Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
|
Profil
Mahmut Bakalli, pamundėsia pėr tė qenė komunist i mirė
Blendi Fevziu
Ishte mesdita e njė jave mė parė, kur Baton Haxhiu mė telefonoi pėr tė mė dhėnė lajmin se Mahmut Bakalli nuk jetonte mė! Asgjė mė shumė se sa kaq, asnjė hollėsi mė tej, por pėr mua ishte e mjaftueshme tė mė vinte pėrpara syve me fytyrėn e tij tė qeshur dhe me zėrin kumbues, aq karakteristik. Mbasdite vonė ndoqa pothuajse gjithė komentet pėr vdekjen e tij nė internet, ndėrsa njė javė mė pas, me keqardhje vura re se nė shtypin shqiptar lajmi zuri shumė pak, pėr tė mos thėnė aspak vend. Njė jetė e tėrė nė politikė ishte reduktuar nė disa rreshta tė thatė, shkruar padyshim nga dikush qė as e ka njohur kurrė dhe as e ka ndjekur karrierėn e tij, por qė me sa duket kishte marrė porosi nga shefi i redaksisė. Njė cv e thatė, pa asnjė prej dilemave qė shqetėsuan jetėn e tij, pa asnjė prej dritėhijeve dhe padyshim, me njė tis tė rėndomtė dhe tė bezdisshėm patriotik. E lexova duke qenė i bindur se askush mė shumė se sa ai nuk do tė ishte ndjerė i fyer nga ai stil i thatė qė po pėrcillte nė varr njėrin prej njerėzve mė tė rėndėsishėm tė politikės sė shqiptarėve nė Kosovė. Padyshim, pėr shumė Shqiptarė kėtej kufirit, emri i tij nuk thotė diēka. Shumė tė tjerė e kujtojnė si njė apo disa rreshta nė historinė e Shqipėrisė; shumė tė tjerė nė Kosovė pėrcjellin ndjenja tė dyzuara, herė mėrie e herė adhurimi. Unė pata fatin ta njoh disa vjet mė parė dhe qė atėherė e kam takuar shpesh dhe nė disa kohė. Ndenja me tė njė javė nė Cecina tė Italisė mė 1998, duke biseduar gjatė dhe duke tentuar tė hyj sadopak nė botėn e ndėrlikuar tė tij. Qė atėherė mbajta disa shėnime, qė po ju kthehem tani, duke shpresuar qė nėse do tė ishte gjallė, ai do tė qeshte fort dhe do ti kalonte si gjithnjė me shaka
.
Korrik 1998, Cecina Mare
Rrallė kisha parė njė personazh aq interesant e mbi tė gjitha njė njeri qė pretendonte se jetėn e tij kryesore, atė tė karrierės e kishte kaluar si njė komunist i mirė. Ndryshe nga shumė liderė Kosovarė nuk kishte fare poza, nuk fliste ndryshe nga sa mendonte dhe as thoshte sllogane tė gatshme patriotizmi dhe qėndrese. Kur e takova, ruante po atė dinjitet tė shkuar, po atė pamje tė gėzueshme dhe njė optimizėm qė i buronte nga kudo edhe pse ndihej qė ishte nė gjendje jo tė mirė ekonomike. Mbi tė gjitha, e ardhmja e panjohur e trembte ato momente shumė. Por ai nuk e reflektonte kėtė. I pėlqente tė hante peshk, tė pinte verė tė mirė italiane dhe me humor nuk harronte tė kėrkonte njė raki pėr aperitiv dhe njė proshutė tė mirė tė ndėrmjetme.
Nė tė vėrtetė ai ishte krejt e kundėrta e asaj qė pata menduar unė. Nuk kishte lukun e njė burokrati komunist, por atė tė njė kongresmeni amerikan. Tė njė njeriu qė siē u shpreh Vincenzo, tė ngjall simpati vetėm duke e parė. Ju fliste tė gjithėve, shtrohej me kėdo nė njė bisedė tė gjatė dhe tė hareshme dhe i mbronte fort idetė e tij. Nuk kishte asgjė tragjike nė sjelljen e tij, edhe pse, shpesh jeta e tij kishte qenė buzė saj. Nė Kosovė kishte filluar lufta e UCK sė dhe po ato ditė luftohej fort nė Rahovec. Ai ishte anėtar i 15 - shes dhe ēdo ditė, diplomatė italianė, personel ushtarak apo persona tė ēuditshėm merrnin kontakte me tė. I takonte tė gjithė, kishte njė besim tė ēuditshėm nė atė qė sipas tij ishte fundi i pashmangshėm dhe pėr kėtė sillte si shembullin mė tė mirė, jetėn e tij.
Dukej se vuante edhe pse koha dhe historia i kishte dhėnė normalisht tė drejtė. Jugosllavia qė ai kishte besuar, dashuruar dhe qė i pati kushtuar energjitė e tij kishte marrė fund. Pati marrė fund sipas asaj formule qė ai e kishte parashikuar 17 vjet mė parė, kur studentėt dolėn nė rrugėt e Prishtinės nė Prill 1981, ndėrkohė qė Tito kishte vdekur qė prej njė viti. E kishte ndjerė se ėndėrra e bashkim vėllazėrimit qe tretur bashkė me ideatorin e saj dhe se tani, fundi, ishte shpėrbėrja, pavarėsisht se kur do tė vinte ajo. 17 vjet mė pas, kishte mbetur me kujtimin e Jugosllavisė sė tij, tė Jugosllavisė sė Titos, duke u rrėnqethur nga ēdo suvenir i saj. Qoftė edhe nga disa gra tė moshuara serbe qė vinin nga Beogradi, qyteti i studimeve tė tij. Ai ēelej, bėhej tjetėr njeri, kur gjysėm me shaka ato i thoshin: - Druzhe Mahmut, ti je i vetmi politikan tek i cili ne kemi ende besim.
Po ēpolitikan kishte qenė ai, cili kishte qenė besimi dhe frymėzimi qė e kishte mbajtur nė karrierė. Padyshim qė kishte besuar tek Jugosllavia, tek Jugosllavia me tė cilėn qe rritur ēdo njeri i brezit tė tij dhe e kishte adhuruar Titon. Kishte besuar diēka qė nė thelb ishte e pabesueshme dhe kėtė zhgėnjim e kishte vuajtur gjatė. Duke nisur qė nga ditėt e Prillit 1981, kur si shumė pak vetė nė Jugosllavi, ai kishte besuar se ėndėrra qė mbante atė emėr kishte vdekur dhe se shkėrmoqja e saj do tė vinte njė ditė. Siē po ndodhte tani, kur Jugosllavia reale qe shpėrbėrė prej 7 vitesh dhe kur mė nė fund, atdheu i tij po trokiste nė derėn e lirisė! Dhe ai kishte nisur tė besonte tashmė kėtė ėndėrr tė re, pikėrisht atėherė kur shumė vetė e shihnin atė me frikė dhe pamundėsi. Ai kishte pritur 17 vjet qė dikush ti trokiste nė derėn e tij pėr ti thėnė: ajo qė besoje po ndodh! Por ajo qė po ndodhte ishte edhe mė radikale se ēdo ide qė kishte pasur ai vetė.
Kishte njė shqisė tė veēantė politike dhe mbi tė gjitha kishte aftėsinė bazė qė shumė politikanėve tė rinj ju mungon: prit, mos merr vendime tė shpejta, por kur je i bindur mos hezito.
Prill - korrik 1999
Askush nuk e di se si kishte arritur tė dilte nga Kosova pėr nė Londėr, por nė ato ditė tė ngarkuara flisja ēdo javė me tė. Ishte po aq optimist, po aq i qeshur dhe besimi ishte padyshim bindja e fundit qė mund ti binte atij. Vetėm njė herė vura re njė luhatje nė zėrin e tij, por disa muaj mė pas, kur e takova nė Prishtinė mu duk mė i angazhuar se kurrė. Gazetarėt e huaj e takonin tė gjithė, politikanėt e rinj shqiptarė po ashtu, ai ishte bėrė njė pikė referimi dhe nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Ishte kthyer nė profesionin e tij tė vjetėr, duke qenė padyshim njė ndėr njerėzit mė tė kėndshėm nė Prishtninė. Fliste po aq shumė, nė dhomėn e tij plot relike gjuetie, prodhonte ide dhe besonte se tashmė kishte nisur njė jetė tė dytė politike.
E besoi edhe atė moment kur hyri si deputet nė Kuvendin e parė tė Kosovės sė Lirė, duke lėnė edhe aty shenjėn e tij. Nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Ai kishte qenė arkitekt i autonomisė sė 1974 dhe ky shtet i ri qė Kosova po tentonte tė ngrinte, kishte pasur nė themele idenė dhe veprėn e tij. Ishte formėzuar atėherė, edhe pse dora e dhunshme serbe dhe mė pas Millosheviēi e kishin frenuar qė tė shkonte mė tej, qė tė bėhej njė shtet i vėrtetė.
Nė fund tė jetės sė tij, ai nuk kishte se si tė mos kthente kokėn pas. Kishte pasur njė rini tė shkėlqyer dhe njė karrierė madhėshtore. Qe ngritur nga sekretar partie nė kryetar i Kosovės; kishte organizuar jetėn atje dhe qe bėrė arkitekt i autonomisė mė 1974. 35-vjeē kishte hyrė nė KQ duke u konsideruar beniamin i Titos. Kishte jetuar me shkėlqimin e plotė tė pushtetit, pastaj qe larguar. Nga viti 1981 e deri mė 1998 qe pėrplasur nga valėt e fatit, gjysėm i harruar, gjysėm i izoluar, derisa mė 1999 qe kthyer nė politikėn aktive.
Njė fat i madh pėr njė njeri si ai, qė mbi tė gjitha nuk jetonte dot i veēuar. Dhe njė njeri qė kishte jetuar dy ėndėrra: atė tashmė tė falimentuar tė Jugosllavisė multietnike dhe atė tė kurorėzuar tė Kosovės sė Lirė. Bashkė me to kishte ikur, me zė tė shuar nga sėmundja, por po aq optimist. Duke dėshmuar se besimi dhe optimizmi kishin qenė dy armėt reale qė kishte pėrdorur nė jetė.
A do tė mjaftonte ai lajm i thatė gazetash pėr njė njeri si ai? Si do ta pėrcaktojnė mė pas? Jam i sigurtė qė shumė do kenė mėri. Shumė veta nuk e kanė pranuar aksionin e tij tė rinisė, militantizmin e tij nė Lidhjen e Komunistėve dhe gjithė postet qė kishte nė atė kohė! Shumė tė tjerė nuk ja kanė falur angazhimin pas 1999. Jeta ėshtė e tillė dhe derisa historia tė marrė pėr tė njė qėndrim realist dhe objektiv le ta kujtojmė, jo si njė cv tė thatė, siē ai vetė do ta urrente realisht, por si njė personazh plot jetė, qė jetoi nė njė kohė furtune dhe nė fund, diti tė dalė nė breg. Dhėntė zoti tė ketė qenė bregu i duhur i historisė sė tij!
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
|