Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga LOJETARI
Kjo Reana ende pa u martuar mire e ka vendose me i nda vellezerit e mjere , qe vuajne kaq shume per "nenat" e tyre.
|
Lojtari duhet t'i ruajme traditat, ore vllacko
....
Mendoj se meshkujve te dobet iu duhet gjithmone
ALIBI per veprimet e tyre; e kane me lehte te fajesojne grate, perderisa jane vete ata te cilet shfrytezojne prezencen e gruas, per realizimin e deshirave (te fshehta) dhe te pa-artikuluara me pare...nuk ka dalur kot thenia popullore "burrat fshihen ne dimija te grave"...dhe me kete nuk eshte menduar drejt-perdrejte per dimijat, por kjo eshte me teper metafore per alibine.
Po e verej se Halla e madhe e paska cekur faktin se ata vellezer qe nuk deshirojne te ndahen, nuk ndahen (ndajne te njejtin kulm edhe pas marteses), prandaj e shoh si DOBESI dhe veti te meshkujve me karakter te dobet, qe mosknaqesite e tyre te partikualuara me vite, te arrijne ti zgjidhin ne emer te gruas, antareve te rinje te familjes.
Poashtu, edhepse tradite qe qifti i ri te jetoje me familjen e zgjeruar, nuk ka asgje te keqe ne deshiren per mvetesim te njesise se re familjare
...e keqja e ndodh, kur kjo deshire, per hire te nje imazhi te rrejshem publik, (sa per sy e faqe, se gjoja egziston "dashuri e madhe mes vllaznillekut") behet shkaktar per te fajesuar dike se po i ndan "der ata far' vllezerish".
Eshte faqebardhe qe njerezit te shpehin qendrimet e tyre hapurazi, e jo te luajne rrole dramatike, qe me se paku i sjellin dobi antareve te atyre familjeve; fundja "publiku", secili/la jetojne ne shtepi te vet!!! Njkohesisht qe te jetuarit nen nje kulm nuk eshte MATES i dashurise familjare te zgjeruar; perkundrazi tollovia e shume antareve sjell kunder-efekt.
Personalisht, jam rritur ne familje ku secili ka jetuar ne shtepine e vet me femijet e vet dhe raportet familjare ne njesine e zgjeruar, ndjej te kene qene gjithmone me te shendosha mes te gjitheve, ne krahasim me shumicen e atyre qe kam njohur(shoke, shoqe, familjare te tjere) qe kane jetuar ne nje kulm, disa njesi familjare....
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER C'DO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!