kohe organizoi tre operacione tė mėdha deri dhe me mbėshtetjen e helikopterėve.
ATENTATI
Haklajt dhe vrasja e Azem Hajdarit
Vrasja mė e bujshme e organizuar dhe kryer nga Haklajt ka qenė ajo e deputetit demokrat Azem Hajdari mė 12 shtator tė vitit 1998. Pasi kishte planifikuar ēdo detaj tė vrasjes, Fatmir Haklaj merr me vete njė ushtri tė tėrė njerėzish, kryesisht tropojanė dhe miq tė tij, dhe zbarkon nė Tiranė. Pėr dy ditė ai ka studiuar lėvizjet e Azem Hajdarit si dhe situatėn pėrreth selisė sė Partisė Demokratike. Mbrėmjen e 12 shtatorit Fatmiri dhe tre makina tė tjera janė hedhur nė veprim. Vetė ai, Jaho Salihi dhe miku i tyre Naim Ēangu kanė shkuar tek selia e PD-sė dhe kanė kėrkuar njė takim me Azem Hajdarin. Ky i fundit ndodhej nė zyrėn e tij dhe kur ka dėgjuar se po e kėrkonin disa njerėz me njė makinė tė zezė ka dalė jashtė. Rreth orės 21.15 minuta Azemi dhe dy truprojat e tij i janė drejtuar makinės sė panjohur. Sapo ata janė gjendur pranė makinės kanė dalė jashtė Fatmir Haklaj, Jaho Salihi dhe Naim Ēangu. Tė dyja palėt kanė shkėmbyer vetėm pak fjalė me njėri- tjetrin dhe menjėherė Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi kanė nxjerrė armėt duke hapur zjarr nė drejtim tė Azem Hajdarit. Plumbat vranė nė vend Azemin si dhe truprojen e tij Besim Ēera. Ndėrkohė nga grupi i atentatorėve mbeti i vrarė Naim Ēangu. Pėr vite me radhė kjo vrasje mbeti e pahetuar nga ana e prokurorisė dhe ndėrkohė vetė tropojanėt vazhduan zakonin e tyre. Njė nga njė u vranė disa nga pjesėmarrėsit nė kėtė atentat. Ndėrkohė vetė Haklajt vranė vrasėsit e e vrasėsve duke bėrė qė pjesa mė e madhe e kėsaj historie tė mbetet ende njė mister.
Fatmir Haklaj
Do vras 50 njerėz pėr tė marrė hakun e tim vėllai
Fatmir Haklaj, ish- shefi i komisariatit tė policisė sė Tropojės e kishte paralajmėruar prej kohėsh kėtė serial vrasjesh nė qytetin e tij. Mė 9 janar tė vitit 1998 ai dha dorėheqjen nga posti i shefit tė komisaritit, tė cilin e kishte privatizuar menjėherė pas fitores sė PS-sė nė zgjedhjet e vitit 1997. Pak kohė mė pas ai ka dhėnė njė intervistė pėr njė gazetare franceze dhe nė tė ka paralajmėruar vrasjet. Sipas intervistės, Fatmiri ka dhėnė dorėheqje nga strukturat e policisė menjėherė pasi i ėshtė vrarė vėllai, Shkėlqim Haklaj. Arsyeja e dorėheqjes ėshtė marrja e hakut pėr vėllanė nė bazė tė kanunit. Kisha vendosur tė punoja me burrni pėr tė vendosur rendin dhe qetėsinė nė Tropojė. Mė 5 janar 1998 mė ėshtė vrarė vėllai, Shkėlqim Haklaj, dhe kunati, Artur Demiri, nė njė pritė, nė Qafėn e Luzhės,- ka thėnė Fatmiri nė kėtė intervistė. Ai ėshtė shprehur se do tė marrė hak pėr vėllain, por nuk pėrmend nė intervistė asnjė nga emrat e autorėve qė ia vranė atė. Unė nuk kam marrė hak, hala jo. Nuk do tė marr hak menjėherė dhe kur tė mujtem me marrė hak do tė marr tė paktėn me 50 vetė menjėherė. Vrasja e tim vėllai ėshtė bėrė nė pabesi. Unė do ta kisha falur hasmin nėse vėllai do mė ishte vrarė aksidentalisht, por ai ėshtė vrarė pa asnjė arsye dhe duke mos qenė i armatosur. Unė do t'i bindem kanunit. Ata qė vranė vėllanė e shkelėn kanunin tė parėt, vallahi s'i kishte asnjė borxh. Me kanun ai qė vret tregon edhe arsyen dhe se kush ėshtė ky,- ka thėnė Fatmiri nė intervistėn e tij tė vetme. Ai ka treguar nė intervistė se vėllai i tij ėshtė vrarė nė njė makinė, brenda sė cilės mund tė kishte edhe fėmijė.
KRONOLOGJIA
16 qershor 1997 - Vritet nė dalje tė urės sė Milotit, Sokol Haklaj, ndihmėsgjyqtar nė rrethin e Skraparit, autorėt e kėtij krimi janė tė pazbuluar
5 janar 1998 - Vritet nė Qafėn e Luzhės, nė njė atentat me armė zjarri automatike Shkėlqim Haklaj dhe kunati i Fatmir Haklajt, Artur Demiri
5 janar 1998 - Vriten nė afėrsi tė fshatit Cernicė Avdyl Matoshi, Gjon Kolbuēaj dhe Naim Dizdari. Autorėt e kėtij krimi janė tė panjohur.
9 janar 1998 - Vritet brėnda qelive tė komisariatit tė Bajram Currit oficeri i policisė sė kufirit, Shaqir Hoxha. Askush s'ėshtė dėnuar pėr kėtė ngjarje
13 janar 1998 - Persona tė armatosur grabisin 480 milionė lekė nė bankėn e Tropojės dhe marrin peng policin e shėrbimit, autorėt tė panjohur
12 shtator 1998 - Vritet nė Tiranė deputeti i PD-sė Azem Hajdari dhe Besim Ēera. Vrasėsit direkt tė tyre kanė qenė Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi
29 tetor 1998 - Grabitet serish banka e kursimeve tė Bajram Currit, grabitėsit qė dyshohen tė kenė qenė me uniforma policie morėn 620 milionė lekė
4 gusht 1999 - Vriten nė afėrsi tė fshatit Cernicė, me mina tė telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kėrnaja, plagosen rėndė Fatmir Haklaj e Fatmir Daka
4 gusht 1999 - Vriten nė qendėr tė qytetit tė Bajram Currit, Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti, autorėt e kėtij krimi nuk janė zbuluar ende nga shteti
13 tetor 1999 - Vritet koloneli Jonuz Hyka sė bashku me dajėn e tij Musli Gjoēaj nė lagjen Partizani tė Bajram Currit. Vrasėsit janė tė pazbuluar
4 nėntor 1999 - Vritet nė njė pritė nė fshatin Bujan, 50 metra larg banesės sė Jaho Salihit, Fatmir Haklaj dhe Sami Kėrnaja, plagoset Jaho Salihi
13 shtator 2000 - Sulmohen me armė snajper nga njė komando, nė fshatin Kėrnajė, Haklajt. Autorėt tentojnė tė vrasin Hamdi dhe Ylli Haklajn, por dėshtojnė
3 dhjetor 2000 - Vritet mė armė snajper nga njė komando me njerėz tė armatosur, vetėm Ylli Haklaj dhe plagoset Bilbil Selivrada.Vrasėsit tė panjohur
28 mars 2001 - Sulmohen me armė zjarri nga njė komando me njerėz tė armatosur Haklajt. Shkėmbehet zjarr pėr mė shumė se 30 minuta, s'ka viktima
31 tetor 2001 - Hidhet nė erė pallati ku banonte deputeti Azgan Haklaj, vritet Shote Haklaj dhe plagosen tre persona tė tjerė, autorėt tė pazbuluar
2 prill 2002 - Vriten nė lokalin "Ervin" nė qytetin e Bajram Currit, Rasim Lumneshi dhe Ilir Gosturani.
Vrasėsja kėtė herė ėshtė Zylfie Haklaj, vajza e familjes
8 maj 2002 - Vriten pas njė atentati pranė spitalit tė qytetit Elez Haklaj 70 vjeē dhe djali i tij Ēelė Haklaj, 43 vjeē. Autorėt largohen dhe djegin makinėn