Pasojė e tyre do tė ishte atentati i janarit 1998
Vrasjet nė Tropojė nisėn pas dy mitingjeve nė qytet
Fatkeqėsia pėr familjen time dhe pėr afro 150 tė vrarėt e viteve tė fundit nė Tropojė, erdhi pas dy mitingjeve tė dėshtuara tė forcave politike tė djathta nė Tropojė”. Vajza e madhe e familjes Haklaj, Aishe Basha dėshmon se si nisi seriali i vrasjeve dhe i hakmarrjeve qė do tė pėrgjaknin Tropojėn. Sipas saj, konflikti ka nisur pas dy mitingjeve tė mbėshtetėsve tė opozitės sė asaj kohe tė zhvilluar nė Bajram Curri nė 17 qershor dhe nė 19 shtator 1997. Ajo thotė se “mungesa e prezencės sė shtetit nė veri tė vendit nė vitet 1997-1999, dhe nxitja e konfliktit nga forcat politike, bėri qė tropojanėt ta vendosnin vetė drejtėsinė, duke shkuar tragjikisht drejt vetėgjyqėsisė”.
Mitingjet
Mitingu i parė ku pretendohet se ka zanafillėn seriali i vrasjeve nė Tropojė ėshtė zhvilluar nė Bajram Curri mė 17 qershor 1997. “Njė ditė mė parė, nė Urėn e Milotit ishte vrarė nga njė bandė kriminale djali i xhaxhait, Sokol Haklaj, gjyqtar nė Skrapar dhe gjatė natės trupin e tij e kishte sjellė nė Tropojė, Fatmir Haklaj. Ditėn qė do tė bėhej varrimi tij, u zhvillua mitingu i prezantimit tė kandidaturės pėr deputet tė Azem Hajdarit. Pėrballė tij, PS-ja kishte vendosur mjekun kirurg Din Selimi. Nė atė miting ka marrė pjesė dhe ish-presidenti i vendit, Sali Berisha. “Nė kėtė moment vėllai im Shkėlqimi, ka reaguar ashpėr, madje duke kaluar dhe caqet”, kujton Aishja. Ndėrsa mitingu tjetėr ėshtė zhvilluar njė ditė pas plagosjes nė parlament tė deputetit Hajdari, nga ish-deputeti i PS-sė, Gafurr Mazreku. Gjatė zhvillimit tė kėtij mitingu ka patur njė konflikt trup mė trup mes shefit tė komisariatit tė asaj kohe, Fatmir Haklaj dhe dy personave tė tjerė qė ishin nė krye tė turmės. Sipas Aishes, “Katėr muaj mė pas, mė 5 janar 1998, personat qė u konfliktuan me Fatmirin vranė vėllain tim Shkėlqimin dhe kunatin e Fatmirit, Artur Demiri. Nga kjo ditė do tė visheshin me tė zeza qindra nėna e gra tė Tropojės dhe do tė mbeteshin jetimė shumė fėmijė tė pafajshėm”.
Haklaj
Drejtoresha 46 vjeēare e shkollės “Jaho Salihi” nė Bujan nuk harron tė shtojė qė interpretimet e bėra nė media ditėt e fundit se “fisi Haklaj po shkon drejt zhdukjes” apo se “ka mbetur gjallė vetėm i fundit”, janė tė pavėrteta dhe dashakeqe. “Familja jonė nuk pėrfaqėson gjithė fisin Haklaj apo familjet tropojane qė mbajnė kėtė mbiemėr. Me kėtė mbiemėr ka shumė familje nė Tropojė, nė Tiranė, nė Kosovė apo dhe jashtė vendit. Kėshtu qė mė duket e pavend dhe njė lapsus i rėndė shprehja se “Haklajt janė zhdukur” apo “ka mbetur gjallė i fundit i Haklajve”. Pavarsisht tragjedive qė kanė ndodhur, vetėm ne si familje kemi dhjetėra nipėr e mbesa”, thotė Aishe Haklaj.
Gazeta Shqiptare
16 Prill 2006