Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Nė Kosovė vrasjet thuajse janė shndėrruar nė pėrditshmėri.Zyrtarėt pėrkatės nuk flasin. Askush nuk di nėse hetimet pėr njė rast vazhdojnė apo janė mbyllur. Kėtė nuk e dinė as familjarėt e viktimave. Askush nuk di se ēfarė kandodhur me hetimet e kėtyre rasteve.
Express risjell disa nga vrasjet mė tė mėdha tė ndodhura nga viti 2000.
Jeton Musliu
Prishtinė, 7 prill Breshėri plumbash mbi njė person dhe pėrveē qė shuhet njė jetė, ato krisma prapa lėnė njė mister i cili edhe mund tė mos zbardhet kurrė.
Vrasjet e viteve tė fundit nė vend kanė qenė tė niveleve tė ndryshme, duke mos munguar edhe ato kur cak i likuidimeve kanė qenė persona tė njohur pėr publikun.
Kosova administrohet nga Kombet e Bashkuara dhe institucionet vendase, tė cilat pėr ruajtjen e rendit i mbėshtesin 8 mijė policė dhe rreth 15 mijė trupa tė KFOR-it.
Pavarėsisht territorit jo dhe aq tė madh, viteve tė fundit nė Kosovė kanė ndodhur vrasje tė ndryshme tė cilat nė disa raste kanė tronditur vendin.
Ndėrkohė deklarimet e zyrtarėve pėrkatės janė pothuajse gjithmonė tė njėjta, duke mos dhėnė sqarime rreth hetimeve apo kapjes sė autorėve.
Pėr rreth tri javėExpress ka bėrė pėrpjekje tė bisedojė me Rrahman Sylejmanin, shefin e Departamentit tė Krimeve tė Rėnda nė SHPK, por asnjė konfirmim nga ana e kėtyre zyrtarėve. Askush nuk tregon nėse pėr raste tė caktuara janė duke vazhduar hetimet apo nėse ato janė mbyllur fare.
Por, cilat janė rastet tė cilat sė paku nė gjashtė vitet e fundit kanė tronditur vendin dhe pėr tė cilat gjithēka qė di publiku, ėshtė thjesht njė no koment, ose hetimet vazhdojnė, fjali tė cilat pėrseriten vazhdimisht nga zyrtarėt pėrkatės.
Xhemajl Mustafa ėshtė vrarė mė 23 nėntor 2000 nė hyrje tė banesės sė tij nė Prishtinė, derisakishte filluar tė ngjitej shkallėt.
Rugova i cili nė atė kohė ndodhejnė njė takim tė ForumitBotėror nėMonaco, kishte shkuarnjė ditė mė pas pranė varrit tėkėshilltarit tė tij tė ndjerė pėr tėvendosur kurorė lulesh. Ai nėfshatin Gllamnik tė Podujevės,pasi ngushėlloi familjarėt e tė ndjerit,pat deklaruar se organet epolicisė duhet tė gjejnė atentatorėtdhe ti dėrgojnė ata nėbankėn e tė akuzuarve.Por,nė atėkohė vendi kishte vetėm rreth njėvit qė kishte dalė nga lufta dhe organetpolicore pėr moskapjen eautorėve arsyetoheshin nėmėnyra tė ndryshme.
Sidoqoftė, edhe pėr kėtė rast disa herė ėshtė deklaruar se hetimet vazhdojnė, kurse tash edhe disa vjet mė pas, asnjėherė nuk ėshtė bėrė publike se sa persona janė kapur apo gjykuar pėr kėtė vrasje.
Ekrem Rexha i njohur gjatė luftėsmepseudonimin sikomandant Drini. Ai ėshtė vrarė para shtėpisė sė tij nė Prizren, nė mėngjesin e datės 8 maj 2000.
Hetimet pėr kėtė rast patėn vazhduar pėr njė kohė tė gjatė dhe nė fund policia me shumė zhurmė arrestoi disa persona, disa prej tė cilėve pas disa vitesh qėndrimi nė burg, i liroi pėr tumbrojtur nė liri.
Ndonėse disa prej tė arrestuarve vazhdojnė tė vuajnė denimin, pėr njė pjesė tjetėr tė tė dyshuarve ende vazhdojnė seancat gjyqėsore.
Smajl Hajdaraj, deputet i Kuvendit tė Kosovės nga LDK, ėshtė vrarė mė 17 mars 2002 nė Pejė.
Vrasja e kėtij zyrtari pati ngritur reagime tė ashpra si nga drejtuesit e partive politike nė atė kohė, edhe nga zyrtarė tė ndryshėm ndėrkombėtarė.
John Menzis, ish shef i zyrės sė SHBA-ve nė Kosovė, vrasjen e Hajdarajt e pat dėnuar ashpėr duke e klasifikuar si njė vepėr qė shkon nė dėm tė vendit.
Gjithashtu edhe zėdhėnėsja e policisė sė UNMIK-ut, Suzan Manuel, nė atė kohė nuk e kishte pėrjashtuar se kjo vrasje mund tė ishte kryer pėr motive politike.
Ndonėse deklarata e saj ishte gjithpėrfshirėse, zyrtarėt e policisė kurrė mė nuk treguan se ēka nė tė vėrtetė ka ndodhur me hetimet pėr kėtė rast.
Rexhep Luci Nė vitin 2000 i vrarė nė Prishtinė nga persona qė sė paku zyrtarisht kurrė nuk janė bėrė tė ditur nga policia apo se deri ku kanė mbėrritur hetimet.
Arkitekti i njohur ėshtė vrarė pėr motive tė cilat besohet se janė ndėrlidhur me ndalimin e ndėrtimeve pa leje nė kryeqytet, pikėrisht kur ai nė atė kohė ishte drejtor i Departamentit tė Rindėrtimit dhe Strehimit nė Prishtinė.
Kryetari i partisė reformiste ORA, Veton Surroi, i cili nė atė kohė ishte kryeredaktor i gazetės sė pėrditshme Koha Ditore, kishte treguar publikisht pėr bisedėn e fundit tė tij me arkitektin Luci, vetėm njė ditė para se ai tė vritej.
"Ata po mė kėrcėnojnė sepse sipas dikujt, unė qenkam i favorizuari i tė huajve dhe ėshtė faji im pėr ndėrprerjen e ndėrtimeve pa leje ", ka cituar fjalėt e Rexhep Lucit, veton Surroi, tash kryetar partie.
Shefki Popova Ishte njė gazetar shumėvjeēar i cili kishte punuar pėr media tė ndryshme, pėrfshirė edhe nė gazetėn Rilindja.
Edhe ai ėshtė vrarė nė vitin 2000 nė prag tė zgjedhjeve lokale qė mbaheshin pėr herė tė parė nė Kosovė. Gazetari Popova ėshtė ekzekutuar pranė ndėrtesės sė qeverisjes lokale nė Vushtri, pėr motive tė cilat kurrė nuk janė bėrė tė njohura.
Nė atė kohė, tė shtatė gazetat e pėrditshme kosovare dhe gjashtė stacione radio televizive kishin protestuar duke u ankuar se askush nuk ėshtė dėnuar pėr gjithė vrasjet e kryera deri nė atė kohė.
Por vetėm kaq, asgjė mė shumė.
Ismet Raci Ishte kryetar i Komunėsė Klinės i cili ishte vrarėmė 24 prill 2001 nė shkallėt e banesės sė tij.
Raci kishte fituar kėtė post nga zgjedhjet lokale tė njė viti mė parė, por ende pa mbushur njė vit tė punės sė tij si kryetar, ekzekutohet me disa plumba.
Familjarėt nė atė kohė kishin deklaruar se i ndjeri nuk kishte pasur asnjė problem me askėnd, kurse policia pėrveē qė kishte deklaruar se hetimet do tė vazhdojnė, as atėherė dhe as tash nuk ka dhėnė ndonjė sqarim lidhur me hetimet pėr kėtė rast.
Avni Elezi I ekzekutuar mė 12 tetor 2002 nė qendėr tė Pejės.
Dikur njė ish ushtar i UĒK-sė e mė vonė trupėrojė e Ramush Haradinajt, ish komandantit tė tij i cili mė vonė u zgjodh kryeministėr i Kosovės.
Djali ivetėm i familjes Elezi ėshtė vrarė nė qytetin kryesor tė rrafshit tė Dukagjinit pėr t u varrosur njė ditė mė vonė me nderime tė larta ushtarake.
Edhe pėr kėtė vrasje sikurse pėr tė tjerat, policia ka deklaruar se hetimet kanė filluar, por kurrė nuk ėshtė bėrė publike se deri ku kanė mbėrritur hetimet ose sa persona janė arrestuar apo denuar.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|