Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-05-06, 23:24   #14
napoleoni
 
Anėtarėsuar: 01-05-04
Vendndodhja: ch
Postime: 192
napoleoni i vlerėsuar jo keq
Gabim

(Pasi qė tema nė fjalė ka zgjuar interes dhe polemika tė ndryshme, po postoj edhe vazhdimet e shkrimit tė Rexhep Qosjes, tė filluar nga Munti )

Premisa tė gabuara

Shkruan: Rexhep Qosja

Dhe, ja se si e dėshmon Ismail Kadare pohimin e tij se edhe prej meje priteshin murmurima kaotike kundėr ardhjes sė kryekomisionarit evropian, Baroso, nė Tiranė nė lidhje me nėnshkrimin e marrėveshjes me Shqipėrinė dhe kundėr bisedimeve tė Vjenės pėr caktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, domethėnė pėr kthimin e Shqipėrisė shtetėrore dhe tė Kosovės nė familjen mėmė.
“Pėrveē nervozizmit tė papėrligjur ndaj asaj tradite kulturore qė ka qenė lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar, nervozizėm qė nuk lė pa prekur mbajtjen e portretit tė Nėnė Terezės nė institucionet e Kosovės, nė kėto shkrime (pra nė shkrimet e Rexhep Qosjes-R.Q) spikat diēka e errėt dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar”.
Nuk ka dyshim se Ismail Kadare nuk ėshtė “i ngathėt nga mendja” qė tė mos e kuptojė tė vėrtetėn dhe tė drejtėn, por Ismail Kadare sado pėrpiqet tė lahet e tė shpėrlahet nga e kaluara politike dhe ideologjike, nuk arrin tė lirohet prej shprehive mendore tė krijuara nė atė tė kaluar. Ato shprehi bėjnė qė nė shkrimin tim tė mos shohė ēka nė thelb ka dhe qė nė shkrimin tim tė fusė ēka nuk ka! Nė trajtesėn pėr idetė ēintegruese nė shoqėrinė e sotme shqiptare, askund, me asnjė fjali, nuk jam marrė me “traditėn kulturore qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar”. Nė qoftė se nė kėtė shkrim me asnjė fjali nuk jam marrė me atė traditė kulturore, shtrohet pyetja: ku e gjen Ismail Kadare atė “nervozizėm tė papėrligjur” tė Rexhep Qosjes ndaj “traditės kulturore qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar”?
Nė veprat e mia? Jo.
Nė shkrimin pėr Gjon Buzukun, Njė vazhdim a njė fillim i madh, tė paraqitur nė sesionin shkencor nė Ulqin nė vitin 1995, me rastin e 440-vjetorit tė Mesharit? Jo.
Antologjinė historike tė letėrsisė shqipe, tė botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mėsimore tė Kosovės nė Prishtinė nė vitin 1985, nė tė cilėn janė pėrfshirė edhe Formula e pagėzimit dhe pėrkthime e shkrime tė Buzukut, Lekė Matrangės, Frang Bardhit, Pjetėr Budit, Pjetėr Bogdanit, Gjon Nikollė Kazazit, Ndue Bytyēit, Filip Shirokės, Ndre Mjedjes, Zef Skiroit, Luigj Gurakut, Hilė Mosit? Jo.
Historinė e letėrsisė shqipe, Romantizmi I-II-III, tė botuar pėr herė tė parė nė vitin 1984-1985, nė tė cilėn, pėrpos autorėve tė besimit ortodoks dhe myslimanė, natyrisht, janė paraqitur edhe autorėt katolikė, mes tė cilėve edhe Zef Skiroi, tė cilit Ismail Kadare atėherė mund t’ia pėrmendte emrin vetėm dėnueshėm? Jo.
Nė studimet, trajtesat, sprovat e mia tė botuara nė revista nė Prishtinė pėr Ndre Mjedjen, Filip Shirokėn, Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishtėn? Jo.
Nė studimin mbi periodizimin e letėrsisė shqipe prej Rilindjes e deri sot, tė botuar pėr herė tė parė nė vitin 1973 dhe tė mbajtur, mandej, si ligjėratė edhe nė Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė, nė tė cilėn ėshtė folur edhe pėr Gjergj Fishtėn dhe ėshtė folur nė njė kohė kur Ismail Kadare pėr tė shqiptonte akuza tepėr tė rėnda me tė cilat e zhvlerėsonte krijimtarinė e Fishtės dhe, nė pėrgjithėsi, letėrsinė e klerikėve katolikė? Jo.
Nė librin Tri mėnyra tė shkrimit shqip, nė tė cilėn flitet edhe pėr Gjon Buzukun, Pjetėr Budin, Frang Bardhin, Pjetėr Bogdanin, Ndre Mjedjen, Gjergj Fishtėn? Jo.
Askund nė veprat e mia – nė monografitė, studimet historike, trajtesat, sprovat, antologjitė e mia, askund nuk mund tė gjendet farė “nervozizmi i papėrligjur ndaj asaj tradite kulturore qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar”. Pėrkundrazi: pėr secilin qė gjykon ndershėm, mund tė gjendet njė pėrkushtim, vėrtet, i madh, si edhe ndaj gjithė letėrsisė shqipe. Ku e gjen atėherė Ismail Kadare atė “nervozizėm tė papėrligjur” tė Rexhep Qosjes “ndaj traditės letrare qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar”? Ku, vėrtet?
Mos nė nxitimet e tij tė tanishme pėr tė qenė politikisht i koniunkturshėm duke u paraqitur si mbrojtės kinse i asaj tradite qė dikur e zhvlerėsonte, madje e mallkonte politikisht, ideologjikisht dhe artistikisht? Mos pėr t’i krijuar vetes edhe mundėsinė “e pėrligjur” qė tė bėhet politikisht dhe letrarisht i koniunkturshėm duke mbrojtur gjoja edhe njė figurė politikisht fort tė koniunkturshme sot: duke mbrojtur Nėnėn Tereze prej meje thuajse ajo “tradita kulturore qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar” dhe Nėna Tereze pashmangshėm janė nė lidhje historiko-letrare?
E bėn kėtė lidhje tė paligjshme Ismail Kadare pėr tė pasur mundėsinė “e ligjshme” qė tė shprehė habinė e tij- tė mbrojtėsit tmerrshėm tė vonuar tė “asaj tradite kulturore qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar”- se si mendja ime – e mbrojtėsit tė asaj tradite kur ai e mohonte dhe fyente – nuk e arsyeton” mbajtjen e portretit tė Nėnės Tereze nė institucionet e Kosovės”. Dhe, kėtu, pikėrisht nė mospajtimin tim me mbajtjen e portretit tė Nėnės Tereze e tė Papės nė institucione partiake e administrative tė Kosovės, Ismail Kadare pandeh se paska zbuluar Djallin e Tasmanisė, pėr ēka do t’i shprehet mirėnjohje nga shqiptarėt nė Kosovė e nė Shqipėrinė shtetėrore, ndoshta nė Evropė apo, pse jo, edhe nė Nju-Jork! Zbulimi i kėtij Djalli qė u ngritka edhe kundėr vėnies sė portretit tė Nėnės Tereze nė institucionet nė Kosovė e bėn shumė tė koniunkturshėm katekizmin politik dhe ideologjik tė Ismail Kadaresė.

Pėrdorimi politik i emrit tė Nėnės Tereze

Po cila ėshtė e vėrteta pėr qėndrimin tim ndaj mbajtjes sė portretit tė Nėnės Tereze nė institucionet e Kosovės, nė tė vėrtetė nė njė institucion partiak dhe nė njė institucion administrativ tė Kosovės? Nuk ėshtė e vėrtetė se jam ngritur me “nervozizėm” kundėr mbajtjes sė portretit tė shenjtores, Nėna Tereze, nė institucionet e Kosovės; e vėrtetė ėshtė vetėm se jam ngritur dhe ngrihem pa nervozizėm kundėr pėrdorimit politik tė emrit, tė portretit dhe tė veprimtarisė sė misionares dhe humanistes, Nėna Tereze, prej disa fundamentalistėve fetarė dhe disa koniunkturistėve politikė gjithnjė pėr interesat e tyre fetare - nė rastin e parė dhe pushtetore – nė rastin e dytė. Tė them se menjėherė pas vdekjes sė saj, pėr Nėnėn Tereze kam botuar njė sprovė dhe kam dhėnė dy deklarata: njėrėn tė kėrkuar prej BBC-sė e tjetrėn prej medieve tė Prishtinės. Qėndrimi im ndaj emrit dhe portretit tė Nėnės Tereze sot nuk mund tė mos jetė i kushtėzuar nga pėrdorimi fundamentalist fetar dhe politik i atij emri dhe atij portreti. Mbas gjithė asaj qė ėshtė bėrė dhe po bėhet rreth Nėnės Tereze, domethėnė mbas gjithė kėtij pėrdorimi e shpėrdorimi politik tė emrit, tė portretit dhe tė veprimtarisė sė saj si misionare dhe humaniste, nuk e quaj kombėtarisht tė menēur mbajtjen e portreteve tė saj qoftė nė institucionet politike e shtetėrore tė Kosovės, qoftė nė institucione politike e shtetėrore tė Shqipėrisė shtetėrore. Jo. Ėshtė tejtheksuar se veprimtaria prej humanisteje e Nėnės Tereze ėshtė e pandarė, madje e kushtėzuar nga veprimtaria e saj prej misionareje katolike. Papa Gjon Pali i Dytė ka shpallur disa qindra tė shenjtė, gjithsesi, thonė njohės tė tij, mė shumė se tė gjithė papėt para tij. Ndėr shenjtorėt dhe shenjtoret qė ka shpallur Ai dhe qė kanė shpallur papėt para tij natyrisht se nuk ka ortodoks, hebre, hindus, mysliman. Tė gjithė janė shpallur shenjtorė dhe shenjtore sepse ishin tė jashtėzakonshėm si katolikė. Ėshtė e kuptueshme se prej tė gjithė atyre qė e shikojnė portretin e Nėnės Tereze, kudo qoftė i vėnė ai, qė e shikojnė shtatoren e saj kudo qoftė e ngritur ajo, qė e lexojnė emrin e saj kudo qoftė i shkruar ai, Nėna Tereze perceptohet si shenjtore katolike. Kot pėrpiqen tė na e mbushin mendjen pėrdoruesit fetarė dhe politikė tė emrit, tė portretit dhe tė veprimtarisė sė saj humaniste, se Nėna Tereze meriton tė jetė portreti, shtatorja, mbishkrimi mbizotėrues nė institucionet politike e shtetėrore, nė institucionet kulturore tė qyteteve shqiptare, sepse ėshtė fituesja e vetme shqiptare e Ēmimit Nobel. Ēmimi Nobel i ėshtė dhėnė edhe shkencėtarit dhe humanistit shqiptar, Ferid Murati, zbulimi shkencor i tė cilit ėshtė i rėndėsishėm pėr tė gjithė njerėzit nė tė gjitha kontinentet dhe jo vetėm pėr tė sėmurėt, tė varfrit e tė braktisurit e botės, para sė gjithash, tė Indisė. Por, Ferid Muratit nuk i ngrihet kund njė shtatore, nuk stoliset me emrin e tij ndonjė institucion kulturor, nuk vihet portreti i tij nė ndonjė institucion politik e shtetėror. Pse? Sepse Ferid Murati nuk ėshtė i krishterė prandaj emri dhe portreti i tij nuk mund tė shpėrdoren pėr nevojat e mobilizimit politik tė krishterimit dhe pėr nevojat karrieriste tė koniunkturistėve tanė politikė dhe kulturorė.
(vazhdon)
__________________
Tė jetosh pas vdekjes, nganjėherė duhet flijuar tėrė jetėn.
napoleoni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė