Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-04-06, 15:23   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

- Kush janė realizuesit e kėtij projekti?


ASG Power SA ėshtė njė kompani e ndėrtuar posaēėm, qė zotėrohet nga AET-njė kompani publike zvicerane e specializuar nė fushėn e energjisė si dhe investitorė tė tjerė europianė dhe amerikanė.
Themeluesit kanė shumė vite qė e studiojnė pellgun e Adriatikut pėr realizimin e projektit. Ata kanė bėrė analizat e tyre mė herėt edhe nė vende si Kroacia apo Mali i Zi. Por, Shqipėria ofron distancėn mė tė pėrshtatshme dhe njėkohėsisht edhe njė territor gjithnjė e mė solid nė nivelin politik, gjithnjė e mė tė mbėshtetur nė nivelin ndėrkombėtar. "Nuk ėshtė rastėsi qė afrimi ynė me momentin e realizimit tė projektit pėrkon edhe me ēastin e pranimit tė Shqipėrisė nė NATO", thotė buzagaz Agim Gjinali. Investitorėt nė tėrėsi e pranojnė se Shqipėria gjithnjė e mė tepėr pėrfaqėson njė terren strategjik pėr korridoret e energjisė.
Ambasadorja amerikane nė Tiranė, Marsi Ries, tha gjatė ceremonisė sė prezantimit zyrtar tė projektit, se realizimi i kėtij projekti do tė nėnkuptojė njė mbėshtetje tė fuqishme pėr tė gjithė investimet e huaja nė Shqipėri. Komponentja amerikane e kėtij investimi ėshtė po ashtu njė mbėshtetje e mėtejshme sidomos pėr investimet amerikane qė pritet tė vijojnė. US EXIM Bank ka angazhuar nė mbėshtetje tė kėtij projekti njė total prej 600 milion dollarėsh, kredia mė e madhe e kėsaj banke e dhėnė deri mė tani nė Europė. ASG Power SA ka nėnshkruar ndėrkaq marrėveshje pėr ndėrtimin e stacionit tė ri-gazifikimit tė LNG-sė, TEC-in dhe tubacionin nėndetar me kompaninė (joint-venture) italo-amerikane "SAIPEM and Black and Veatch". Njė marrėveshje ėshtė arritur edhe me ABB-nė, gjigandin botėror tė pėrcjellėsave elektrikė, pėr tė gjithė inter-konjeksionet elektrike dhe ndėrtimin e linjave tė tensionit tė lartė.


- Pse tani?


Disa muaj mė herėt Banka Botėrore bėri me dije se nė tėrėsi Europa Juglindore do tė pėrballet me njė krizė tė theksuar tė energjisė dhe mungesė tė saj pėr shkak tė shpejtėsisė sė lartė tė rritjes sė investimeve nė kėto vende. Fenomeni megjithatė nuk ėshtė as i ri, as i panjohur edhe tani. Vitet e fundit furnizimi i pamjaftueshėm me energji elektrike ka sjellė mungesa tė shpeshta tė energjisė nė shtetet e Ballkanit dhe Itali. Nė tė njėjtėn kohė, Italia ėshtė kthyer nė tregun mė tė shtrenjtė tė energjisė elektrike nė Europė, e ndjekur ngushtė nga shtetet e Ballkanit.
"Nevoja nė rritje pėr burime tė reja energjie nė Shqipėri, Greqi, Kosovė dhe veēanėrisht Itali, ka nxitur ASG Power SA tė zhvillojė Kompleksin e Termocentralit tė Adriatikut qė do tė pėrfshijė Terminalin LNG, Impiantin e Ri-gazifikimit dhe Tubacionin e Eksportit si dhe Termocentralin me Cikėl tė Kombinuar me Kabllin e Eksportit HVDC", tha gjatė eventit Agim Gjinali, CEO i kompanisė. "Falė pozitės sė favorshme gjeografike midis Italisė dhe Ballkanit, termocentrali i ri do tė plotėsojė kėrkesėn pėr energji elektrike nė Italinė Jugore, Greqi dhe Kosovė. Gjithashtu, ai do tė sigurojė energji shtesė pėr tregun shqiptar dhe do tė prodhojė tė ardhura tė rėndėsishme nga shkėmbimi i huaj pėr qeverinė shqiptare".
ASG Power SA ka analizuar mundėsi tė ndryshme pėr termocentralin, duke pėrfshirė impiantet me ndezje me qymyr, me cikėl tė thjeshtė si dhe me cikėl tė kombinuar me ndezje me gaz. Ndėrkohė, qė lėnda djegėse mė e lirė dhe mė e bollshme ėshtė qymyri, impianti me ndezje me qymyr do tė kėrkonte mė shumė kapital, dhe pėr mė tepėr do tė donte tė paktėn tre vjet pėr t'u pėrfunduar. Kėtu sigurisht ėshtė llogaritur edhe impakti mjedisor, qė pėr mentalitetin e biznesit tė kompanive perėndimore renditet i pari. Impianti me cikėl tė thjeshtė dhe ndezje me gaz do tė ishte mė i liri, por edhe mė inefiēenti. Kjo bėn qė impianti me cikėl tė kombinuar tė ndezur me gaz tė jetė zgjidhja mė praktike, sqarojnė ekspertėt e kompanisė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė