Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
V. Surroi kujton borxhet e jashtme tė Kosovės por jo borxhet qė i kan tjeret Kosovės
KOSOVA NĖ PRAG TĖ NJOHJES FORMALE TĖ PAVARĖSISĖ
VETON SURROI KUJTON BORXHET E JASHTME TĖ KOSOVĖS, POR JO EDHE TĖ DREJTĖN PĖR SUKSESION E AS BORXHET QĖ TĖ TJERĖT I KANĖ KOSOVĖS
Nga Aeroporti i Prishtinės, Veton Surroi u ēon selam shqiptarėve tė kujtojnė borxhet qė Kosova u ka pasur shteteve, fondacioneve dhe institucioneve tė tjera monetare ndėrkombėtare, si njė paralajmėrim pėr atė qė e pret Kosovėn pas pėrcaktimit tė statusit tė saj politiko-juridik.
Shkruan: Rexhep KASTRATI
Derisa nė Vjenė po zhvillohet takimi i katėrt ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtjen e decentralizimit, dhe derisa revista tė njohura botėrore si Njusvik paralajmėrojnė mundėsinė qė KS i OKB-sė qysh nė qershor tė njohė edhe formalisht pavarėsinė Kosovės, duke e shpallur atė shtetin mė tė ri nė botė, Veton Surroi zgjodhi Aeroportin e Prishtinės pėr tua kujtuar shqiptarėve borxhet qė Kosova ua ka shteteve dhe institucioneve tė tjera ndėrkombėtare financiare qysh nga koha e ish-Jugosllavisė. Kujtesa e kėtij borxhi nga Aeroporti i Prishtinės, sikur nėnkuptonte se lidhja e Kosovės me botėn do tė bėhet nėpėrmjet respektimit tė kėtij borxhi dhe kthimit tė tij. Mirėpo, Veton Surroi harroi, apo nuk deshi qė tė kujtonte se pranimin e borxhit tė jashtėm, kryetari i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova e ka bėrė nė kohėn kur vetė Vetoni bėnte lojėn e opozitarit tė Milosheviqit, pėrkatėsisht nė kohėn kur dr. Ibrahim Rugova dhe lėvizja politike shqiptare e kishin ndėrtuar shtetin e Kosovės, kurse vetė kryetari i kėtij shteti nga bota njihej si lider i shqiptarėve tė Kosovės, kurse nga Veton Surroi e ndonjė tjetėr njihej vetėm si kryetar i LDK-sė. Me kėtė dua tė them se shteti i Kosovės i formuar fill pas Referendumit pėr Pavarėsi tė vitit 1991, i ka pranuar tė gjitha obligimet ndėrkombėtare, e qė janė shumė mė shumė se sa borxhi i jashtėm i Kosovės, prandaj kjo dhe asnjė ēėshtje tjetėr nuk ka paraqitur problem pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės. Mirėpo, dr. Ibrahim Rugova si kryetar i Kosovės, gjatė viteve 90 tė shekullit tė kaluar, po ashtu ka kėrkuar edhe tė drejtėn pėr suksesion qė i takon Kosovės si ish-njėsi e federatės jugosllave, ashtu siē i ka paralajmėruar investitorėt e huaj, sidomos ata grekė e italianė qė kishin tė bėnin me posttelekomin e Kosovės qė tė kenė kujdes se investimet e tyre nuk do tė garantohen pasi qė kur Kosova tė njihet formalisht nuk do tė njohė kontratat qė kėto kompani kanė bėrė me Beogradin, qoftė pėr posttelekomin, qoftė pėr ndonjė sipėrmarrje tjetėr, siē ėshtė edhe Trepēa. Kjo do tė thotė, se qėndrimet largpamėse tė dr. Ibrahim Rugovės, kanė bėrė qė ti bėjnė tė qartė tė gjithėve se shteti i Kosovės pėrveēse do tė pranojė tė gjitha obligimet ndėrkombėtare, ka kėrkuar me tė njėjtėn vendosmėri edhe tė drejtėn pėr suksesion, si dhe mosnjohjen e kontratave qė kompani tė ndryshme tė huaja bėjnė me Beogradin pėr pasuritė e Kosovės. Kjo i bie qė as Trepēa, e as posttelekomi dhe asnjė prej kompanive tė tjera tė Kosovės tė mos e pranojnė asnjė nga borxhet qė Beogradi ka krijuar pas heqjes sė autonomisė sė Kosovės, pėrkatėsisht pas vendosjes sė masave tė dhunshme nė kėto kompani. Po ashtu, institucionet e Kosovės do tė duhej qė urgjentisht ta shtrojnė edhe ēėshtjen e suksesionit tė Jugosllavisė, pasi qė asaj nuk i takojnė vetėm borxhet qė i ka pasur si ish-njėsi e federatės jugosllave, por edhe tė drejtat tjera, ndėr tė cilat ėshtė edhe e drejta pėr suksesion. Dhe kėtė tė drejtė do tė duhej ta kujtonte edhe Veton Surroi, dhe siē e pėrmendi borxhin e jashtėm tė Kosovės, do tė duhej tė pėrmendte edhe tė drejtėn pėr suksesion, por edhe borxhet qė ish-njėsi tė tjera tė federatės jugosllave, pėrfshirė edhe Serbinė, i kanė pasur dhe i kanė Kosovės.
Ėshtė ēėshtje tjetėr nėse Veton Surroi e ka keqpėrdorur mundėsinė qė ia jep tė qenit nė krye tė njė partie politike dhe nė Ekipin Negociator tė Kosovės pėr tė vėnė kontakte me ndėrkombėtarė, pėr tė krijuar afarizėm pėr vete. Kur jemi kėtu, nuk duhet harruar kurrė faktin se Veton Surroi ėshtė njė nga bisnesmenėt mė tė njohur dhe mė tė pasur tė Kosovės, fillet e biznesit tėt ėt cilit duhet kėrkuar pikėrisht nė kohėn kur nė kompanitė e Kosovės janė vendosur masa tė dhunshme, pėrkatėsisht nė kohėn kur kėto u vunė nėn kontrollin e Beogradit. Nėse Veton Surroi i shfrytėzon kontaktet zyrtare qė ka si kryetar partie, e pėr mė tepėr si anėtar i Ekipit Negociator tė Kosovės, pėr interesa tė tij private, atėherė kemi arsye tė dyshojmė pėr ndonjė pazarllėk jo tė mirė dhe qė mund tė jetė edhe nė dėm tė procesit politik nė Kosovė. Prandaj, ndoshta do tė kish qenė mirė qė nė kohėn kur ka deklaruar pasurinė dhjetamilionshe nė euro, Veton Surroi tė deklaronte edhe bizneset nėpėrmjet tė tė cilave i ka fituar ato dhjetamilionė euro, nė mėnyrė qė edhe opinioni i gjerė ta dijė se me ēka tjetėr merret Veton Surroi pėrpos politikės dhe medieve private. Nė kėtė mėnyrė do tė ishin mė tė qetė njerėzit, ashtu siē do tė mund tė kėrkonin mė me lehtėsi qė si biznesmen tė kujtohej pėr tė drejtat e kompanive tė Kosovės pėr ti vjelė borxhet qė ia kanė kompani tė ndryshme. Nė anėn tjetėr, hiq mė larg se sot ishte njė kronikė televizive nė televizionin e Veton Surroit, e qė bėnte fjalė pėr borxhin qė Trepēa ua paska kompanive tė ndryshme, e nė tė cilat borxhe ishin llogaritur edhe borxhet e krijuara pas vendosjes sė masave tė dhunshme serbe nė Trepēė. Dhe Veton Surroi do tė duhej tė deklarohej se a duhet tė njihet edhe ky borxh nga Trepēa, pėrkatėsisht nga qeveria e Kosovės, ashtu siē do tė kishte qejf Beogradi, apo nuk do tė duhej tė njihej, ashtu siē ka paralajmėruar kėtu e dy-trembėdhjetė vite mė parė, kryetari i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova? Sido qė tė jetė, nuk ėshtė lajm i mirė pėr Kosovėn, qė nė prag tė njohjes formale tė pavarėsisė sė saj, shqiptarėt paralajmėrohen pėr borxhet qė duhet kthyer, pa iu siguruar njė herė e drejta pėr suksesin, si dhe e drejta pėr ti vjelė borxhet qė shtete tė tjera, kryesisht ish-njėsi tė federatės jugosllave i kanė Kosovės. Me kėtė rast nuk po i pėrmendi shumat e mėdha qė Kosovės, kompanive tė saj dhe qytetarėve tė saj ua ka marrė Serbia nga xhirollogaritė ndryshme bankare, si dhe dėmet e luftės tė shkaktuara nga ajo. Se po ti pėrmendnim edhe ato, do tė dilte njė raport shumė i pafavorshėm tė tė tjerėve nė raport me Kosovėn, se sa i Kosovės nė raport me tė tjerėt. Pas njė privatizimi ēoroditės dhe rrėnues pėr ekonominė e Kosovės i kryer nga AKM-ja, theksimi i borxhit tė jashtėm qė e paska Kosova, dhe pėr mė tepėr mostheksimi i suksesionit dhe i borxhit qė tė tjerė i kanė Kosovės, lajmi i keq ėshtė se shteti i Kosovės, pas njohjes formale tė tij, do tė ballafaqohet me njė tėrėsi vėshtirėsish, nga tė cilat do tė mund tė fitojnė vetėm ata qė kanė lidhje politike me qendra tė vendosjes politike dhe financiare. Dua tė shpresoj se pjesa tjetėr e Ekipit Negociator tė Kosovės, gjatė procesit negociator pėr statusin e Kosovės, do tė jenė mė tė vėmendshėm dhe do ti kėrkojnė edhe tė drejtat e jo vetėm ti pranojnė obligimet ndėrkombėtare, edhe pse bisedat pėr decentralizimin e Kosovės e kanė komprometuar shumė kėtė ekip. Kur them kėtė mendoj kryesisht nė njerėzit qė nė Ekipin Negociator janė si pėrfaqėsues tė linjės institucionaliste dhe ata se paku do tė duhej qė ti mbesin besnik qėndrimeve tė shprehura nga dr. Ibrahim Rugova para shumė vitesh, pėr ēėshtjen e suksesionit dhe tė mosrepsktimit tė kontratave qė kompani tė ndryshme kanė bėrė me Beogradin lidhur me pasuritė e Kosovės.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|