Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-04-06, 14:40   #9
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Propaganda e Prishtinės nė dėm tė Malit tė Zi

Enver Robelli


Ditė mė parė, njė grumbull shqiptarėsh u mblodhėn nė sheshin e qytezės sė Tuzit nė Mal tė Zi pėr tė protestuar publikisht, siē thuhej, kundėr refuzimit tė qeverisė sė kryeministrit Milo Gjukanoviq qė kėtij vendbanimi t’i jepte statusin e komunės. Derisa mediet serbe, pjesa mė e madhe e tė cilave kundėrshtojnė pavarėsinė e Malit tė Zi, me qejf publikuan lajmin se nė Tuz ėshtė brohoritur edhe pėr UĒK-nė, politikanėt shqiptarė nė Mal tė Zi vrapuan pėr tė sqaruar se nuk ka pasur thirrje pėr UĒK-nė. Sidoqoftė, nėse diku nė Ballkan shqiptarėt nuk kanė nevojė tė rrokin armėt pėr tė sfiduar shtypjen, atėherė ky vend ėshtė Mali i Zi. Me njė politikė pragmatike qeveria e Podgoricės viteve tė fundit ka pėrmirėsuar dukshėm pozitėn e pakicave. Natyrisht pėrherė ka vend pėr kritika, pėrherė ka vend pėr arritje mė tė mėdha nė fushėn e garantimit tė tė drejtave tė njeriut dhe stimulimit tė zhvillimit ekonomik.
Por, irituese nė protestat shqiptare nė Mal tė Zi ėshtė momenti: mė 21 maj nė kėtė republikė do tė mbahet referendumi pėr pavarėsinė e vendit. Kėtė tė drejtė Malit tė Zi ia garanton jo vetėm vendimi i komisionit tė Badinterit nga fillimi i viteve 90-tė, por edhe tradita e gjatė shtetėrore e Malit tė Zi. Me protestat e tyre, tė cilat nė atmosferėn e tensionuar para referendumit nga kundėrshtarėt e pavarėsisė sė Malit tė Zi interpretohen nė favor tė propagandės serbe, shqiptarėt rrezikojnė t’i bėjnė njė shėrbim tė keq sė pari interesave tė tyre, pastaj edhe shumicės sė malazezėve. A ėshtė nė interes tė shqiptarėve qė Mali i Zi tė fitojė pavarėsinė apo Tuzi tė bėhet komunė? Pėrgjigjja mė duket e tepėrt.
Sikur tė mos mjaftonin protestat e gabueshme nė Tuz javėn e kaluar nga Prishtina me deklarata tė pamatura ėshtė lajmėruar nė opinion Adem Demaēi. Ai ka zgjedhur gazetėn proserbe „Dan“ tė Podgoricės pėr tė parashikuar se pasi Mali i Zi tė bėhet i pavarur, ekzistuaka mundėsia qė ky shtet tė bashkohet me Kosovėn. „Shqiptarėt nuk do tė shqetėsoheshin sikur Milo Gjukanoviq tė vinte nė krye tė qeverisė sė Kosovės. Nė politikė gjithēka ėshtė e mundshme, vetėm diēka s’ka ndodhur ende: qė i vdekuri tė ngjallet“, ka thėnė Demaēi, duke i bėrė kėshtu temena argumenteve serbe se pas idesė pėr krijimin e shtetit tė pavarur malazez fshihet qėllimi pėr Shqipėrinė e Madhe. Deklarata e Demaēit, tė cilin mediat serbe e prezantojnė si ish-lider politik tė UĒK-sė, u cilėsua nga kryetarja e „Qendrės Koordinuese pėr Kosovė dhe Metohi“ Sanda Rashkoviq-Iviq si pjesė e „konceptit strategjik pėr Shqipėrinė e Madhe“. Kėshtu, deshi apo s’deshi, Demaēi me prononcimin e tij ēoj ujė nė mullinjtė e kundėrshtarėve tė pavarėsisė sė Malit tė Zi. S’duhet qenė ndonjė strateg i madh pėr tė kuptuar qėllimin e gazetės proserbe „Dan“: pėrmes intervistės me Demaēin ajo synon tė alarmojė opinionin mbi „rrezikun e krijimit tė Shqipėrisė sė Madhe“ dhe tė mobilizojė kundėrshtarėt e pavarėsisė.
Pėr shkak tė vetėizolimit politik, mendor dhe kulturor shumica e politikanėve nė Prishtinė as qė e kanė tė qartė se pėr ēfarė media flasin. Me rėndėsi ėshtė tė jenė tė pranishėm nė opinion. Nė kėtė kontekst mund tė shikohet edhe fakti se gazeta „Dan“ ishte e para qė kishte mundėsinė t’i merrte deklaratė Agim Ēekut, derisa ky ende ishte kandidat pėr kryeministėr. S’ka lidhje se deklarata e tij u lakua nė pėrputhje me politikėn redaktuese: „Serbėt duhet tė jenė tė gatshėm tė pranojnė atė ēka u ofrohet“, citohej tė ketė thėnė Ēeku. Kėshtu „Dan“ transportonte mesazhin ndaj lexuesve nė Mal tė Zi dhe nė Serbi se pushtetin nė Prishtinė po e merrte njė militant i lidhur me Al-Kaidėn, siē e kishte kualifikuar kjo gazetė Agim Ēekun nė nėntor 2004.
Pothuaj pavėrejtshėm nė opinion ka kaluar edhe njė deklaratė shkurtpamėse e kryetarit Fatmir Sejdiu nė lidhje me referendumin nė Mal tė Zi. I pyetur nga gazeta „Standard“ e Vjenės, se a do tė ketė referendumi nė Mal tė Zi ndikim nė bisedimet pėr Kosovėn, Sejdiu ka thėnė: “Ne nuk mund ta krahasojmė gjendjen nė Kosovė me atė tė Serbisė dhe Malit tė Zi. Sepse, shikuar nga grupi etnik, ata janė vėllezėr. Ne kemi zgjedhur rrugėn tonė...”. Ky ėshtė nonsens, sepse nėse merret si argument afėrsia etnike, atėherė do tė mund tė kėrkohej shpėrbėrja e tė gjitha shteteve sllave dhe krijimi i njė perandorie tė tipit sovjetik. Ose do tė mund tė mohohej ekzistenca e Maqedonisė, pėr shkak se sllavėt e atjeshėm nga nacionalistėt nė Sofje shikohen si „bullgarė perėndimorė“. Nganjėherė, madje shpesh, politikanėt ėshtė mirė tė heshtin kur s’kanė asgjė pėr tė thėnė, aq mė tepėr kur, si nė rastin e Kosovės, janė tė rrethuar me kėshilltarė kryesisht injorantė, tė cilėt si punė primare e shohin vjedhjen e benzinės nė vend tė punės profesionale.
Sa i pėrket raporteve me Malin e Zi Prishtina s’do ishte keq tė mėsonte nge Tirana. Si qeveria e mėparshme socialiste, ashtu edhe kjo e demokratėve kanė thelluar bashkėpunimin me qeverinė e Milo Gjukanoviqit pa bujė mediale dhe krekosje. Fundja, ēdo shtendosje dhe rėnie e skemave tė vjetra mbi armiqėsinė e pėrjetshme ballkanike ėshtė nė tė mirė tė qytetarėve.

11/04/2006
Gazeta Shekulli
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė