27-04-06, 10:42
|
#7
|
AdelinaFan
Anėtarėsuar: 21-01-06
Vendndodhja: Mars
Postime: 129
|
Mua sinqerisht me vjen gjynah po qka me bo tash .
Shnosh Edon se e gjen nje me te more se Shuka .
Telashet e yjeve
Edona ndahet nga burri
Kėngėtarja Edona Llalloshi ka pranuar ndarjen nga burri. Thotė se ėshtė munduar ta mbajė martesėn, por fati i saj ishte qė ata tė ndahen.
Gati njė vit mė parė ajo shkėlqente sepse ditėn e martesės e konsideronte si ditėn mė tė lumtur nė jetėn e saj. Tani zėri i saj tingėllon pikėllueshėm! Kėngėtarja 26 vjeēare, Edona Llalloshi ka pranuar se ėshtė ndarė nga bashkėshorti. Vitin e kaluar ajo kishte organizuar njė dasmė e cila i pėrngjante atyre tė Hollywoodit - me qindra mysafirė tė ftuar dhe tė rrethakuar me dhjetėra media tė shkruara dhe elektronike. Festa kishte filluar para shtėpisė sė saj nė Prishtinė, pėr tė vazhduar mė pas nė qytetin e Dardanės dhe pėr t'iu kthyer sėrish nė Prishtinė, nė Hotel Grand, ku u mbajt solemniteti kryesor. Sot, gjendja ka ndryshuar rrėnjėsisht. "Me njė keqardhje tė sinqertė dhe me njė dhimbje shumė tė madhe e pranoj ndarjen nga burri", konfirmoi Edona Llalloshi pėr Express. Me njė zė paksa tė shterur, Edona shprehet se ėshtė munduar ta ruajė lidhjen bashkėshortore dhe thotė se pėr kėtė "kishte luftuar shumė kohė". "Jam munduar ta mbaj martesėn. Nuk na ka shkuar, edhe kam vendosė me u nda", tha Edona pėrmes telefonit. Ajo u shpreh se fati i saj ishte qė ajo tė ndahet ndėrsa nuk ishte nė disponim tė flasė nėse do tė pauzojė nga kėnga pėr njė kohė. "Fati im ka qenė kėshtu. Pėr momentin nuk mund tė flas mė shumė", tha Edona shkurt pėr Express, duke mos treguar shkakun e ndarjes nga bashkėshorti. Martesa e saj dukej si ajo e ėndrrave. Nė ditėn e martesės, me siguri se shumė vajza ia kanė pasur lakmi lumturisė sė kėngėtares sė bukur, e cila ishte bėrė shumė e njohur me hitet e saja "Simpatia", "Djali i Kosovės", "Borxhi i Dashurisė", "Pikė nė zemėr". Por, fati nė martesė nuk kishte qenė nė anėn e saj. Dashuria i ka mbetur borxh Edonės.
express arte
__________________
Pse aq shume provon kur gjithmone deshton
Pse aq shume e imiton kur vetem nje Adeline ekziston
|
|
|