Nė kėtė intervistė Oliver Ivanoviq, udhėheqės i Listės serbe shpreh sigurinė e pjesėmarrjes sė shpejtė nė institucionet e Kosovės.
Deutsche Welle: Qeveria e Kosovės ka miratuar kėto ditė njė rezolutė, e cila garanton kthimin dhe integrimin e pakicave nė shoqėrinė kosovare. Nė reagimet e para ju keni shprehur rezervė ndaj kėsaj rezolute. Pse?
Oliver Ivanoviq: Rezoluta si e tillė sigurisht qė paraqet njė hap pozitiv. Mirėpo, edhe mė parė kemi miratuar shumė rezoluta, deklarata e dokumente. Njė deklaratė tė ngjashme kemi nėnshkruar me 14 korrik, tė vitit 2004. Ajo rregullonte tė drejtėn e kthimit tė pėrsonave tė dėbuar me 17 mars, por edhe mė parė, prej luftės e deri mė sot. Kėtė rezlutė e patėn nėnshkruar presidenti Rugova, kryeministri Rexhepi kryetari i parlamentit Daci dhe dy pėrfaqėsues serbė. Mirėpo, as kjo rezolutė nuk ėshtė zbatuar nė tėrėsi. Nė tėrėsi ėshtė respektuar vetėm pjesa pėr krijimin e ministrisė pėr kthimin, por as me kėtė ministri nuk kemi pasur shumė fat.
Deutsche Welle: Megjithatė, kjo rezolutė ėshtė vetėm njė prej sinjaleve tė shumta pozitive, qė janė dėrguar kohėt e fundit prej institucioneve tė Kosovės. Presidenti Fatmir Sejdiu ka vizituar manastirin e Deēanit. Kryeministri Agim Ēeku ka shprehur gatishmėri pėr vizitė dhe takime me pėrfaqėsuesit serb. Ndėrsa kryeadministratori Soren Jesen Petersen, ka urdhėruar kthimin e 800 hektarė toke nėn patronatin e manastirit tė Deēanit...
Oliver Ivanoviq: Pa dyshim, qė tė gjitha kėto janė sinjale pozitive. Shyqyr Zotit qė pas kaq shumė vitesh po bėhen hapa pozitivė, qė s'mund t'i mohojė askush. Serbėt i shikojnė me simpati kėto veprime, por kanė frikė se janė vetėm aksion i momentit - me synim marrjen e notės pozitive pėr realizimin e standardeve - sepse KS i OKB nė qershor do tė rivlerėsojė zbatimin e tyre. Pra, kėta hapa janė pozitiv, tė cilėt nuk duhet nėnvlerėsuar, por as mbivlerėsuar.
Deutsche Welle:Ju e thatė edhe vetė, se nuk keni pasur fat me Ministrinė pėr pakicat. Efektet e punės sė saj janė modeste, ndėrkohė qė edhe ministri Sllavisha Petkoviq, dyshohet pėr shpėrdorimin e mjeteve financiare. Mirėpo, ju me siguri qė nuk mund tė kėrkoni mė shumė, sepse ende refuzoni tė ktheheni nė institucione dhe tė merrni pėrgjegjėsinė qė ju takon. Kur do tė ktheheni nė institucione?
Oliver Ivanoviq:: Ne jemi absolutisht tė vetėdijėshėm pėr pėrgjegjėsinė qė na takon. Tė gjithė anėtarėt e Listės sonė e dinė se problemet e bashkėsisė sonė etnike mund tė zgjidhen vetėm pėrmes institucioneve. Ekzistojnė dy shkaqe pse deri tani nuk jemi futur nė isntitucione. Njė, mungesa e unitetit tė anėtarėve tė listės. Dhe dy, mundėsia e keqpėrdorimit tė pranisė sonė nė institucione, prej atyre qė japin vlerėsime pėr gjendjen nė Kosovė e Metohi. Dikush mund tė thotė se institucionet janė multietnike dhe demokratike. Ndėrsa ne themi se ato janė vetėm multietnike, por jo edhe demokratike. Megjithatė, jam i sigurt se sė shpejti do tė futemi nė institucione. Domosdoshmėria e kėtij hapi ka filluar tė kuptohet edhe Beograd, ku po ndryshon klima pėr kėtė ēėshtje. Ata po vetėdijėsohen se nuk ka zgjidhje tjetėr. Mirėpo forcat qė kanė kėrkuar bojkotimin e zgjedhjeve, dhe pėr kėtė ēėshtje kanė pėrdorė tė gjithė aparatin e shtetit, tani e kanė tė vėshtirė ta pranojnė gabimin. Kemi nevojė pėr njė zgjidhje e cila ata nuk do t'i detyronte ta pranojnė gabimin, ndėrsa neve do tė na mundėsonte futjen nė institucione.
Deutsche Welle:Zoti Ivanoviq, gjėrat pėr tė cilat po flisni janė vetėm lojėra tė papėrgjegjėshme politike, sepse cėnojnė vet interesat e popullit serb nė Kosovė. A nuk ėshtė interesi i popullit serb mė i rėndėsishėm pėr ju?
Oliver Ivanoviq: Absolutisht keni tė drejtė: mė i rėndėsishmi ėshtė interesi serb. Kėtė duhet ta dimė ne, qė mund tė bėhemi viktimė, por edhe ata qė mund tė na viktimizojnė dhe tė na djegin. Ne nuk duam tė digjemi nė tėrėsi. Duam tė zgjasim mė shumė, por duke pasur kujdes qė tė mos ikė treni, i cili tani mė ka filluar tė largohet nga stacioni.
Deutsche Welle: Pėr shkak tė kėtyre mėdyshjeve dhe qėndrimeve tė Beogradit, ju keni mbetur jashtė institucioneve, ku mund tė mbrohen interesat e serbėve. Kėto llogari politike kanė bėrė qė tė mos jeni as pjesė e delegacionit serb pėr bisedime nė Vjenė, ku me katėr maj do tė trajtohet ēėshtja ndoshta edhe e rėndėsishme pėr kėto bisedime: ajo e qytetit tė ndarė tė Mitrovicės. Pala shqiptare ka paraqitur qėndrimet e veta, po cilat janė propozimet tuaja?
Oliver Ivanoviq: Ēėshtja e Mitrovicės nuk mund tė zgjidhet me metoda speciale. Mitrovica ėshtė njė rast special dhe ėshtė qyteti i vetėm ku serbėt janė shumicė. Megjithatė, kjo ēėshtje duhet tė zgjidhet nė kuadėr tė decentrazilimit tė pushtetit, sipas parimeve tė miratuara nė filllim tė bisedimeve. Mitrovica ka mė shumė se 20.000 banorė, territor kompakt dhe kufi tė qartė. Ka njė pėrbėrje multietnike tė banorėve si dhe potenciale tė duhura intelektuale e ekonomike pėr njė komunė. Mitrovica duhet tė jetė komunė mė vete, e cila me pjesėn jugore do tė ketė shumė interesa tė pėrbashkėta. Kėto interesa duhet tė koordinohen pėrmes njė Kėshilli konsultativ, ku do tė kishim pėrfaqėsimin e barabartė tė pjesės veriore dhe jugore. Ndėrkohė qė udhėheqėsinė pėr katėr vjetėt e ardhshme, duhet tė ketė ndonjė pėrfaqėsues ndėrkombėtar. Me shpresė se kjo udhėheqėsi do tė vazhdonte. Komuna e Mitrovicės veriore duhet tė ketė tė gjitha kompetencat qė kanė komunat tjera.
Deutsche Welle: Mė thoni konkretisht: a do tė jetė vija eventuale kufitare e komunės veriore tė Mitrovicės, edhe vija e ndarjes sė ardhėshme tė Kosovės?
Oliver Ivanoviq: Jo, me siguri qė jo. Kėshtu nuk mendon asnjė politikan i pėrgjegjshėm serb. Rasti i Mitrovicės duhet tė zgjidhet pėrmes njė Kėshilli, i cili do tė ishte edhe njė lloj sigurie pėr shqiptarėt e jugut tė Mitrovicės, pėr mosndarjen e Kosovės. Pėr komunat tjera nuk do tė ketė Kėshille tė pėrbashkėta.
Deutsche Welle: Nė Vjenė, me katėr maj do tė vazhdojnė bisedimet e drejtėpėrdrejta mes delegacioneve tė Prishtinės dhe Beogradit. Mendoni se ekziston mundėsia e ndonjė marrėveshje tė drejtpėrdrejtė?
Oliver Ivanoviq: Derisa loja vazhdon, duhet shpresuar njė rezultat pozitiv. Tė dyja palėt duhet tė tregojnė mė shumė gatishmėri pėr kompromise dhe mė pak pėr akuza e kundėrakuza. Decentralizimi nuk duhet tė politizohet. Si serb i Kosovės mund tė them se kėrkesa jonė kryesore ėshtė: siguria, e cila mund tė zgjidhet pėrmes reformės sė pushtetit lokal.
Bahri Cani