Hekuri ėshtė njė nga elementet e pėrmendura nė Kuran. Nė suren El Hadid, d.m.th. nė suren e Hekurit thuhet:
"Ne e kemi zbritur hekurin, nė tė cilin ka forcė tė madhe dhe dobi pėr njerėzit..." (El Hadid 25)
Fjala "zbritėm poshtė" e pėrdorur veēanėrisht pėr hekurin nė kėtė ajet, mund tė mendohet se ka njė kuptim metaforik qė do tė thotė se hekuri ėshtė dhuruar pėr tė mirėn e njerėzimit. Por nėse ne do tė merrnim nė konsideratė kuptimin e drejtpėrdrejtė tė fjalės, e cila ėshtė "i zbritur fizikisht nga qielli", do tė kuptojmė se nė kėtė ajet gjendet njė mrekulli shkencore mjaft domethėnėse.
Copė hekuri
Nė saje tė kėrkimeve astronomike ėshtė zbuluar se hekuri i gjendur nė rruzullin tokėsor ka ardhur prej yjeve gjigande tė hapėsirės.
Metalet e rėnda nė univers janė krijuar nė bėrthamėn e yjeve tė mėdha. Gjithėsesi, Sistemi ynė Diellor nuk zotėron njė strukturė tė pėrshtatshme qė tė prodhojė vetė hekur. Hekuri mund tė prodhohet nė yje shumė mė tė mėdhenj se Dielli, te tė cilėt temperatura arrin disa qindra miliona gradė. Kur sasia e hekurit nė njė yll tejkalon njė nivel tė caktuar, ylli nuk mund ta mbajė atė mė gjatė dhe si rezultat ai shpėrthen nė njė shpėrthim tė quajtur "nova" ose "supernova". Si rezultat i kėtij shpėrthimi, meteorėt qė pėrmbajnė hekur shpėrndahen nėpėr univers dhe lėvizin nėpėr hapėsirė, derisa tė tėrhiqen prej forcės gravitacionale tė ndonjė trupi qiellor.
E gjithė kjo na bėn tė qartė se hekuri nuk ėshtė formuar nė Tokė, por ėshtė mbartur nėpėrmjet meteorėve pas shpėrthimit tė yjeve nė hapėsirė, pra, ai
"ka zbritur nė tokė" nė tė njėjtėn mėnyrė siē ėshtė shpallur nė ajetin kuranor. Ėshtė e qartė se ky fakt nuk njihej shkencėrisht nė shekullin VII, nė kohėn e shpalljes sė Kuranit.