Blendi Fevziu: Nė ē'drejtim?
Agim Ēeku: Nė tė gjitha drejtimet. Nuk ka drejtim ku ne nuk jemi tė interesuar dhe nuk kemi marrėdhėnie tė mira sidomos nė fushėn e kulturės, artit etj. Ne dėshirojmė qė duke bashkėpunuar nė kėto fusha ta ruajmė identitetit tonė shqiptar nė kohėn e globalizimit, integrimeve, nė kohėn e imponimeve tė vlerave dhe standardeve tė ndryshme.
Blendi Fevziu: Cila do jetė gjeja mė e rėndėsishme qė ju do kėrkonit nga Shqipėria pėr t'iu ndihmuara,nėse mundet ta bėjė kėtė?
Agim Ēeku:Varėsisht nga koha. Tani ne kemi nevojė qė Shqipėria ta luaj njė rol aktiv nė procesin e statusit, tė dėrgoj mesazhe pozitive edhe bashkėsisė ndėrkombėtare qė nuk duhet t'i frikohen pavarėsisė sė Kosovės.
Blendi Fevziu: Jeni tė kėnaqur me mėnyrėn si po e bėnė kėtė?
Agim Ēeku: Jam i kėnaqur.
Blendi Fevziu: Cili ėshtė roli i ish Kryeministrit Ramush Haradinaj nė Qeverinė. A qėndron si njeri - hije i Qeverisė tuaj apo ėshtė vetėm konsultues?
Agim Ēeku: Jo absolutisht jo. Ėshtė kryetar i njėrės nga partitė nė koalicion dhe disa ministra nga partia e tij janė nė Qeverinė time dhe nga ky aspekt konsultohem mė tė.
Blendi Fevziu: A e keni mbėshtetjen e tij?
Agim Ēeku: Po.
Blendi Fevziu: Ēfarė mund tė bėjė Kosova pėr pėrmirėsimin ose shtimin e turistėve kosovar nė Shqipėri qė ėshtė njė resurs i rėndėsishėm pėr ne?
Agim Ēeku: Unė mendoj se nuk ka nevojė tė bėjė shumė. Qytetarėt e Kosovės janė shumė tė orientuar dhe shkojnė pėr pushime nė Shqipėri e Shqipėria ėshtė duke i mirėpritur dhe duke iu ofruar lehtėsime tė ndryshme.
Blendi Fevziu: Ju vet do vini pėr pushime nė Shqipėri?
Agim Ēeku:Unė shumė shpesh vij nė Shqipėri sė paku 3 deri nė 4 herė nė vit. Vij edhe pėr pushime edhe pėr punė. Mendoj se nė fund tė muajit do ta vizitoj edhe zyrtarisht. Shqipėria ėshtė njė vend shumė i dashur pėr mua dhe e dua bregdetin shqiptar edhe shumė shpesh shkoj nė Shqipėri.
Blendi Fevziu: Cila besoni se do tė jetė karriera juaj?
Agim Ēeku:Unė njė karrierė e kam pėrfunduar.
Blendi Fevziu: Atė ushtarake?
Agim Ēeku: Po, atė ushtarake.
Blendi Fevziu: Jeni sigurt se nuk ktheheni mė?
Agim Ēeku:Unė nuk kthehem pas. Asnjėherė nuk jam kthyer prapa as nuk mendoj tė kthehem prapa, por prapė nėse kėrkohet unė do ta bėjė atė qė kėrkohet. Unė nuk ndikoj nė karrierėn time, unė vetėm shėrbej dhe dikush tjetėr e vlerėson kontributin tim dhe dėshiroj qė me mua tė udhėheq sistemi dhe qė nė vetė pėrpjekje tė krijoj karrierėn time. Tani jam kėtu, nuk kam ambicie pėr tė mbetur sepse punėn time nuk e bėjė pėr tė mbetur Kryeministėr, por pėr t'i ndryshuar gjerat.
Pas 60 minutash, Kryeministri i Kosovės ēohet. Axhenda e tij vijon me njė takim me Ministrin Shqiptar tė Arsimit, Genc Pollo dhe mė pas mė plot tė tjerė. Janė ditė tė ngjeshura, kur tė rrėfesh pėr jetėn nuk ėshtė edhe aq komode, por gjithsesi ai e ka bėrė kėtė. Pėr tė vazhduar mė pas punėn e tij tė pėrditshme, nė njė zyrė komode dhe tė rinovuar, qė aq pak ngjan me zyrat e dikurshme, tė trishta tė ish Jugosllavisė!
Intervistoi pėr OPINION
Blendi Fevziu
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|