Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-04-06, 16:40   #11
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Aleanca e Liberalėve dhe Demokratėve Europianė-Pavarėsi de-jure dhe pranim nė OKB



Grupimi i Parlamentit Europian, ALDE ( Aleanca e Liberalėve dhe Demokratėve Europianė) nė njė sesion tė posaēėm ėshtė shprehur nė favor tė pavarėsisė de - jure tė Kosovės dhe dhėnien asaj tė njė vendi nė OKB. Ky ėshtė grupimi i tretė i Parlamentit Europian pėr nga numri i eurodeputetėve, pas atij popullor dhe socialist dhe i pari qė shprehet zyrtarisht pėr pavarėsinė e Kosovės.
Zgjidhja e statusit tė ardhshėm tė Kosovės ka qėnė njė temė tepėr e nxehtė nė diskutimet dhe debatet e zhvilluara prej kohėsh nė Parlamentin Europian. Sė fundmi nė kėtė debat janė angazhuar edhe njė grup eurodeputetėsh, anėtarė tė Grupimit tė Partive Liberale dhe Demokrate Europiane, i njohur shkurtimisht edhe si ALDE. Njė mbledhje e veēantė e kėtij grupimi, nė tė cilin kanė marrė pjesė edhe disa nga anėtarėt e Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės ka arritur nė pėrfundimin e prerė dhe tė parevokueshėm: « Kosovės duhet t'i njihet pavarėsia de jure dhe tė pranohet nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara ».Duke argumentuar kėtė qėndrim europarlamentarėt liberalė dhe demokratė theksuan ndėr tė tjera se jo vetėm qė pjesa dėrrmuese e popullit tė Kosovės kėrkon pavarėsinė, por duke pasur parasysh se Jugosllavia nuk ekziston mė, as de jure dhe as de fakto, pavarėsia e Kosovės nuk ka nevojė pėr tė kėrkuar ndarjen me ndonjė shtet tjetėr.Por kjo pavarėsi e plotė dhe e njohur ndėrkombėtarisht, sipas eurodeputetėve liberalė dhe demokratė, duhet tė shoqėrohet megjithatė me disa kushte, tė cilat sipas tyre nuk kanė tė bėjnė me ndonjė lloj pavarėsie tė kushtėzuar, por thjesht me detyrimet qė ka ēdo shtet nė respektimin e pakicave tė tij apo tė normave ndėrkombėtare.
Eurodeputetėt kėrkojnė me kėtė rast qė shteti i ri ballkanik tė pranojė tė nėnshkruajė konventat ndėrkombėtare dhe europiane pėr mbrojtjen e minoriteteve dhe qė serbėt tė kenė tė drejtė tė kujdesen dhe tė administrojnė monumenet e tyre tė kulturės atje.
Njohja zyrtare edhe e gjuhės serbe, rome etj dhe pėrdorimi i tyre nga qytetarėt nė marrėdhėniet me njėri - tjetrin dhe shtetin si dhe bashkėpunimi i plotė me Gjykatėn e Hagės, - janė po ashtu disa nga kėrkesat e europarlamentarėve. Njėkohėsisht njohja dhe pranimi i kufijve tė tashėm si tė pėrhershėm dhe tė pandryshueshėm sė bashku me nevojėn e ruajtjes sė pranisė sė NATO-s atje, pėr sa kohė qė Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara do ta quajė tė nevojshme - janė po ashtu disa nga rekomandimet qė pėrfshihen nė rezolutėn e aprovuar nga grupimi i Partive Liberale dhe Demokrate Europiane.Me kėtė rast duhet theksuar se ALDE ėshtė njėri nga grupimet mė nė zė tė Parlamentit Europian. I pėrbėrė nga eurodeputetė tė spektrit liberal dhe demokrat ai pėrbėn grupimin e tretė pėr nga rėndėsia dhe pesha nė Parlamentin Europian, dhe i pari qė shprehet hapur dhe zyrtarisht nė favor tė pavarėsisė sė plotė tė Kosovės.




http://www.eldr.org/modules.php?name...rticle&sid=746
.
.
.
.
.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė