Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-05-06, 20:34   #5
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mark Oroshi, njėri prej ish tė dyshuarve pėr vrasjen e avokatit Shaban Manaj, ėshtė ekzekutuar tė martėn nė oborrin e shtėpisė sė tij. Mė shumė se tridhjetė plumba kanė goditur trupin, veturėn dhe murin e shtėpisė sė Markut.


Jeton Musliu
[email protected]

Prishtinė 3 maj — Prapė vrasje nė rajonin e Pejės. Pėr dallim nga herėt e kaluara kur vrasjet janė bėrė ditėn, kėsaj radhe ekzekutimi ėshtė kryer natėn.
Mark Oroshi ėshtė ekzekutuar tė martėn nė mbrėmje nė oborrin e shtėpisė sė tij, nė fshatin Vitomiricė tė komunės sė Pejės.
Motivet pėr kėtė vrasje, zyrtarėt e policisė thonė se ende nuk i dinė, kurse familjarėt kanė mbetur si tė mpirė, ngase nuk dinė kujt t’ia drejtojnė gishtin.
Oroshi i cili deri para disa viteve ishte njėri prej disa tė dyshuarve pėr vrasjen e avokatit Shaban Manajt, ėshtė qėlluar nga persona tė panjohur nė distancė vetėm prej pesė metrash.


Nė njė deklaratė, zyrtarė tė policisė rajonale nė Pejė, pasi kanė treguar mėnyrėn e vrasjes sė Mark Oroshit, nė fshatin Vitomiricė, kanė thėnė se policėt e Njėsitit pėr Krime Serioze kanė dalė nė vendin e ngjarjes, se bashku me prokurorin Publik, ku janė duke u zhvilluar hetimet rreth kėtij rasti. Sipas tyre, me urdhėr tė Prokurorit, trupi i pajetė i viktimės ėshtė dėrguar nė Morgun e Rahovecit pėr obduksion.



Dhembja
“Nuk mund tė duroj mė”, thotė Gjyla, nėna e Markut, e cila tash qėndron nė Klinė, nė shtėpinė e djalit tė saj tjetėr, Gegės.
Gjyla tregon ngjarjen e asaj nate tė cilėn e pėrshkruan shumė shkurtė, ngase nuk ka pritur se do t’i ndodhė kjo.
“Erdhi Marku dhe mė gjeti me kokė tė mbėshtetur nė mur”, fillon rrėfimin plaka 84 vjeēare, tė cilės sytė i mbushėn me lot.
“Mė pyeti nėse kam fjet dhe unė i thash se ende jam e zgjuar”, tregon nėna e Markut e cila tash pret gratė e tė afėrmeve tė cilat e qajnė tė birin e saj.
“I ndezi dritat dhe doli jashtė, dhe menjėherė i kam dėgjuar krismat”, thotė Gjyla, e cila mezi ka shkuar afėr veturės dhe ka parė tė birin e saj tė vrarė nė vend.
“Kaq ka pas, se mė vonė, disa fqinj, i kanė thirr policinė, edhe tash ndodhem kėtu”, shprehet Gjyla e cila megjithėkėtė, beson nė punėn e policisė.

Ekzekutimi
Nė mbrėmjen e sė martės, rreth orės 23:00, Marku kthehet nė shtėpi nga puna e tij nė fshatin
Leskoc tė Klinės.
Ai ka jetuar vetėm me nėnėn e tij, Gjylen, e cila ėshtė nė moshė shumė tė shtyrė dhe pėr kėtė arsye Marku, nė veturėn e tij, tip Golf 1, kishte blerė gjėra ushqimore.
Pasi mbėrrin nė shtėpi, Marku shikon se tė gjitha dritat e shtėpisė janė tė fikura dhe hyn brenda pėr t’i ndezur.
Pasi nėnėn e tij e gjen tė zgjuar, pėrshėndetėt me tė dhe del sėrish jashtė nė oborr pėr tė marrė nga vetura gjėrat ushqimore qė i kishte blerė.
Derisa gjysma e trupit tė viktimės i mbetėt jashtė veturės dhe pjesa tjetėr futėt brenda qė t’i marrė gjėrat ushqimore qė i kishte blerė, nė atė moment shkrepėn rafalėt.
Nė kėtė ēast, Marku mbetėt i vrarė nė vend, kurse vrimat e plumbave, pėrveē veturės sė tij, godasin edhe murin e shtėpisė.
Pa pasur nevojė qė dikush tė jetė ndonjė ekspert i madh, nga vrimat e plumbave nė veturė dhe nė mur, mund tė vėrtetohet se ėshtė shkrepur njė karikator i plotė i kallashnikovit.


Mark Oroshi ka qenė i arrestuar si njėri prej personave tė dyshimtė pėr vrasjen e avokatit Shaban Manaj.
Pas qėndrimit 17 muajsh si i paraburgosur, ai lirohet nė mungesė tė provave.
Ndėrkohė, katėr fėmijėt e marrė nga policia pas burgosjes sė tij, kurrė mė nuk i ka parė.
Albani, Atdheu, Albana dhe Flaka janė fėmijėt e tė ndjerit, pėr vendndodhjene tė cilėve nuk di as familja, pasi policia nuk iu jep asnjė informacion.



Vendi i krimit
Oborri i Markut nė fshatin Vitomiricė ėshtė shndėrruar nė zonė krimi, e rrethuar nga policia me shirit tė verdhė.
Nga mbrėmja e sė martės deri nė mesditėn e sė mėrkurės, policia ka bėrė fotografitė dhe ka kryer ekspertizat e nevojshme.
Bardha ėshtė motra e Markut e cila, ndryshe nga kuptimi i emrit tė saj, sapo ka marrė vesh lajmin pėr tė vėllain, nė trup mbanė tė veshur rroba tė zeza.
Nė oborrin e shtėpisė sė Markut, ajo pėrpiqet tė marrė disa gjėra tė vogla tė cilat, mė vonė, do t’ia kujtojnė vėllain.
Nė mesin e tyre ajo merr edhe disa fotografi, disa prej tė cilave janė tė fėmijėve tė Markut tė cilėt familja Oroshi ka gjashtė vjet qėnuk i ka parė.
“Marku ka shkua i flaktė pėr t’i pa fėmijėt”, thotė Bardha e cila, sikurse e tėrė familja e saj, nuk ka ndonjė ide se kush do mund tė ketė gisht nė vrasjen e vėllait tė saj.
Bardha niset drejt veturės sė shpuar me plumba dhe fillon tė qajė kur shikon gjakun e tė vėllait nė derėn e parė tė anės sė majtė. “Shiko, ende qenka gjaku i vėllait”, thotė ajo dhe duke qarė fillon tė nxjerrė nga karrigia e pasme e veturės, xhaketėn e Markut tė cilėn e kishte zhveshur nė kohėn kur kishte vozitur.

Tentativa
Vrasja e Mark Oroshit duket tė ketė qenė shumė mirė e planifikuar, nga persona tė cilėt kanė pėrcjellė vazhdimisht lėvizjet e tij.
Nė shkurt tė kėtij viti, Marku pėr pak sa nuk ėshtė vrarė nė dyert e oborrit tė motrės sė tij tė martuar nė fshatin Poterē i Ulėt.
“Te dyert e oborrit, atje ku jam e martuar gati sa nuk ėshtė vrarė nga persona tė panjohur kur doli tė kthehet nė shtėpi”, thotė Bardha e cila mendon se vrasja ndoshta ka tė bėjė me fėmijėt e tij.
“Herėn e fundit kur ka ardhė nga gjyqi ka thėnė se i ka punėt shumė mirė qė t’i marrė sėrish fėmijėt, por tash duket se i kemi humbur gjithmonė”, tregon motra e tė ndjerit.
Marku ėshtė ndarė me gruan e tij para shumė vjetėsh, por mė vonė ai burgoset si njėri prej tė dyshuarve se ka qenė pjesėmarrės nė vrasjen e avokatit Shaban Manaj.
“Pasi e morėn nė burg, fėmijėt mbetėn me nėnėn time, por pas tre muajve erdhi policia dhe ushtria dhe ia morėn nėnės fėmijėt”, thotė motra e cila fillon tė qajė kur pėrmend emrat e fėmijėve tė tė vėllait tashmė tė vrarė.
“Nga ajo kohė as Marku, por as ne nuk dimė asgjė pėr fėmijėt, edhe pse, pas lirimit, Marku ka thėnė se shumė afėr e ka marrjen e fėmijėve pėrmes gjyqit”, shprehet Bardha pėr Express.
Ndryshe nga nėna e saj, Bardha mendon se do tė jetė shumė e vėshtirė qė tė gjenden vrasėsit e tė vėllait.
“Vėllai im nuk ėshtė i pari qė ėshtė vra, por janė vrarė edhe shumė tė tjerė dhe dorasit kurrė nuk janė gjet”, thotė ajo dhe niset drejt Klinės, shtėpisė sė vėllait tjetėr, Gegės, tek i cili familjarėt janė mbledhur pėr kryeshėndosh.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė