Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-05-06, 11:36   #34
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Informacionet Historike Nė Kuran Fjala "haman" Nė Kuran

Informacioni i dhėnė nė Kuran rreth Egjiptit tė lashtė nxori nė dritė shumė fakte historike, tė cilat ishin tė pakonfirmuara deri kohėt e fundit. Kėto fakte na bėjnė tė qartė se ēdo fjalė nė Kuran ėshtė shpallur nga njė Ekzistencė Inteligjente me Urtėsi tė pėrkryer.

Hamani ėshtė njė person, emri i tė cilit pėrmendet nė Kuran sė bashku me Faraonin. Ai ėshtė pėrmendur nė gjashtė vende tė ndryshme nė Kuran si njė prej njerėzve mė tė afėrt tė Faraonit.

Ēuditėrisht, emri i Hamanit nuk pėrmendet fare nė Teurat (Tora), megjithėse nė tė historia e Musait (Moisiut) ėshtė dhėnė shumė e detajuar. Megjithatė, emrin Haman e gjejmė tė pėrmendur te kapitujt e fundit tė Testamentit tė Vjetėr, ku identifikohet si njė prej ndihmėsve tė mbretit tė Babilonisė, i cili u shkaktoi mjaft mizori izraelitėve, afėrsisht 1100 vjet mbas vdekjes sė Moisiut.

Disa jomuslimanė deklarojnė se Profeti Muhamed e shkroi vetė Kuranin, duke kopjuar Biblėn, mirėpo gjatė kėtij procesi ai deformoi disa nga ngjarjet e shpallura nė Bibėl.

Absurditeti i kėtyre deklaratave u vėrtetua pėrfundimisht pas deshifrimit tė alfabetit hieroglif egjiptian, rreth 200 vjet mė parė dhe nė shkrimet e lashta u gjend emri "Haman". Mė parė, shkrimet dhe dorėshkrimet e Egjiptit tė lashtė nuk mund tė kuptoheshin. Shkrimi i Egjiptit tė lashtė ishte hieroglifik, i cili mbijetoi ndėr vite me radhė. Sidoqoftė, me shtrirjen e krishterizmit dhe ndikimit tė kulturave tė tjera nė shekujt II dhe III e.s., Egjipti e braktisi besimin e tij tė hershėm bashkė me shkrimin hieroglif. Ekzemplari i fundit i njohur, nė tė cilin ishte pėrdorur shkrimi i hieroglifeve ėshtė njė dorėshkrim i vitit 394 e.s. Mė pas, ajo gjuhė u harrua dhe askush nuk mund ta lexonte apo kuptonte atė. Kjo gjendje vazhdoi deri 200 vjet mė parė...

Misteri i gjuhės sė lashtė sė hieroglifeve egjiptiane u zgjidh mė 1799, pas zbulimit tė pllakės Rosetta Stone, e cila i pėrkiste vitit 196 p.e.s. Rėndėsia e kėtij dorėshkrimi qėndron nė faktin se ai ishte shkruar nė tri forma tė ndryshme: hieroglife, demotike (njė formė e thjeshtuar e shkrimit tė priftėrijve nė Egjiptin e lashtė) dhe greke. Me ndihmėn e dorėshkrimit grek u deshifruan shkrimet e lashta egjiptiane. Pėrkthimi i dorėshkrimit u bė nga francezi Jean-Franēoise Champollion. Kėshtu, njė gjuhė e harruar dhe shumė ngjarje tė lidhura me tė dolėn nė dritė. Nė kėtė mėnyrė, u pėrftuan mjaft njohuri mbi qytetėrimin, fenė dhe jetėn sociale tė Egjiptit tė lashtė.



Emri "Haman" nuk njihej derisa u deshifrua gjuha hieroglife egjiptiane nė fillim tė shekullit XIX. Kur kjo gjuhė u dėshifrua, u bė i njohur fakti se Hamani ishte ndihmėsi i afėrt i Faraonit dhe ishte "pėrgjegjės i atyre tė cilėt nxirrnin shkėmbinj". (Lart tregohen ndėrtuesit e lashtė egjiptianė). Nė Kuran, Hamani ėshtė pėrmendur si personi qė drejtonte punėt ndėrtuese nėn komandėn e Faraonit. Kjo nėnkupton se ky lajm nuk mund tė njihej nga askush nė kohėn kur u shpall Kurani, aq mė tepėr qė edhe vetė Bibla, megjithėse ajo ėshtė shumė mė e detajuar se Kurani nė pėrshkrimin e ngjarjeve, nuk e pėrmend njė gjė tė tillė.
Nėpėrmjet deshifrimit tė hieroglifeve u zbuluan njohuri mjaft tė rėndėsishme. Njė prej tyre ishte pėrmendja e emrit "Haman" nė dorėshkrimet egjiptiane. Ky emėr gjendet nė monumentin e muzeut Hof Museum, nė Vjenė.

Nė fjalorin "Njerėzit nė mbretėrinė e re", i cili u pėrgatit duke u bazuar mbi tėrė pėrmbledhjet e dorėshkrimeve, pėrmendet se Hamani ka qenė "pėrgjegjės i punėtorėve tė cilėt nxirrnin shkėmbinj".

Rezultati nxori nė pah njė tė vėrtetė mjaft tė rėndėsishme. Ndryshe nga pohimet false tė kundėrshtarėve tė Kuranit, Hamani ka jetuar nė Egjipt nė kohėn e Musait, si njeri i afėrt me Faraonin dhe ka marrė pjesė nė ndėrtimet e kryera, siē thuhet edhe nė Kuran.

Pėr mė tepėr, ajeti kuranor pėrshkruan ngjarjen ku Faraoni i kėrkoi Hamanit tė ndėrtonte njė kullė tė lartė.
"Faraoni tha: "O ju krerėt e popullit! Unė nuk di tė keni ndonjė zot tjetėr pėrveē meje, ndaj ti o Haman, prodho pėr mua tulla, duke pjekur baltėn dhe ndėrtomė njė kullė tė lartė, ndoshta do tė arrij tė shoh zotin e Musait, megjithėse unė mendoj se nė tė vėrtetė ai ėshtė gėnjeshtar." (El Kasas 38)

Si pėrfundim, ekzistenca e emrit tė Hamanit nė dorėshkrimet e Egjiptit tė lashtė, jo vetėm qė i bėri tė pavlera thėniet e fabrikuara tė mohuesve tė Kuranit, por gjithashtu konfirmoi edhe njė herė faktin se Kura'ni ėshtė fjala e Zotit, Zotit tė botėve.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė