Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-04-06, 10:51   #3
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Eshte shume e dhimbshme historia e ketyre fatkeqeve, por mesa e di personalisht e gjithe historia ka prejardhjen tek politika.
Ne keto zona, ne fillimin e viteve '90 perkrahja ndaj sistemit komunist ka qene shume e madhe, kjo nga nje pjese e atyre qe kishin perfituar materialisht por edhe nga e ashtuqujatura "bese malesori" ndaj bace Enverit.
Konfliktet ne vende te tilla ashpersohen shume dhe nga varferia.
Varferia nxit atje klanet gjate zgjedhjeve per te ardhur ne pushtet, sepse pushteti te jep shans qe te vjedhesh, pra te pasurohesh sa hap e mbyll syte.

Por me e dhimbshmja e gjithe ketyre ngjarjeve eshte fakti se keto zona ishin shtigjet me te mira per furnizimin e Kosoves me arme.
Ne kete trafik ishin kycur dy grupime te fuqishme, qe per fat te keq ju perkisnin dy forcave kryesore politike ne Shqiperi dhe atyre respektive ne Kosove.
Ashtu sic ishte Shqiperia e ndare ne vitin 1997, po ashtu i ndare deri ne armiqesi dhe klasa politike dhe ushtarake ne Kosove e pjelle e kesaj armiqesie jane gjithe keto viktima.
PD + LDK + FARK nga njera ane dhe PS + LPK & Co + UCK nga ana tjeter.
I kam perjetuar dhe i kam pare te gjitha me syte dhe veshet e mi!!!
Ka qene shume kohe e veshtire, Kosova ishte ne tmerr, Shqiperia ishte e zhytur ne kaos dhe nga ana tjeter vlonin "ujqerit" nga te gjitha anet.
Ne hotelet e verilindjes shqiptare flinin afer njeri-tjetrit UDB-ja e CIA, KGB-ja ruse e Asfalia greke, Shik-u - shqiptar dhe te gjitha zbulimet e tjera te interesuara ne konflikt.

Neper fshatrat dhe qytetet e verilindjes se Shqiperise, ne nje ane stervitej FARK e ne anen tjeter stervitej UCK-ja. Enveristet kosovare e kishin "pushtuar" ate zone me njerez, me para, me propagande kunder Rugoves e kunder FARK-ut.
Propaganda me e madhe behej shqiptari kunder shqiptarit se sa kunder pushtuesit!!!!

Pjese e gjithe kesaj ndyresie jane ato dhjetera e qindra shqiptare te vrare, nder te cilet bejne pjese dhe keta te cituar ne shkrime.

Ishte kohe e tmerrshme dhe ju kam lutur Zotit qe te mos kthehet kurre, bile as te mos kujtohet kurre!!!!

Enderra shqiptare per Kosoven po behet realitet, Shqiperia do te behet gjithnje e me stabile nga ky fakt, sepse ajo gjate gjithe historise se vet nuk arriti te jete stabile, nga ky fakt, pra KOSOVA (pavaresisht prej regjimeve)!

Megjithate ata qe i kane pare dhe kane perjetuar ngjarje te tilla, ndjejne dhimbje te thelle per gjithe keto jete te shuara.

Mos i gjykoni tash ata njerez, lerini te prehen te qete ne varr!!!

Detyra e Shqiperise dhe Kosoves eshte qe ta perkrahin dhe ta pajtojne kete zone nga plaget e shkaktuara pikerisht nga ata qe qeverisen apo do te qeverisin neser!
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė