Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-04-06, 11:47   #11
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Express: Ēka nėse destabilizohet situata nė momentet shumė finale tė statusit tė Kosovės?
Hashim Thaēi: Situata mund tė destabilizohet vetėm nėse Kosovėn e udhėheq krimi dhe njerėzit e korrupsionit, e jo nėse luftohen dukuritė negative.
Express: Nė dy seancat e fundit tė Kuvendit, disa deputetė tė PDK'sė e kanė fyer personalisht Agim Ēekun pse ka lėnė TMK'nė. Dy kryeministrat e kaluar kanė ardhur nga UĒK dhe TMK. Pse akuzohet Kryeministri Ēeku nė kėtė nivel?
Hashim Thaēi: Betejat politike nuk duhet personalizuar. Por, duhet kuptuar reflektimet e ndryshme tė deputetėve, opinionet qė janė paraqitur. Unė do tė falėnderoja qytetaret e vendit qė kanė pasur mirėkuptim nė pėrkushtimin tim 7 vjeēar qė tė kemi njė personalitet emblemė tė ushtrisė sė ardhshme tė Kosovės dhe jo njė personalitet qė do tė transformohej brenda natės nė fytyrėn e parė tė qeverisjes sė keqe. Kjo ndodhi ka hapur dilema edhe pėr tė ardhmen e TMK-sė -ushtri tė ardhshme tė Kosovės. Por, nė anėn tjetėr, siguroj qytetarėt se ndonėse kryeministrat do tė shkojnė dhe vijnė, TMK do tė pėrmbushė qėllimin e saj pėr t'u bėrė ushtri e ardhshme e moderne Kosovės, e integruar nė strukturat e NATO.
Express:E keni akuzuar Ēekun gjatė fjalimit tuaj. Keni thėnė se duke filluar prej Kryeministrit dhe gjithė ministrat janė aty nga strukturat parapolitike.Kush janė
ato struktura?
Hashim Thaēi: Strukturat para politike nė Kosovė janė ato qė menjėherė pas luftės, nė emėr tė patriotizmit, organizonin dhe kontrollonin doganat e Kosovės, kontrabandėn e cigareve, derivateve tė naftės, nė Kosovė dhe rajon. Janė ata qė shtrinin gypat e derivateve tė naftės nga Mali i Zi deri nė kufirin me Kosovėn. Janė edhe ata qė lokacionet e ēerdheve tė fėmijėve i uzurpuan shpateve urbane tė Prishtinės dhe ndėrtuan vila marramendėse pėr realitetin e mjerimit social e ekonomik tė Kosovės. Dhe, natyrisht, ata qė udhėheqin korrupsionin, qė largojnė tė padėgjueshmit politikė qė nuk i japin llogari financiare parapolitikės nė Kosovė. Parapolitika ėshtė biznesi i zi qė ushtron diktat mbi Qeverinė aktuale tė Kosovės dhe pėrdor instrumentet e saj pėr tė financuar krimin.
Express:Emėrimi i Ēekut ėshtė pėrkrahur edhe nga diplomatėt perėndimorė. Pra, edhe po i
mbėshtesin "strukturat parapolitike", pėr mendimin tuaj?
Hashim Thaēi: Ju e shihni tolerimin e korrupsionit nga struktura tė caktuara tė UNMIK'ut. Tolerimi i kėtij korrupsioni dėshmohet edhe nga OKB. Gjithė kjo ndodh nė emėr tė njė paqeje sociale, apo politike tė dėgjueshmėrisė. Ju i shihni menjėherė lėvizjet pėr tolerimin apo kinse zgjidhjen e shpejt tė ēėshtjes sė demarkacionit, qė ėshtė njė pazar nga parapolitika, e cila ēėshtje iu ka vėnė nė agjendė Kryeministrit tė ri. Kėtu hyn, natyrisht, edhe projekti pėr ndarjen e Mitrovicės nė vija etnike, qė gjithashtu ėshtė vėnė nė agjendė nga parapolitika.
Express: Keni folur edhe pėr ministrat dhe mėnyrėn se si janė caktuar ata. Gjithė mozaikut i mungojnė emrat.Nė Kuvend nuk ėshtė folur me emra konkretė se cili ministėr ėshtė i korruptuar. A keni fakte,apo ju mungon guximi politik?
Hashim Thaēi: UNMIK dhe ndėrkombėtarėt kanė evidenca tė PDK'sė. Ato janė tė verifikuara
dhe konfirmuara nga autoritetet e UNMIK'ut, me emra dhe mbiemra, por nuk dėshiroj qė ta politizoj procesin. Thjesht, kjo ėshtė ēėshtje mė tė cilėn duhet tė merren organet pėrkatėse tė specializuara tė drejtėsisė. E ritheksoj edhe njė herė se kjo qeverisje aktuale ėshtė koha qė tė ballafaqohet me qytetarin dhe tė ndodhė ndėshkimi politik dhe juridik.

Express: Z. Thaēi, kur jeni takuar pėr herė tė fundit me Ramush Haradinaj?
Hashim Thaēi: Para 7 a 8 ditėsh.
Express: Takimi nuk ka qenė publik?
Hashim Thaēi: Jemi takuar nė njė akademi.
Express: Dhe ndėrkohė Ramush Haradinaj ėshtė nė qendėr tė akuzave tuaja?
Hashim Thaēi: Unė jam duke folur pėr realitete, nuk akuzoj.
Express: Marrėdhėniet tuaja me Ramush Haradinaj duken mė tė tensionuarat prej pasluftės...
Hashim Thaēi: Nuk janė as tė tensionuara e as tė ngrohta, janė raporte tė relacioneve politike dhe qytetare. Tribunali i Hagės ka bėrė padrejtėsi ndaj tij dhe gjithė luftėtarėve tė UĒK'sė qė janė nė Hagė. Nė kėtė rast, unė besoj se pastėrtia dhe drejtėsia e luftės sė UĒK'sė dhe popullit tė Kosovė do tė ngadhėnjejė pėrsėri.
Express: Prejse ėshtė lejuar nga Tribunali i Hagės qė tė dale publikisht nė takime, ai nuk
ėshtė parė tė ketė qenė nė selinė e PDK'sė...
Hashim Thaēi: Unė jam i hapur pėr tė gjithė.
Express: A ka kėrkuar takim?
Hashim Thaēi: Takimi do tėndodhė me kohė.
Express: Raportet tuaja me AAK'nė,si duket,janė tensionuar pas njė interviste qė keni dhėnė nė televizion, ku keni folur pėr Fondin Haradinaj...
Hashim Thaēi: Unė nuk shoh tensione, qė i flisni ju. Pėr ēdo kėnd duhet tė ketė transparencė dhe assesi nuk duhet qė nė emėr tė sė kaluarės, patriotizmit, sakrificės, tė pavarėsisė, demokracisė, tė mblidhen fonde marramendėse, siē konfirmohet prej rreth 15 milionė eurosh. Duhet tė ketė transparencė se kah po derdhen kėto mjete tė mbledhura nga xhepi i varfėr i qytetarit tė Kosovės dhe nga buxheti i konsoliduar i Kosovės. Qeveria e Kosovės nė mėnyrė transparente duhet tė ndajė mjete pėr mbrojtjen e Ramushit dhe tė tjerėve qė gjenden nė Hagė, e jo kjo tė bėhet me metoda tė biznesit tė zi, qė kanė gjetur strehė nėpėr ministritė aktuale. Kjo mė se tepėrmi po e
dėmton vetė Ramushin.
Express:Domethėnė, keni informacione se janė marrė mjete nga buxheti i Kosovės pėr kėtė fond?
Hashim Thaēi: Unė thashė duhet tė ketė transparencė pėr ēdo kėnd.
Express: Si duhet tė bėhet transparenca?
Hashim Thaēi: Kjo transparencė duhet tė bėhet duke i respektuar tė gjitha procedurat e rregullta demokratike tė institucioneve tė vendit.
Express: Flitet se disa pėrfaqėsues tė koalicionit qeverisės ju kanė dėrguar disa selame ne formė tė kėrcėnimeve qė nuk kanė qenė publike. A ėshtė e vėrtetė kjo?
Hashim Thaēi: Jo. Pėrkundrazi kam selame se duhet tė ndėrtojmė njė bashkėqeverisje gjithė politike.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė