Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-05-06, 00:17   #13
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

-vazhdim-


Shprehitė e vjetra

Kritiken e pikėpamjeve te mia mbi ndikimin e mundshėm ēintegrues te
vetėdijes se tejshquar fetare ne shoqėrinė e sotme shqiptare,
prandaj edhe ne identitetin kombėtar, Ismail Kadare e fillon ashtu
siē filloheshin shkrimet politike dhe ideologjike ne kohen e
komunizmit: duke zbatuar metodologji ideologjike- duke ia vene
gishtin tregues komplotit te armiqve te brendshėm dhe te jashtėm
politike e klasore dhe duke kėrkuar likuidimin e tyre moral! Dy
ngjarje politike i shėrbejnė Ismail Kadaresė pėr te bere politikisht
dhe ideologjikisht te dyshimta, ne te vėrtetė kombetarisht te
dėnueshme, pikėpamjet e mia mbi ceshtjen e trajtuar: e para, ardhja
e kryekomisionarit te Bashkimit Evropian, Baroso, ne Tirane ne
lidhje me nėnshkrimin e afėrm te marrėveshjes se Shqipėrisė me
Evropėn dhe, e dyta fillimi i bisedimeve pėr statusin e ardhshėm te
Kosovės, qe sapo kishin filluar ne Vjene. Unė isha ai qe , ja me
veprimtari mendore dhe politike po sabotoja fitoret qe sapo dukeshin
ne horizontin shqiptar!
Po,t'ia japim fjalėn vete Ismail Kadaresė:
" Sa me shume qe nėnshkrimi i marrėveshjes se Shqipėrisė shtetėrore
me Evropėn afrohej, aq me fort ndiheshin murmurimat. Sa me shume qe
afrohej caktimi i staturist te Kosovės,me fjalėt tjera, besimi i
Evropės e i Amerikės se Kosova mund te hynte si shtet i pavarur ne
familjen kontinentale, aq me shume kembengulese behej krrokama se
shqiptaret ishin si mish i huaj, pra i padashur, pėr Evropėn".
"S ishte mbushur as java e fillimit te bisedimeve te Vjenės pėr
statusin e Kosovės, e s'kishin kaluar veē disa ore qe avioni i
kryekomisionarit evropian Baroso, ishte ulur ne aeroportin e
Tiranės, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqen madje
edhe atje ku priteshin me pak, si pėr shembull, ne ndonjė deklarim
te akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja".

Meqenėse presjet i ve edhe ku s'duhet, nuk ėshtė e ēuditshme pse
Ismail Kadare nuk e ve pikėēuditjen ku duhet: ne fund te kėsaj
fjalie.

Po te leme rregullat e pikėsimit e te gramatikės e te shohim
logjiken.

Pėr te pare sa larghedhėse ėshtė kjo logjike politike po i kthejmė
dy pasuset e cituara ne trajtėn e bashkėbisedimit sepse, kėshtu, do
te mėsojmė me mire ēka ne thelb mendon autori dhe si mund t'i
pėrgjigjet ndonjė lexues.

Ēka po ngjante nder shqiptaret ne ēastet kur po afrohej nėnshkrimi i
marrėveshjes se Shqipėrisė shtetėrore me Bashkimin Evropian?

Po ndiheshin murmurimat.
( Mungon pikėēuditja).

Ēka po ngjante ne ēastet kur po afrohej caktimi i statusit te
Kosovės, me fjale te tjera besimi i Evropės e i Amerikės se Kosova
mund te hynte si shtet i pavarur ne familjen kontinentale?

Aq me kembengulese behej krrokama se shqiptaret ishin si mishi i
huaj, pra i padashur, pėr Evropėn!

Cilit ishin kėta krrokates?
S'ka pėrgjigje!
Ēka ngjau pak para se te mbushej java e fillimit te bisedimeve te
Vjenės pėr statusin e Kosovės, e s'kishin kaluar veē disa ore qe
avioni i kryekomisionarit evropian, Baroso, ishte ulur ne aeroportin
e Tiranės?

Murmurimat kaotike u shtuan edhe me shume.
Prej nga erdhėn ato murmurima kaotike?
Prej nga priteshin me pak.
Prej nga priteshin me pak?
Nga ndonjė deklarim i akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja.
Akademiku nga Kosova? Pse e quan akademiku nga Kosova? A vetėm nga
Kosova? Ai ne zemėr s'e ndan Shqipėrinė nga Kosova. Pėr ta larguar
prej Shqipėrisė shtetėrore apo pėr te treguar se nuk njihet ne
Shqipėrinė shtetėrore?
S'ka pėrgjigje!
Mos kur thua se priteshin me pak do te thuash se , megjithatė, nuk
ėshtė qe nuk priteshin fare murmurima kaotike prej gojės se tij?
Si mund te priteshin murmurima te tilla qe t'i pandeh kaotike prej
tij kur ai ka shkruar mbi 3500 faqe pėr ceshtjen e Kosovės dhe
ceshtjen shqiptare ne pėrgjithėsi dhe te gjitha kėto faqe janė
dėshmi e pėrpjekjeve te tij pėr t'u ēelur dyert e shtėpisė se madhe
evropiane edhe pėr shqiptaret? Si mund te priteshin murmurima te
tilla kaotike prej tij, qe ti i pandeh kunderevropiane kur aq
pėrpjekje mendore dhe politike ka bere dhe bėn ai pėr te sjelle
vlerat dhe standardet evropiane ne jetėn e popullit te vet?
S'ka pėrgjigje.
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė