Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-04-06, 14:54   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pohim I rrezikshem I Hashim Thaēit!!

Pohim I rrezikshem I Hashim Thaēit!!


Jane te panumurta arsyet qe e kane shtyre Hashim Thaēin te deklaroje se kryeministri I Kosoves eshte zgjedhur nga struktura parapolitike dhe nga nentoka e Kosoves. Mund te jene personale keto arsye, ashtu siē mund te jene edhe gjithfaresh. Por ne esence, ato shvleftesohen para permbajtjes destruktive dhe shkaterruese te pohimit te Thaēit. Eshte ndoshta pohimi me i rrezikshem i hedhur deri me sot nga shqiptaret per shqiptaret ne Kosove. Perse?
Pohimi i Thaēit behet ne nje kohe kur :

E para: Ne daten 4 maj 2006 do te zhvillohet faza permbyllese e bisedimeve per decentralizimin e Kosoves, qe ne thelb eshte ndarja e Kosoves. Serbet e Kosoves pas ketij pohimi te Thaēit kane te drejte te thone: Si mund tju besojme juve kur ish-lideri juaj I UCK e ka konsideruar kryeministrin tuaj si pjelle te Mafias dhe jo legjitim. Si mund te jeni ju te pavarur, kur qysh tani qe keni kaq pak kompetenca ju zgjodhet nje kryeminister nga mafia.

E dyta: Kur kosovaret kane bere kompromisin e pare te nevojshem, te padomosdoshem, te detyrueshem nga nderkombetaret por te padeshirueshem nga kosovaret qe ndau Mitrovicen ne dy pjese. Njeriu qe mbrojti ndarjen e Mitrovices eshte ish-kryeministri I Kosoves dhe njeriu I afert I Thaēit, Bajram Rexhepi.

E treta: Kur pjestari tjeter I opozites, Surroi, mbron vendimin e UNMIK lidhur me dhenien e 800 hektareve Manastirit te Deēanit me konkluzionin kozmopolit se «toka ketu do te mbetet». (Megjithe kishat e ndertuara nga Milosheviēi ne pas vitet 90, ne Kosove behen afer 154 objekte fetare serbe. Sa bejne 800 here 154? Sa kilometra katrore bejne te gjitha ato? Kjo eshte objekt I nje analize tjeter )

E katerta: Kur, Albert Rohan qe nga Zvicra kercenon ne menyre demokratike kosovaret duke ju thene se ju jeni te korruptuar dhe sa kohe qe jeni te tille, nuk do tju japim pavarsine. ( Thaēi e di shume mire se ne Protektorate korrupsioni zhvillohet ne baze te sentences filozofike popullore : «Mishin dervishi dhe kockat kelyshi». Ai e di shume mire se kush eshte «dervishi dhe kush eshte kelyshi» ne Kosove).

Opinioni publik ne Kosove do te deshironte qe Thaēi te fliste me hapur lidhur me korrupsionin duke filluar me Petersen e duke mbaruar tek Rohan. Ashtu siē do te deshironte qe te sqaronte se kush jane strukturat parapolitike dhe nentoka e Kosoves qe ka zgjedhur kryeminister Agim Cekun?
Por opinioni kerkon te dije akoma me shume. Ai kerkon te dije se a eshte I vertete pohimi I bere ne median e Kosoves mbi planin mbi ndarjen e Kosoves ne qershor te vitit 1999. Ish-kryeministri I qeverise se perkohshme te Kosoves nuk mund ti anashkaloje keto pohime. (Ka nje fakt interesant lidhur me kete ēeshtje. Plani Ahtisari-Cernomerdin ju paraqit parlamentit jugosllav ne 3 qershor 1999. Dhe ky plan eshte duartrokitur nga parlamenti jugosllav dhe deputetet e tij.)
Dikush. disa apo shumekush mund te gjykoje per nje deklarate emocionale te bere ne Kuvendin e Kosoves. Por eshte nje deklarate e kryetarit te opozites dhe per me teper ne nje kontekst parapolitik dhe politik tejet delikat. Sepse mund te ndodhe per shembull qe: Kur te diskutohet per statusin final te Kosoves te ngrihet ndonje nga antaret e Keshillit te Sigurimit dhe te thote: Si mund te kerkoni pavarsi ju qe kryeministrin tuaj e kini zgjedhur nga struktura parapolitike dhe nga mafia? Pavarsi e pamundur ne kushte te tilla.
Ja perse pohimi I Thaēit eshte I rrezikshem per momentin kur u hodh ne tregun e politikes dhe per nga menyra si u hodh. Ai eshte nje pohim qe nuk mund te mbetet pezull: Ose Thaēi duhet te shkoje deri ne fund dhe te flase hapur ose Petersen dhe Ceku duhet te japin doreheqje. Ne Pezulin e Pavarsise se Kosoves, ai pohim nuk mund te qendroje gjate.


ALN LAJMET.NET


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante