Ajeti i njėmbėdhjetė i sures Et-Tarik nė Kuran, i referohet vetisė "kthyese" tė qiellit:
"Betohem nė qiellin qė kthen." (Et-Tarik 11)
Siē dihet, atmosfera, e cila rrethon Tokėn, pėrbėhet nga disa shtresa. Secila prej tyre luan njė rol tė rėndėsishėm nė dobi tė jetės. Kėrkimet kanė nxjerrė nė dritė se kėto shtresa janė tė specializuara nė kthimin mbrapsht tė trupave apo rrezeve qė vijnė nga hapėsira apo nga vetė Toka. Tani le tė shqyrtojmė disa shembuj tė funksionit "kthyes" tė shtresave qė e rrethojnė Tokėn.
Troposfera, e cila ndodhet 13-15 km mbi Tokė, luan rol nė kondensimin e avujve tė ujit qė vijnė nga sipėrfaqja e Tokės dhe nė
kthimin poshtė tė tyre nė formė shiu.
Shtresa e ozonit me lartėsi 25 km nga toka reflekton rrezatimin e dėmshėm dhe rrezet ultravjollcė, tė cilat vijnė nga hapėsira dhe i
kthen mbrapsht nė hapėsirė.
Jonosfera
kthen valėt e radios tė transmetuara nga Toka duke i
kthyer poshtė nė pjesė tė ndryshme tė saj, tamam si njė satelit pasiv komunikimi, duke bėrė tė mundur transmetimin e valėve radiofonike dhe televizive nė njė distancė tepėr tė largėt.
Shtresa magnetosferike kthen mbrapsht grimcat e dėmshme radioaktive qė pėrhapen nga Dielli dhe yjet e tjera, para se tė arrijnė Tokėn.
Fakti qė gjithė kėto veti tė shtresave tė atmosferės, tė zbuluara vetėm kohėt e fundit, janė shpallur nė Kuran prej shumė shekujsh provon bindshėm se Kurani ėshtė fjala e Zotit.

Prania e ujit ėshtė mjaft e rėndėsishme pėr jetėn nė Tokė. Njė nga faktorėt qė ndikon nė formimin e ujit ėshtė Troposfera, e cila ėshtė njė prej shtresave tė atmosferės. Shtresa e Troposferės kondenson ujin qė vjen nė gjendje avujsh nga sipėrfaqja e Tokės dhe e kthen poshtė nė formė shiu.

Shtresa atmosferike, e cila bllokon rrezet qė mund tė jenė shkatėrruese pėr jetėn nė Tokė, ėshtė Ozonosfera. Ajo kthen rrezet e dėmshme tė ardhura nga hapėsira, siē janė rrezet ultravjollcė, duke parandaluar arritjen e tyre nė Tokė.

Secila shtresė e atmosferės ka veti tė dobishme pėr jetėn e krijesave. Shtresa e Jonosferės, pėr shembull, e cila ėshtė njė nga shtresat mė tė larta tė atmosferės, kthen valėt e radios tė lėshuara nga njė qendėr e caktuar poshtė nė Tokė dhe bėn tė mundur kapjen e kėtyre valėve nė distanca tė mėdha.