vazhdim...
Decentralizimi pėrfundimisht shkakton ndarjen territoriale nė Kosovė, duke krijuar entitetin e fuqishėm serb pėrbrenda Kosovės. Duke qenė se me proceset aktuale zyrtare politike nė pėrgjithėsi, dhe me kėto negociata nė veēanti, Kosova vetėm sa pėrpėlitet si autonomi, decentralizimi do tė krijojė shtetin brenda autonomisė. Lufta do tė ngjajė gjithsesi, ngase nė mos asgjė tjetėr, fshatrat shqiptare nuk do tė duan tė pėrfundojnė nė anėn e gabueshme tė kufirit nė kuadėr tė entitetit serb. Fshatarėt shqiptarė nuk do tė pranojnė qė shtėpitė dhe arat e tyre tė kontrollohen nga strukturat e Serbisė.
Fshatrat shqiptare qė synojnė ti fusin nė komuna serbe janė mu ato tė cilat nuk kishin edhe aq humbje nė njerėz e dėme materiale gjatė luftės. Ngaqė, ata besojnė se ato fshtėra mė lehtė mund ti pėrfshijnė nė komunat e reja serbe. Mirėpo, kėtyre fshatrave iu kėrcėnohet modeli i veriut tė Mitrovicės. Nė natėn ndėrmjet 3 dhe 4 shkurtit tė vitit 2000, nė veriun e Mitrovicės janė vrarė 11 shqiptarė (6 meshkuj e 5 femra). Mė pas, gjatė atij muaji janė dėbuar 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 anėtarė. Ploja ngjau nė prani tė forcave tė KFOR-it dhe policisė. Nė veri kanė mbetur gjithsej vetėm 4.000 banorė shqiptarė. Zyrtarėt serbė nga Kosova e Serbia shumė shpesh deklarojnė se si veriu i Kosovės ėshtė njė vend multietnik. Ja, pra, se ēka mendojnė ata kur flasin pėr multietnicitetin: vendbanime me shumicė dėrrmuese tė popullatės serbe, tė kontrolluara nga strukturat e Serbisė, dhe me shqiptarėt qė ose janė pakicė, ose dėbohen e vriten qė tė bėhen tė tillė! Nė njė moment tė volitshėm pėr ta, popullatat e Cernicės dhe Hajvalisė do ta pėrjetojnė fatin e shqiptarėve tė dėbuar nga veriu i Mitrovicės.
Decentralzimi assesi sbėn tė ngjajė para sovranitetit pėr Kosovėn. E pas sovranitetit, nėse dikush ka nevojė pėr decentralizim, atėherė kjo ėshtė Prishtina, lagjet e sė cilės pėr nga numri i banorėve janė mė tė mėdha sesa shumica e komunave ekzistuese tė Kosovės. Mirėpo, decentralizimi nė Prishtinė, as qė ėshtė pėrmendur ndonjėherė.
Cernica, njė fshat mė i madh se Parteshi, u dashka ti bashkohet Parteshit dhe Parteshi tė bėhet komunė e re! E qartė: nėpėrmjet decentralizimit po bėhen pėrpjekje qė Cėrnicėn me 2685 banorė shqiptarė dhe 600 serbė t'ia bashkėngjesin Parteshit me 1434 banorė serbė dhe Budrigės sė Poshtme me 1250 serbė, nė mėnyrė qė Parteshi tė bėhet komunė. Shqiptarėt do tė pėrbėnin 45% ndėrsa serbėt 55% tė komunės sė Parteshit. Njėherazi, shqiptarėt do tė gjenden nė territoret e kontrolluara drejtpėrdrejt nga strukturat paralele militare tė financuara dhe tė mirėmbajtura nga shteti serb, ndėrkaq tė toleruara nga UNMIK-u. Nė fshatin Cernicė ka multietnicitet, komunikim dhe bashkėpunim ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve, mirėpo pikėrisht decentralizimi do ta shkatėrrojė kėtė duke e sjellur dhe forcuar Beogradin brenda. Nėpėrmjet Cernicės, Serbia do tė depėrtonte deri nė periferi tė Gjilanit dhe kufiri nuk do tė mbeste nė luginė (nė Partesh), por do tė ngjitej mė lart nė kodėr (nė Cernicė), gjė qė ka shumė rėndėsi nga aspekti strategjik ushtarak.
Nga pushtetarėt e Kosovės, banorėve tė Cernicės qė pėrpiqet ta gllabėrojė Serbia, jopublikisht u premtohen fabrika e punėsim nėse e pranojnė decentralizimin. Punėsim nėn dominim tė Serbisė dhe nė shkėmbim tė pranimit tė saj na ofronte edhe Milosheviqi.
Insitucionet e Kosovės edhe kėsaj radhe u ndodhėn nė anėn e kundėrt tė vullnetit dhe interesave tė popullit. Ato jo vetėm qė e pranuan decentralizimin por tash po e negociojnė atė me Serbinė nė Vjenė. Pėr rregullimin e brendshėm territorial e administrativ tė Kosovės, politikanėt negociator kosovar po diskutojnė me Serbinė! Serbia gjithmonė gjente shqiptarė me tė cilėt zbatonte planet e veta. Vetėm se kėsaj radhe ata janė mė tė shumtė se asnjėherė mė parė duke u vetėshpallur pėrfaqėsues tė Kosovės. Kohė mė parė u bė publik rezultati i peticionit tė banorėve tė Cernicės kundėr decentralizimit. 1294 veta, qė parqesin shumicėn nė fshat, ngase aty janė 2350 veta me tė drejtė vote, nėnshkruan peticionin me tė cilin ata kundėrshtuan decentralizimin dhe futjen e Cernicės nė kuadėr tė komunės sė Parteshit. Mbi bazėn e vullnetit tė kėtyre qytetarėve qė nėnshkruajtėn peticionin do tė ndėrtohet strategjia legjitime e kundėrshtimit tė decentralizimit me tė gjitha format. Me ēfarėdo ēmimi. Njėjtė do tė veprojmė edhe nėpėr rastet e tjera tė ngjashme nėpėr Kosovė nė muajt qė vijnė.
Decentralizimi sjell ndarjen, e ndarja luftėn. Duke mos e lejuar realizimin e decentralizimit e parandalojmė edhe ndarjen e Kosovės, edhe luftėn.
Kush e lexon me vemendje dhe e kupton kete shkrim me lart, sigurisht do te bindet dhe do ta ket te qarte se Kosova sipas ketij procesi do te jet e ndare definitivisht e enklavizuar.
|