Informacioni I Dhėnė Nė Kuran Mbi Tė Ardhmen
Njė aspekt tjetėr i mrekullive tė Kuranit ėshtė pėrmendja e njė sėrė ngjarjesh tė rėndėsishme, tė cilat ndodhėn mė vonė. Pėr shembull, nė suren El-Fet'h, besimtarėt pėrgėzohen me lajmin e rikthimit nė Mekė, e cila mė parė ishte nėn sundimin e idhujtarėve:
"Zoti e vėrtetoi ėndrrėn e tė dėrguarit tė Tij. Me dėshirėn dhe vullnetin e Zotit, ju do tė hyni nė xhaminė e shenjtė (nė Qabe) tė siguruar, me flokė tė rruar apo tė shkurtuar, pa iu frikėsuar askujt. Ai di atė ēka ju nuk e dini dhe para saj ju dha njė fitore tė afėrt (ēlirimi i Hajberit)." (El Fetih 27)
I parė nga afėr, ky ajet shpall njė tjetėr fitore, e cila do tė ndodhte para fitores sė Mekės. Me tė vėrtetė, ashtu siē ėshtė shpallur edhe nė ajet, besimtarėt morėn Fortesėn e Hajberit, e cila ishte nėn kontrollin e ēifutėve dhe mė pas hynė nė Mekė.
Shpallja e ngjarjeve tė sė ardhmes ėshtė vetėm njė pjesė e dijes sė Kuranit. Ajo ėshtė gjithashtu argument se Kurani ėshtė fjala e Zotit, i Cili ka dije tė pafundme.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|