Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
|
REALITETI I SHPERFILLUR
-Sprova e Ismail Kadaresė, Identiteti evropian i shqiptareve, ėshtė
mbėshtetur ne premisa te gabuara
-Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur ēasti i dėshiruar qe te
dėgjohet pėr disa oktava me larte zėri i tij, me pare i peshperitur,
kundėr identitetit mysliman
-Ėshtė shume e nevojshme qe kėto ide dhe kėto pėrfytyrime te Ismail
Kadaresė te hidhen poshtė me kohe dhe hamendjesime
-Kritiken e pikėpamjeve te mia mbi ndikimin e mundshėm ēintegrues te
vetėdijes se tejshquar fetare ne shoqėrinė e sotme shqiptare prandaj
edhe ne identitetin kombėtar,Ismail Kadare e fillon ashtu siē
filloheshin shkrimet politike dhe ideologjike ne kohen e komunizmit.
Shkruan: Rexhep Qosja
Premisa te gabuara
Siē e kam parapare ne parafjalėn e saj, trajtesa mbi idetė
ēintegruese ne shoqėrinė e sotme shqiptare e botuar ne vazhdime ne
gazetėn e Prishtinės "Epoka e re" dhe ne gazetėn e
Tiranės "Korrieri" e pastaj e botuar edhe si libėr me titullin
ideologjia e shpėrbėrjes nga Shtėpia botuese TOENA , ka shkaktuar
njė sere reagimesh si ne Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe ne Kosove.
Nuk e di a ėshtė me i madh numri i reagimeve pajtuese a numri i
reagimeve mospajtuese. Si te paret ashtu edhe te dytat dėshmojnė,
ndėrkaq se ceshtjet e ngritura ne atė trajtese ishte e nevojshme te
ngriheshin. Shkrimtari i madh argjentinas., Horhe Luis Borhes, thotė
se "Libri qe nuk e pėrmban kunderlibrin mund te konsiderohet i
panevojshėm". Ēdo libėr, pavarėsisht a ėshtė letrar a shkencor, e
pėrmbarojnė lexuesit,miq kundėrshtar te autorit, qofte duke e
pohuar, qofte duke e mohuar.
Pėr t'iu pėrgjigjur te gjitha reagimeve do te duhej te shkruaja njė
libėr me te madh se Ideologjia e shpėrbėrjes, i cili sigurisht do te
shkaktonte reagime te reja te pėrshkuara edhe prej me shume
ndjenjash se reagimet e deritashme.
Ne vend se te gjithave, do t'i pėrgjigjem vetėm reagimit te Ismail
Kadaresė, Identiteti evropian i shqiptareve. Kjo domethėnė se mbesin
pa pėrgjigje te gjithė reaguesit e tjerė ndaj trajtesės Ideologjia e
shpėrbėrjes:
1.predikuesit e identitetit kombėtar kosovar, si identitet kombėtar
i ri ne Ballkan:
2. predikuesit e gjuhės se dyte standarde pėr folėsit me identitet
kombėtar kosovar:
3. thirrėsit pėr kthimin e shqiptareve mysliman ne "fenė e te
pareve", si gjoja kusht pėr pranimin me te shpejtuar te Shqipėrisė
shtetėrore dhe te Kosovės ne Bashkimin Evropian!
Ne reagimin e Ismail Kadaresė Identiteti evropian i shqiptareve do
pėrgjigjem pėr kėto arsye kryesore: e para , pse e ka shkruar njė
shkrimtar dhe publicist i njohur me popullorėsi te veēante; e dyta
pse ne ketė reagim ėshtė i pėrmbajtur njė shpėrdorim i disa
pikėpamjeve te mia, sidomos te pikėpamjeve mbi ndikimin e mundshėm
ēintegrues te vetėdijeve te tejshquara fetare ne shoqėrinė e sotme
shqiptare; e treta, pse ky reagim ka shkaktuar jehone nder lexuesit
shqiptare si ne Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe ne Kosove dhe , e
katėrta, dhe , me vendimtarja, pse ne ketė reagim janė shprehur ide
dhe janė krijuar pėrfytyrime , qe nuk e nderojnė kulturėn shqiptare.
Sprova e Ismail Kadaresė, Identiteti evropian i shqiptareve, ėshtė e
mbėshtetur ne premisa te gabuara: ne pėrpjekje pėr te dėshmuar, ne
njėrėn ane kundėrshtitė kulturore mes Evropės dhe Lindjes myslimane,
kurse ne anėn tjetėr sipėrinė e identitetit evropian ndaj
identiteteve tjera, para se gjithash ndaj identitetit mysliman! Dhe,
kjo sipėri ėshtė –te pėrdorė njė togfjalėsh te Zhan-Pol Sartrit-
sipėri raciste.
Gjykimet e kėtilla te Ismail Kadaresė, gjithsesi shume befasuese,
nuk mund te mos shikohen si rrjedhoje e disa dukurive dhe disa
disponimeve te pėrshtatshme politike dhe fetare ne bote. Nuk mund te
mos mendohet se tani kur , si pasoje e fundamentalizmit islamik, te
tejshkallezuar mbas pushtimit amerikan te Irakut, ėshtė rritur
disponimi kundermysliman ne disa vende perėndimore; kur kryetari
Xhorxh Bush bėn mobilizimin politik te krishterimit; kur emri i
profetit Muhamed dhe fjalėt islam,mysliman, xhami, shkaktojnė
sėndisje ne mjedise te ndryshme perėndimore; kur si thonė studiues,
po kthehet epoka e konflikteve mes krishterimit e islamit dhe e
kryqėzatave; kur disa politikane shqiptare ne Kosove e quajnė
politike te leverdishme pėr karrierėn e vet te ndėrrojnė fenė; kur,
si pasoje e sjelljeve shpėrfillėse te disa politikaneve shqiptare
mysliman ne Kosove e ne Shqipėri ndihen te diskriminuar, ja , tani,
Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur ēasti i dėshiruar qe te dėgjohet
pėr disa oktava me larte zėri i tij, me pare i pėshpėritur, kundėr
identitetit mysliman,ne te vėrtet kundėr perbereseve mysliman ne
identitetin e pėrbashkėt, te pėrgjithshėm, historik, te shqiptareve!
Pėr kėtė arsye ėshtė shume e nevojshme qe kėto ide dhe kėto
pėrfytyrime te Ismail Kadaresė te hidhen poshtė me koheshe pa
hamendjesime.
Do ta bej kėtė vendosmėrisht, edhe pse me shume keqardhje pėr shume
arsye ne kėtė pėrgjigje detyrimisht te gjate.
Nuk e bej kėtė pse e kam emrin mysliman Rexhep. Jo.
Nuk e bej kėtė pse shkoj ne Xhami a pse i fali pese vaktet e ditės!
Jo. As nuk shkoj ne xhami pėr t'u lutur as nuk falem ne asnjė vakt
te ditės. Jo
E bej kėtė pėr hir te perėndive te mi : te Vėrtetės dhe te Drejtės.
E bej kėtė pėr te njėjtėn arsye pėr te cilėn kam shkruar mijėra faqe
gjate shume viteve te kaluara : pėr te mbrojtur bashkėkombėsit,
bashkėqytetaret, prej padrejtėsive te pushtetit, prej dhunės se
shtetit serb dje, dhe prej diskriminimit pavarėsisht kush e bėn kėtė
diskriminim sot.
E bej kėtė pėr te njėjtėn arsye pėr te cilėn ne vitin 1994 kam
mbrojtur krishterimin shqiptar prej disa shpjegimesh te disa
bashkėqytetareve tepėr te pėrkushtuar si mysliman, pėr c'gje kam
shkruar ne librin Tronditja e shekullit.
E bej kėtė pėr te qene shpirtėrisht i lire pavarėsisht prej ēmimit
qe paguaj pėr kėtė liri. E unė jam i lire sepse kam zgjedhur te
Vėrteten dhe te Drejtėn.
Sprova e Ismail Kadaresė, Identiteti evropian i shqiptareve, nuk
ėshtė reagimi i tij i pare mospajtues ndaj pikėpamjeve te mia
letrare dhe kulturore. Ne shkrimin Rreth ndikimeve te huaja dhe
karakterit kombėtar te letėrsisė, te botuar ne gazetėn Zėri i
popullit me 8.4.1973, me te cilėn i pėrgjigjke shkrimit tim Letėrsia
kombėtare dhe letėrsia botėrore ose afrimi pėrmes ndryshimeve, te
botuar ne pėrmbledhjen Panteoni i rralluar ne vitin 1972, ai me
akuzonte si "tellall i kozmopolitizmit", qe , me gjuhen e atėhershme
politike do te thoshte se po predikoja evropianizimin dhe
amerikanizmin e letėrsisė shqipe. Tani, 34 vjet me vone, ai me
akuzon se kinse po e mohoj atė qe atėherė e predikoja!
Unė, natyrisht, nuk po e akuzoj Ismail Kadarenė tani se, para 34
vitesh, duke predikuar veēimin e Shqipėrisė dhe identitetin
Stalinist, ne te vėrtet predikonte kunderevropianizimin! Unė vetėm
po ve ne dukje se perėndia i shndėrrimeve Protej, i cili e ka
dhuruar Ismail Kadarenė edhe me dhuntinė e nxitimshndrrimeve pėr te
qene politikisht sa me i koniunkturshem, ia ka parathėnė edhe kėtė
nxitimshndrrim, fryt i te cilit ėshtė sprova Identiteti evropian i
shqiptareve.
Po, t'i leme njėherė pėr njėherė kėto dy shkrime te njė kohe te
kaluar dhe te merremi me reagimin e tanishėm te Ismail Kadaresė
Identiteti evropian i shqiptareve ndaj trajtesės sime Ideologjia e
shpėrbėrjes, ne te vėrtet ndaj kreut te kėsaj trajtese Identiteti
kombėtar dhe vetėdija fetare, qe sigurisht nuk do te jete
nxitimshnderrimi i tij i fundit. Dhe te shohim sa te vėrteten dhe te
drejtėn do t'ia filloj qėllimit te tij: shpėrfilljes se identitetit
mysliman si njeri nga perversit fetare te IDENTITET KOMBETAR
SHQIPTAR.
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
|