Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Ja nje artikull nga QIK-u qe ka te bej me temen...
Nė pritje tė zgjedhjeve nė LDK
Shkruan: Sabit Rrustemi
Nė verėn e vitit 1990 po mbaheshin zgjedhjet e para nė LDK. Nė tė gjitha nivelet, nga aktivi, nėndega, dega e deri nė Qendėr.
Pak muaj mė parė isha kthyer nga ish armata jugosllave dhe, paksa i fascinuar me zhvillimet plurale dhe erė demokracie nė Kosovė, pata bėrė shkrimin e parė, pas njė ndalese gati dhjetėvjeēare, shkrim i cili u pat botuar nė tė pėrjavshmen ‘Zėri’, me titull ‘Votat e sė nesėrmes’.
Ky shkrim mund tė ketė qenė indikatori i parė qė dikush tė mė propozojė mua mė vonė dhe tė zgjidhem nė strukturat drejtuese tė LDK-sė sikur qė mund tė ketė qenė indikator i kundėrt qė, dikush mė mos tė llogaris nė mua, duke mė menduar pėr bindje krejt tjera.
Ishte njė atmosferė masive popullore, njė lėvizje shumė e fuqishme demokratike e cila mė pat pėrvetėsuar dhe mua e, natyrshėm nuk mund tė ndahesha prej saj.
Po shkrimin nuk e kisha bėrė pėr t’i ra nė sy dikujt. Po, ishte njė emocion, ishte njė obligim imi edhe si qytetar tekefundit pėr tė artikulluar atmosferėn nė vetvete po edhe jashtė vetevetes rreth atyre zgjedhjeve.
Mė pas, sa herė janė mbajtur zgjedhjet nė LDK, nuk kanė kaluar edhe pa ndonjė koment timin, paraprak apo edhe pas mbarimit tė tyre.
Pse m’u kujtua apo e nxorra kėtė storie tė para 16 viteve? Sepse, ngjashėm si atėherė, edhe sot zgjedhjet nė LDK janė mė se tė rėndėsishme. Janė zgjedhje qė do duhej tė pėrcaktojnė mė fuqishėm frymėn rugoviane tė LDK-sė, qė do duhej shfrytėzuar pėr ta pėrforcuar edhe mė shumė partinė, sepse edhe mė tutje ėshtė interes i vetė Kosovės qė LDK tė mbetet parti e madhe, e fuqishme dhe parti vendosėse pėr proceset nėpėr tė cilat po kalon, veēma tash, procesin e pavarėsimit tė saj, sepse mbi kėtė synim edhe u ngrit, u zhvillua, u masivizua dhe u besua LDK.
Rėndėsia iu shtohet kėtyre zgjedhjve pėr faktin se ėshtė hera e parė qė do tė shpallen, organizohen dhė kryhen pa presdientin historik tė LDK-sė dhe Kosovės, dr. Ibrahim Rugovėn.
Me statutin e LDK-sė qė ėshtė ende nė fuqi, vendimin pėr shaplljen e zgjedhjeve e merr Kėshilli I Pėrgjithshėm njė organ qė nuk ėshtė mbledhur asnjėherė qė prej miratimit (me vėrejtje ) tė listės sė deputetėve pėr Kuvendin e Kosovės (Verė 2004).
Kryesia e LDK-sė mund tė propozojė kohėn si dhe kriteret apo udhėzimet rreth
kėtyre zgjedhjeve, akte kėto qė poashtu do duhej diskutuar dhe miratuar pėrmes Kėshillit tė Pėrgjithshėm.
A do tė thirret Kėshilli i Pėrgjithshėm
Realisht Kėshilli i Pėrgjithshėm ėshtė dashur tė thirret rregullisht, sipas dinamikės sė paraparė edhe me statut e, edhe mė zhvillimet e ndodhura brenda LDK-sė e, edhe vetė Kosovės. Po, nuk ėshtė thirrur. Dhe, me njė pauzė tė pasivizimit prej gati dy vjetėsh s’ di sa do tė jetė e efektshme mbledhja e tij, formalisht vetėm sa pėr t’i shpallur zgjedhjet dhe kinse po respektohet statute kur ai, nė raport me kėtė Kėshill nuk ėshtė respektuar fare.
Tash, vetėm sa pėr sy e faqe, mund edhe tė mos thirret sepse, ka gjasė tė dalin ‘telashe’ nė mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm. Dikush mund tė kėrkojė llogari pėr mosthirrje tė kėtij organi, si organ mė i lartė i partisė, dikush tjetėr mund tė kėrkojė llogari pėr tė gjitha vendimet e marra e qė nuk kanė kaluar nėpėr kėtė Kėshill. Dikush tjetėr mund tė kėrkoj raport tė punės sė kėsaj kryesie dhe tė hap debat. Mund tė kėrkohet dhe tė vendoset edhe pėr votbesimin (tė mos them shkakrkimin) e kėsaj kryesie, sidomos nė raport me zhvillimet e fundit pas vdekjes sė Rugovės etj etj.
Kėshtu qė, pėr t’ ju shmangur krejt kėtyre fėrkimeve qė mund t’i trashin edhe mė tej plasaritjet e, nuk ėshtė interes I LDK-sė e as i Kosovės (po e pėrsėris) pėrēarja brenda LDK-sė, ka gjasė qė zgjedhjet tė shpallen vetėm pėrmes Kryesisė sė partisė.
A do tė ishte kjo njė shkelje e hapur statutare apo njė veprim i pėrshtatshėm nė situatėn e krijuar, mendoj se nuk do duhej prejudikuar para kohe.
Pėr veten time, e kam thėnė edhe mė parė, e pėrsėris edhe tash, thirrja dhe mbledhja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm nuk do tė ketė mė kurrfarė efekti nė prag tė zgjedhjeve por s’ e pėrjashtoj mundėsinė e thirrjes sė tij vetėm si njė respektim i cektė statutar.
Mbase, me Kėshillin tjetėr qė do tė vij pas zgjedhjeve dhe, pėrmes Kuvendit apo Kongresit tė partisė, nuk do tė mund tė luhet kjo lojė dhe, sigurisht qė nuk do tė luhet.
Tė kapitalizohet interesimi i madh i anėtarėsisė pėr zgjedhjet
Interesimi, si i aktivistėve, anėtarėsisė , simpatizantėve po, edhe i oponentėve pėr kėto zgjedhje ėshtė i jashtėzakonshėm.Ėshtė interes i LDK-sė, pavarėsisht ambicieve pėr kreun e saj, qė tė dijė ta kapitalizojė kėtė interesim pėrmes zbatimit tė mirėfillt dhe shumė demokratik tė procesit zgjedhor Brenda partisė. Zgjedhjet nė tė gjitha nivelet t’i zhvillojė nė harmoni me normat statutare dhe, pse jo edhe me monitorim ndėrkombėtar e, edhe tė shoqėrisė civile, kėtu. LDK ka rastin dhe unė e pres kėtė, qė pėrmes zbatimit tė njė demokracie tė tejdukshme zgjedhore dhe me lista me mė shumė kandidatė pėr tė gjitha nivelet e, veēmas pėr nivelet udhėheqėse drejtuese tė partisė (nivel dege e, edhe Qendre) pretendetėt pėr kryetar tė dalin me programe pune dhe, pėrmes tyre tė kėrkojnė votat e delegatėve, duke u bėrė kėshtu model edhe
pėr partitė tjera, tė cilat detyrimisht do tė ndiqnin rrugėn e saj, njėsoj siē e kanė ndjekur edhe deri mė sot, madje edhe duke e kopjuar nė shumė forma. Demokracia edhe ashtu mund tė transmetohet si model tek tė tjerėt, njėsoj siē k ardhur edhe tek ne, pėrmes gjakimesh tė vazhdueshme e, unė do doja qė LDK-ja nė kėtė kontekst, tė jetė vėrtetė shembull. Megjithatė, nė politikė e, edhe nė partitė politike, dėshirat mund tė ngelin shpesh vetėm dėshira. Po, LDK pėr tė mirėn e saj, pa iu frikėsuar konkurencės po duke e kėrkuar atė e ka rastin jetik, mbase atė rastin e vitit 1990-tė qė , ta masivizojė dhe zhvillojė edhe mė shumė veten. Tekefundja, ndryshimet e mirėfillta nė parti qė dikush I quan mė shpesh reforma, mė sė miri ndodhin pėrmes proceseve zgjedhore. Vetėm se, qė mė parė, duhet krjuar pajtim apo konsenzus nė pranimin e vullnetit tė shumicės, pavarėsisht kandidimeve dhe emrave tė mėdhenj qė mund tė kandidohen.
Fraksionet e mundshme mund tė ndodhin por, ato duhet paraprakisht tė legalizohen sepse, partitė e mėdha mė sė miri zhvillohen pėrmes fraksioneve por, atyre fraksioneve qė veprojnė nė pėrputhje me programin dhe statutin e partisė.
Pėr momentin, me statut nuk parashihet legalizimi I fraksioneve por, kjo mund tė propozohet dhe votohet nė Kuvendin apo Kongresin e radhės tė LDK-sė.
Nėse kalon nė forumin e pėrgjithshėm tė partisė, propozimi pėr legalizimin e
fraksioneve, atėherė bartėsit e tyre duhet ta arrijnė koncenzusin pėr veprim
nė pėrputhje me dokumentet e partisė dhe nė respektim tė vullnetit tė shumicės.
Po e shtoj kėtė element tė ri nė jetėn tonė politike sepse realisht ky element ėshtė i pranishėm, e pranuam apo jo. Nuk shoh ndonjė tė keqe qė mos ta pranojmė realitetin ekzistues.
Si ilustrim I kėsaj, paraprakisht, qofshin pjesė integrale tė partisė( nė kėtė rast (kryesia e FR) po edhe struktura degėsh qė tash janė rreshtuar pro kėtij apo atij kandidati.
Demokracia e brendshme partiake nė Kosovė po pasurohet edhe me kėtė element
tė ri veprimi dhe neve duhet ta institucionalizojmė pėrmes akteve partiake dhe forumeve tė larta.
Bile, me kėtė akt neve do t’ i nxjerrim mbi sipėrfaqe edhe formacionet e pėrfolura parapolitike. Le ta kenė mundėsinė qė hapur dhe pa pengesa po, nė norma statutare tė bėjnė fushatė pėr kėtė ose atė kandidatė I cili mendohet se ofron zgjidhje mė tė mira pėr LDK-nė nė sfidat qė e presin. Pjesė e trashėgimisė politike tė Rugovės nė LDK ėshtė pikėrisht demokracia e brendshme dhe konkurrenca e vlerave (jo e moshave) dhe, pse kjo mos tė zbatohet dhe avansohet edhe mė tej.
Fundja, konkurrencėn po e kėrkojnė, bazuar sipas intervistave nėpėr gazeta edhe disa nga pretendentėt e identifikuar. Ishalla, nuk e kanė vetėm sa pėr ta thėnė kėtė komonnentė mjaftė tė rėndėsishme tė demokracisė. Andaj, kryesia aktuale e LDK, pavarėsisht prej trysnive si nga Brenda ashtu edhe nga jashtė, nuk duhet tė hezitojė mė rreth zgjedhjeve nė LDK, sepse vonesa nė kėtė drejtim mund tė interpretohet pastaj edhe ndryshe, siē nuk ka nevojė qė edhe mėtutje t’i lejojė postet e dy e trefishta nė qeveri, kuvend dhe gjetiu, sepse me kėtė po e zbeh edhe imazhin e partisė po, edhe pafuqinė e saj politike pėr ta penguar pangopshmėrinė me shumė poste. Ēėshtja e lirimit nga postet e dyfishta sigurisht qė do tė jetė pjesė e procesit zgjedhor dhe, pikėrisht pėr kėtė, kryesia e LDK-sė do duhej tė manifestojė me shembullin e saj.
Nė pritje tė zgjedhjeve nė LDK janė thuaja tė gjithė. Po, mė sė shumti ata qė hyrėn dhe mbetėn brenda lėkurės sė LDK -sė. Zgjedhjet nuk do ta pėrēajnė LDK-nė. Ato vetėm sa do ta forcojnė dhe rrisin fuqinė e LDK-sė dhe emblemėn e pavdekshme tė saj, dr. Ibrahim Rugovėn.Zgjedhjet vetėm sa do ta pėrhapin dhe shtresojnė edhe mė shumė kėtė frymė dhe, kryesia s' ka ēka pret mė.
Gjilan, 7 Prill 2007
Autori ėshtė anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė
|