Anėtarėsuar: 01-05-04
Vendndodhja: ch
Postime: 192
|
(vijimi)
Nė fund tė shtjellimit tė sipėrthėnė ėshtė e kuptueshme tė shtrohet pyetja: ku i ēon shqiptarėt pėrdorimi i tillė i tejshtrirė e i tejmadhėruar fetarisht i emrit, i portretit dhe i veprimtarisė sė Nėnės Tereze? Ēka u sjell shqiptarėve, tė cilėt u takojnė jo vetėm dy a tri, po pesė feve (katolike, ortodokse, myslimane, protestante dhe ateiste) pėrdorimi aq irracional i emrit, i figurės dhe i veprimtarisė sė njė shenjtoreje sa edhe emri i aeroportit tė Tiranės pagėzohet me emrin e saj: NĖNA TEREZE, edhe pse ēdokush mund ta dijė se prej atij aeroporti, ashtu si edhe prej ēdo aeroporti nė kėtė botė, mund tė ngrihen nesėr edhe aeroplanė luftarakė, qė do tė bombardojnė fshatra e qytete e tė vrasin burra, gra, fėmijė, tė varfėr e tė sėmurė, tė cilėve ajo ua kishte kushtuar jetėn? Ēka do tė thotė ky mitologjizim nė thelb fetar, pėr arsye fundamentaliste fetare dhe tė koniunkturshme politike, i njė shenjtoreje nė njė vend shumėfetar? Logjika e jep kėtė pėrgjigje: do tė thotė nxitje e pjesėtarėve tė feve tė tjera, para sė gjithash, tė fesė myslimane, qė e njėjta gjė tė bėhet me emrat dhe me portretet e figurave tė shquara fetare tė fesė sė tyre. Pėr kėtė arsye emri, portreti dhe shtatorja e Nėnės Tereze duhet vėnė nė mjedise fetare, humanitare dhe shėndetėsore e jo edhe nė aeroportin e Tiranės, e jo edhe nė institucione politike e shtetėrore, e jo edhe nė sheshe tė qyteteve. Bashkėjetesa e harmonishme mes feve tė cilave u takojnė shqiptarėt, baraspesha historike midis kėtyre feve, interesat historike tė popullit shqiptar e kėrkojnė sot si dje, nesėr si sot, qė emrat, portretet dhe shtatoret e figurave tė njohura, tė shquara e tė mėdha kombėtare, historike dhe kulturore, siē janė Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, Gjon Buzuku, Marin Barleti, Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Konstandin Kristoforidhi, Vaso Pasha, Abdyl, Sami dhe Naim Frashėri, Ēajupi, Fan Noli, Faik Konica, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Ndre Mjedja, Eqrem Ēabej Aleksandėr Moisiu dhe tė sa e sa piktorėve, skulptorėve, kompozitorėve, shkencėtarėve, krijuesve e artistėve tė tjerė tė mos zėvendėsohen nga emra, portrete, shtatore klerikėsh, shenjtoresh, qė perceptohen para sė gjithash si vetje fetare katolike, myslimane, ortodokse. Tė sipėrpėrmendurit janė emra vetjesh qė mbahen mend pėr veprat kulturore qė kanė lėnė a pėr bėmat historike qė kanė bėrė, qė kanė pasur, kanė dhe do tė kenė funksion integrues nė jetėn e popullit shqiptar sepse vepra e tyre, krijimtaria e tyre, veprimtaria e tyre kulturore, shoqėrore, politike i shėrbente Shqipėrisė, u shėrbente tė gjithė shqiptarėve. Pavarėsisht sė cilės fe i takojnė, ata perceptohen ndryshe se ēperceptohet Nėna Tereze: perceptohen kryekėput si krijues e veprimtarė atdhetarė e jo si fetarė.
(VIJON)
__________________
Tė jetosh pas vdekjes, nganjėherė duhet flijuar tėrė jetėn.
|